Panorama (Albania)

“Call Center”, tri kompani pronë e ish- ortakut të vëllait të Ramës

Lidhja me një ish- zyrtar të lartë, investigim­i i BIRN: Si u mashtruan mbi 235 mijë persona, miliarda euro të zhvatura

-

Kompanitë e ‘ call center’- ave të lidhura me një ish- zyrtar të lartë politik shqiptar u bënë shtylla operative e një rrjeti kriminal ndërkombët­ar, i cili mashtroi gjatë pesë viteve qindra mijëra viktima në të gjithë Evropën, duke u zhvatur miliarda euro.

Më 14 nëntor 2018, një grua u paraqit në stacionin e policisë “Mossos d’esquadra” në qytezën e Puigcerdas në rajonin e Katalunjës në veri të Spanjës, për të bërë një denoncim kundër një kompanie investimes­h në bursë, pasi kishte rënë pre e mashtrimit. Merce Puig Ribot u tha hetuesve se një investim fillestar prej 250 eurosh nëpërmjet kompanisë ‘ Universe Markets’ ishte fryrë në një humbje, që i kishte kushtuar më shumë se 560 mijë euro. Katër vjet më vonë, në 22 prill 2022, Ribot u shfaq përsëri para hetuesve duke deklaruar se kishte humbur edhe 291 mijë euro të tjera, pasi ishte kontaktuar nga një studio e pretenduar ligjore, e cila ishte në dijeni të mashtrimit të parë dhe kishte premtuar që t’i rikuperont­e paratë. “E gjithë kjo është pjesë e të njëjtit mashtrim të kryer nga e njëjta organizatë”, shkruajnë hetuesit në dosjen hetimore të siguruar nga BIRN. Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuteri­ke, hetuesit spanjollë arritën t’i gjeolokoni­n adresat e protokolli­t të internetit ( IP) nga ku funksionon­te platforma ‘ universema­rkets. com’ në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi. Ata gjithashtu zbuluan një duzinë platformas­h mashtruese të ngjashme – të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombët­are e njohur si ‘ Milton Group’, e cila përdorte qendra thirrjesh [ call centers] dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë. Sipas

Eurojust, organizata kriminale ka mashtruar qindra mijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor. Me 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpuni­m me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, SPAK, bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me ‘ Milton Group’ dhe arrestoi 4 të dyshuar. Këto qendra janë në pronësi të tri kompanive të lidhura me biznesmeni­n Amant Josifi, një ish- këshilltar politik i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, dhe ish- partner biznesi i vëllait të Kryeminist­rit shqiptar, Olsi Rama. Josifi nuk ishte mes të arrestuarv­e nga operacioni policor, edhe pse është shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritet spanjolle. Ai nuk ishte i arritshëm për koment. Znj. Xhaçka ia referoi pyetjet për rekrutimin e tij Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që Olsi Rama nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN. Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se Josifi kishte shërbyer si këshilltar nga muaji dhjetor 2018 deri në maj 2020.

INXHINIERI­A SOCIALE

Skemat e mashtrimit financiar nëpërmjet ‘ call center’- ave u shfaqën fillimisht në Izrael në formën e investimev­e në Forex nëpërmjet të ashtuquajt­urave ‘ opsione binare’ dhe u shpërngulë­n në Evropë pasi u shpallën ta paligjshme në vitin 2017 nga Tel Avivi, duke marrë forma të ndryshme, si investime në bursë dhe kriptovalu­ta. ‘ Milton Group’ është një organizatë kriminale transnacio­nale e dyshuar si e përfshirë në krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash në Europë që nga viti 2016. Nëpërmjet qendrave të thirrjeve telefonike të shtrira në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Lindore, pjesëtarët e këtij grupi kriminal u prezantohe­n viktimave potenciale si operatorë burse dhe ofrohen t’i ndihmojnë që të fitojnë shuma të mëdha parash në një kohë të shkurtër, nëpërmjet investimev­e të vogla. Ndryshe nga sa premtojnë, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre nëpërmjet teknikave të inxhinieri­së sociale. Një operator i një qendre të thirrjeve telefonike mashtruese nga Tirana, i cili foli në kushtet e anonimatit, i shpjegoi BIRN se qendra ku ai punonte ndahej në tri departamen­te dhe tavolina sipas gjuhëve të huaja të ndryshme. Departamen­ti i parë përbëhej nga të punësuar që kishin rolin si ‘ broker’, të cilët telefonin numra të zgjedhur rastësisht për t’i bindur që të investonin. Brokeri më pas ia kalonte viktimat departamen­tit të ‘ aperturave’, i cili merrej me hapjen e depozitës dhe derdhjen e parave. Mbasi klienti bënte depozitën e parë, ai

 ?? ?? Amant Josifi dhe Olsi Rama
Amant Josifi dhe Olsi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania