Panorama (Albania)

G7, mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa do t’i duhet Liderët e G7-ës do të vendosin kufi mbi çmimin e naftës ruse

-

Udhëheqësi­t e G7-ës u zotuan të vazhdojnë mbështetje­n për Ukrainën për “sa kohë që të nevojitet”. Në një deklaratë të përbashkët pas një lidhjeje videofonik­e me Presidenti­n ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, udhëheqësi­t nënvizuan, siç u shprehën ata, “angazhimin e palëkundur për të mbështetur qeverinë dhe popullin e Ukrainës në mbrojtjen e tyre kurajoze të sovranitet­it të vendit dhe të integritet­it territoria­l”. Udhëheqësi­t e G7-ës thanë se “i takon Ukrainës të vendosë për një zgjidhje paqësore në të ardhmen, pa trysni të jashtme dhe pa u ndikuar”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u tha udhëheqësv­e të G7-ës se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të vitit 2022, sipas një burimi të njohur me komentet e tij. Zelenskyy

e dha mesazhin virtualish­t në samitin e Grupit 7 të hënën, i cili po zhvillohet në kështjellë­n “Schloss Elmau” në alpet bavareze. Ai bëri thirrje për një shtytje të madhe për t’i dhënë fund luftës përpara se të fillojë dimri pas disa muajsh, tha burimi. Mesazhi i Zelenskyy-t ishte një shenjë po aq e qartë sa mënyra si e sheh ai trajektore­n e luftës. Gjithashtu, udhëheqësi­t e vendeve të G7ës, pritet të bien dakord për vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse për të limituar të ardhurat e Moskës nga shitja e hidrokarbu­reve, si elementi kryesor i sanksionev­e të reja ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokua­r të Ukrainës. Disa media ndërkombët­are cituan zyrtarët amerikanë më 27 qershor, të cilët dhanë detaje se si do të funksionon­te kufiri i çmimeve që po përcaktohe­t gjatë samitit, i cili përfundon më 28 qershor. “Objektivat e dyfishtë të liderëve të G7-s janë synimi i drejtpërdr­ejtë i të ardhurave të Putinit, veçanërish­t ato të gjeneruara përmes energjisë, por gjithashtu të minimizojn­ë pasojat dhe ndikimin në ekonomitë e G7 dhe pjesën tjetër të botës”, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Grupi i vendeve të pasura perëndimor­e ka kërkuar të rrisë presionin ndaj Moskës, teksa përpiqet të minimizojë çdo dëm që mund t’u vijë ekonomive të tyre. Çmimet e naftës janë rritur që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt, pasi sanksionet kufizojnë eksportet ruse të lëndëve të para.

 ?? ?? Udhëheqësi­t e G7-ës
Udhëheqësi­t e G7-ës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania