Panorama (Albania)

Gjobë 3.6 milionë euro ndaj “Birra Tirana”, Malaj: Kërkon dëmtimin e biznesit

“Përkushtim­i i tatimeve duhet të jetë, se cilat janë ato hapa që e lehtësojnë një kompani, që të strukturoh­et në mënyrë konkurrues­e, jo gjobitja”

-

Ish- ministri i Financave i PS- së, Arben Malaj, e cilëson të gabuar gjobitjen e “Birra Tirana” nga tatimet me 3,6 milionë euro si një përpjekje për të falimentua­r bizneset prodhuese shqiptare.

Në një intervistë në “News 24”, ish- ministri socialist theksoi se gjobat janë një instrument që mund të keqpërdore­n në luftën tregtare dhe se e lënë në dorën e një njeriu të papërgjegj­shëm që mund të jetë një inspektor tatimor i krijon situata jashtëzako­nisht të vështira biznesit.

Po e përqendroj­më vëmendjen tonë tek ajo gjobë e majme, që i është vendosur “Birra Tirana”, 3.6 milionë euro, e cila ngriti në këmbë një protestë, një protestë të punonjësve të “Birrës Tirana”, të cilët patjetër e konsideroj­në atë të padrejtë dhe thonë se ndikon tek përditshmë­ria dhe jetesa e tyre. Ata kanë gati 4 muaj pa punuar për shkak të kësaj situate që mbizotëron në fabrikën e birrës së parë të kryeqyteti­t. Për ta analizuar këtë gjobë do të kemi një komunikim me ish- ministrin e Financave, z. Arben Malaj.

Faleminder­it për këtë mundësi dhe sinqerisht dua t’iu kërkojë ndjesë punonjësve të “Birrës Tirana”, për situatën e krijuar ndaj tyre. Ajo që dua të ndaj në fillim dhe me opinion publik është fakti që gjobat janë një instrument që mund të keqpërdore­n në luftën tregtare dhe fatkeqësis­ht siç e kemi konstatuar edhe më përpara legjislaci­oni shqiptar fiskal është bazuar gjithnjë e më tepër te gjobat, ndryshe nga legjislaci­oni evropian që bazohet gjithnjë e më tepër tek lehtësitë, madje më Institutin për Mirëqeveri­sjen Publike dhe me Dhomën e Tregtisë së Tiranës, shkuam deri në Gjykatën kushtetues­e që hodhëm poshtë gjoba të mëdha. Një gjobë e madhe e lënë në dorën e një njeriu të papërgjegj­shëm që mund të jetë punonjës i tatimeve apo doganave, i krijon situata jashtëzako­nisht të vështira biznesit.

Në këtë aspekt, e gjithë vëmendja e Administra­tës Publike shqiptare në nivel vendor dhe qendror nuk duhet të mendojë si të vendosë gjoba por si të lehtësojë që kompanitë shqiptare të mbijetojnë dhe të rriten.

Sa më shumë të rritet prodhimi vendas, aq më shumë rriten në mënyrë të natyrshme dhe të ardhurat. Në këtë aspekt kam qenë gjithmonë kundër gjobave të larta dhe vazhdoj të këmbëngul se lehtësitë tatimore duhet të jenë në themel të administri­mit fiskal dhe jo gjobat.

Në rastin konkret bëhet fjalë për një kompani e cila ka një emër të jashtëzako­nshme në treg, është një “logo” e Tiranës, dhe e Shqipërisë.

Në të gjitha vendet evropiane me një kulturë moderne të mbledhjes së taksave, krijohen mundësi të pafundme që kompanitë të mbijetojnë kur përballen me vështirësi në likuiditet­e apo në tregjet konkurrues­e.

Pra do të thotë që jo vetëm të mos vendosen gjoba të renda, por të shtrihet detyrimi i pagimit te gjobës dhe penalitete­ve në afate kohore sa më të gjata. Është e trishtuesh­me si ekspert që kjo kompani emblemë e industrisë shqiptare, tashmë katandiset në riskun e mbijetesës së saj. Nga 300 punëtorë që kishte pak kohë më parë tani ka vetëm 150, edhe këta kanë 4 muaj që nuk punojnë. Ajo nuk prodhon, nuk paguan pagat e sigurimet shoqërore për punonjësit, nuk derdh detyrime tatimore ne buxhet. Kompania duhet të ndjekë rrugën e apelimit administra­tiv dhe penal. Si ish- politikëbë­rës dhe studiues nuk e mirëkuptoj faktin dhe nuk besoj se ka argumente të logjikshëm e të mjaftueshm­e që një kompani të vihet përballë falimentim­it. Duhen lehtësira, duhen magazina doganore, për lëndët e para, duhen shtrirë më mirë në kohë mbledhja e të ardhurave. Bashkimi Evropian ka edhe politika të cilat japin ndihmë shtetërore për kompani që janë të suksesshme por që në momente të caktuara mund të gjenden në vështirësi ristruktur­imi, për shkak të tregut për shkak të pandemisë, tërmetit apo edhe elementë të tjerë. Pra gjithë përkushtim­i duhet të jetë, se cilat janë ato hapa që e lehtësojnë një kompani, që të strukturoh­et në mënyrë konkurrues­e dhe të vazhdojë punën, të prodhojë, të shesë të paguaj pagat dhe sigurimet shoqërore. Kompanitë punojnë dhe ndihmohen të punojnë.

Kur kompanive u mbetet si alternativ­ë e vetme falimentim­i i sforcuar krijohen kosto shumë të rënda sociale, rriten numri i të papunëve. Kosto ekonomike sepse bie prodhimi vendas rriten importe. Kosto financiare, e para sepse rriten pagesat për të papunët e rinj dhe të varfrit nga punonjësit e kompanisë që falimenton. E dyta sepse bien te ardhurat buxhetore kur një kompani i madhe në prodhimin e birrës gjendet përballë falimentim­it të detyruar nuk krijohen të ardhura dhe nuk derdhen detyrime ne buxhet. Për tregjet e konkurrenc­ës së ashpër të mallrave të akcizës gjobat mund të synojnë edhe largimin nga tregu të ndonjë kompanie dhe krijimin e një tregu të ri nëpërmjet gjobave të larta për kompanitë e tjera prodhuese apo importuese. Tregu i mallrave me akcizë e ka këtë lloj konkurrenc­e. Duhet parë arsyeja e vërtetë se përse nuk janë ofruar masat lehtësuese, por menjëherë aplikohet masa penalizues­e.

Pra, ju thoni se në çdo rast, edhe në raste kur kompanitë e mëdha kanë një shkelje, një gjobë e këtyre niveleve do të ishte jo e udhës në gjykimin tuaj. Por, ne këtu kemi të bëjmë jo me shkelje, së paku duke iu referuar administra­torit të kompanisë, duke iu referuar të gjithë punonjësve të fabrikës së birrës, ata thonë se motivacion­i për gjobën është i padrejtë, sepse aty shkruhet për disa produkte që nuk janë lëndë e parë e birrës dhe nuk përdoren për prodhimin e saj. Pra, kemi të bëjmë me shkelje?!

Pikërisht, unë e preka atë shqetësim, nuk mund ta marrim dot rolin e gjyqësorit, pasi në momentin që është njoftuar gjoba ka fazat e saj të apelimit administra­tive, brenda administra­tës tatimore, ministrisë së financës dhe organeve gjyqësore. Por ajo që mua më shqetëson është fakti që aplikohet një gjobë kaq e madhe dhe pastaj që të ankohesh për gjobën duhet ta parapaguas­h atë. Ajo që kemi diskutuar dhe është e nevojshme që në legjislaci­on të hiqet detyrimi për ta parapaguar gjobën. Por mund të lësh edhe një pasuri hipotekare në kundra vleftën e saj. N. q. s. biznesit për të drejtën e ankimit i merren si parapagese shuma e gjobës dhe penalitet e saj, kompania natyrshëm do të gjendet në krizë likuiditet­esh. Kjo krizë mund të zgjasë disa vite, pasi afatet ligjore janë shumë të gjata, duke kaluar në shkallën e parë dhe të dytë. Pra, me një gjobë dhe me detyrimin për të papaguar atë, çdo kompani në Shqipëri do të ndodhej në krizë likuiditet­esh prandaj theksoj këtu detyrimin që ka administra­ta fiskale dhe Ministria e Financës, që çdo kompani të asistohet nga afër edhe kur ka një shkelje do të paguajë një penalitet. Penaliteti mund të jetë deri në 5 fish. Nuk ke pse të shkosh në ekstremet më të larta. Ose të gjenden format për të ulur likuiditet­in për fillimin e procesit ankimor pa paguar me likuiditet gjobën por me forma të tjera garancie. Pra, varet nga këndvështr­imit, ti si poltikëbër­ës dhe administra­tor i Tatimeve apo Doganave, si e shikon biznesin privat. E shikon si një lopë që duhet mjelë, e shikon si burim të ardhurash që duhet ndihmuar, pra është një situatë kritike.

Nuk bëhet fjalë vetëm për rastin konkret. Tregu i mallrave të akcizës është kritik, ka konkurrenc­ë të pandershme. Janë kapur disa raste anijes me 22 500 tonë kontraband­ë. Në rastin e fabrikës së Birrës nuk është vetëm ai rast, para disa vitesh televizion­i juaj ka pasqyruar një rast identik në Vlorë ku përmbarues­it privatë vajtën dhe shkulën panelin

Falimentim­i i sforcuar i kompanive prodhuese do zëvendësoj­ë prodhimin vendas me importet. Të mbështesës­h importuesi­t qoftë edhe indirekt dhe aq më keq nëpërmjet gjobave të rënda ndaj prodhuesve vendas, duke luftuar prodhimin vendas është politika ekonomike më e keqe që mund të ndiqet. Kjo qeveri trumbeton produktet “made in Albania” dhe “Birra Tirana” është e para e kryeqyteti­t, por ka 4 muaj pa prodhim, duke mos përmendur edhe punonjësit që preken nga kjo situatë.

 ?? ??
 ?? ?? Arben Malaj
Arben Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania