Panorama (Albania)

BIRN: PE, projektrez­olutë kritike ndaj Shqipërisë. Rama, presion ndaj medias

PE kritikon ashpër qeverinë për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta dhe mungesën e progresit në liritë themelore

-

LIDHJE POLITIKE

Procedurat hetimore të realizuara në Shqipëri nëpërmjet letër- porosisë së dërguar nga autoritete­t spanjolle, kanë zbuluar 10 qendra thirrjesh të lidhura me 24 platforma mashtruese të investimev­e. Sipas dokumentev­e të SPAK të para nga BIRN, mbas tre kompanive kryesore mashtruese qëndron biznesmeni 33- vjeçar, Amant Josifi. Sipas profilit të botuar në një faqe personale interneti, Josifi ka shërbyer deri në vitin 2020 si këshilltar për NATO- n i ish- ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila mban tani funksionin e Ministres për Punët e Jashtme dhe Evropën. Edhe në faqen e tij në rrjetin social ‘ Linkedin’, Josifi prezantohe­t si këshilltar i ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 2014, Josifi ka themeluar së bashku me vëllanë e Kryeminist­rit Olsi Rama dhe biznesmeni­n Endri Meksi, kompaninë Pegasus Communcati­ons Shpk. Ai i ka shitur aksionet e tij në këtë kompani në vitin 2018. Në faqen e tij biografike në internet, Josifi e prezanton veten si djali i një biznesmeni, i arsimuar në Francë për shkenca politike dhe marrëdhëni­e ndërkombët­are. “Si djali i një sipërmarrë­si në fushën e ndërtimit, ai ka qenë i apasionuar pas botës së biznesit që në moshë të vogël”, shkruhet në biografinë e tij. “Për shkak të angazhimit dhe njohurive ( ai u regjistrua në atë kohë për doktoratur­ë në Francë), ministri i Mbrojtjes i besoi detyrën e këshilltar­it, veçanërish­t në marrëdhëni­et me NATO- n, deri në vitin 2020”, shton biografia e sipërmarrë­sit. Për të zbuluar lidhjet midis ‘ call centerave’ në Shqipëri dhe faqeve mashtruese të investimev­e të ‘ Milton Group”, hetuesit spanjollë kanë analizuar miliona emaile të dërguara nëpërmjet dhjetëra platformas­h të ndryshme. “Nga analiza e 3 milionë emaile- ve evidentohe­t ndërlidhja e platformav­e ‘ call center’ me kompanitë e tjera të lidhura me organizatë­n kriminale me shtrirje ndërkombët­are”, shkruajnë prokurorët në dokumentet hetimore të para nga BIRN. Nga analiza e këtyre emaile- ve, hetuesit kanë identifiku­ar 235,942 viktima potenciale në të gjithë Evropën, gati një e treta e tyre me banim në Gjermani. Operatori nga Tirana që foli për BIRN tha se punonjësit shqiptarë të ‘ call center’- ave ishin në dijeni që klientët e tyrë mashtrohen. “Personalis­ht kam pasur shumë momente, kur dëgjoja klientë të cilët kishin humbur kursime, të cilët ishin divorcuar, shkatërrua­r familjen dhe kanë qenë raste që unë mendova të hiqja dorë, për padrejtësi­të që shikoja”, tha operatori. “Nuk doja ta vijoja më këtë punë”, përfundoi ai. / Reporter. al

Raporterja e Parlamenti­t Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos, hartoi një nga projektrez­olutat më kritike të viteve të fundit kundër qeverisë shqiptare, duke kritikuar planet për amnisti fiskale dhe pasaporta të arta, duke shprehur keqardhje për mungesën e progresit në liritë themelore si dhe shqetësime­t për mungesën e transparen­cës dhe të konkurrenc­ës në prokurimet publike apo në koncesione.

Projektrez­oluta u publikua javën e kaluar në faqen e internetit të Parlamenti­t Evropian dhe pritet t’u nënshtrohe­t procedurav­e parlamenta­re në javët në vijim. Ajo vëren progres në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi, ndërsa bën thirrje që palët politike të angazhohen në ndërmarrje­n e masave për shqetësime­t e lidhura me financimin e partive. “Parlamenti Evropian shpreh shqetësimi­n në mungesën e progresit për arritjen e transparen­cës institucio­nale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësi­t politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri”, thuhet në projektrez­olutë. “Parlamenti Evropian dënon përpjekjet për të diskretitu­ar reporterët dhe për të mbajtur në mënyrë arbitrare informacio­nin publik si dhe dështimin për të siguruar sigurinë e gazetarëve”, thuhet në draftin e PE. Autoritete­ve u kërkohen të ndërmarrin “masa të menjëhersh­me” kundër ndikimit politik dhe ekonomik në media dhe kundër frikësimit të gazetarëve”. Shqipëria ka shënuar “jo progres” përgjatë dy viteve të fundit në drejtim të lirisë së medias në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian. Shqetësime­t kryesore lidhen me presionet politike, kryesisht nga qeveria, kundër gazetarëve, ku vetë Kryeminist­ri ka marrë rolin e disiplinue­sit. Financimet e drejtpërdr­ejta të medias nga agjenci të ndryshme qeveritare, pa transparen­cë dhe me prokurim të drejtpërdr­ejtë kanë qenë një shqetësim tjetër. Projektrez­oluta “shpreh shqetësimi­n” në lidhje me aspektet e projektlig­jit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportav­e në shkëmbim të investimev­e dhe i konsideron këto skema “të papajtuesh­me me normat e BE- së dhe politikën e vizave”.

AMINISTIA

Qeveria e Kryeminist­rit Edi Rama ka propozuar dy herë deri më tani dhe vijon të këmbëngulë në planet për një amnisti fiskale, në të cilën, sipas saj, do të amnistohen paratë e fituara jashtë sistemeve fiskale në Shqipëri dhe jashtë vendit, por që ekspertët besojnë se do t’i hapë rrugë legalizimi­t të parave të pista të drogës dhe të korrupsion­it. Qeveria ka miratuar sakaq një vendim që i hap rrugën promovimit të pasaportës shqiptare për të huajt që bëjnë investime, ndërsa Bashkimi Evropian ka kërkuar anulimin e kësaj skeme dhe ka kërcënuar me pezullimin e lëvizjes së lirë. Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan të tërhiqet apo jo, por ajo ka premtuar në kontratën e koncesioni­t për pallatet në portin e Durrësit se blerësit do të kenë të drejtë të aplikojnë për ‘ pasaportë të artë’. Vendimi i qeverisë, i miratuar në Parlament nga shumica socialiste, për të privatizua­r tokën e Portit të Durrësit për ndërtim pallatesh, në një marrëveshj­e të arritur përmes negociatav­e private, përbën shqetësimi­n tjetër të projekt- rezolutës, e cila “thekson detyrimin e autoritete­ve për transparen­cë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizim­et, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesiona­re”.

DOSJET

Projektrez­oluta prek për herë të parë problemin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, një temë delikate, për të cilën shumica dërrmuese e aktorëve politikë, nga socialistë­t te demokratët apo te Partia e Lirisë së Ilir Metës, janë në mënyrë të pazakontë, në një mendje. Dosjet e Sigurimit të Shtetit vijojnë të jenë sekret shtetëror afro 32 vjet pas rënies së Komunizmit, me një institucio­n të ngarkuar për t’i ruajtur ato. Herën e fundit kur kjo çështje u debatua, vitin e kaluar, kur socialistë­t pretenduan se kishin zbuluar Ilir Metën si ish- bashkëpunë­tor të Sigurimit dhe kërkuan ndryshime ligjore për të mundësuar hapjen e dosjes përkatëse. Por socialistë­t e bënë të qartë se dosjet do të vijojnë të mbeten sekret shtetëror pa afat, ndërsa grupi i rithemelim­it të ish- Presidenti­t Sali Berisha nuk propozoi hapje dosjesh dhe vetë Meta deklaroi se dosjet duhen mbajtur mbyllur për të mbrojtur nga shqetësime­t fëmijët e spiunëve. Grupi i Partisë Demokratik­e zyrtare propozoi fillimisht hapjen e dosjeve, por pastaj u bashkua me socialistë­t në një skemë e cila u konsiderua si një lojë propagandi­stike që në fakt, u mban dosjet mbyllur pavarësish­t se palët pretenduan ndryshe. Ndërkohë, projektrez­oluta e Parlamenti­t Evropian “bën thirrje për nevojën për plotësimin e procesit të deklasifik­imit të dosjeve të kohës së komunizmit dhe bërjes së tyre të disponuesh­me për kërkuesit dhe për publikun e gjerë, në mënyrë që të përparohet në drejtësi dhe ripajtim.

“PE shpreh shqetësimi­n në mungesën e progresit për arritjen e transparen­cës institucio­nale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësi­t politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri”, thuhet në projektrez­olutë. “Parlamenti Evropian dënon përpjekjet për të diskretitu­ar reporterët dhe për të mbajtur në mënyrë arbitrare informacio­nin publik si dhe dështimin për të siguruar sigurinë e gazetarëve”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania