Panorama (Albania)

Lubonja: Hakmarrja mafioze e Ramës mbi “Birra Tirana”

“Partia- shtet kërkon të kapë të gjitha bizneset. Ato shantazhoh­en sa herë që nuk hyjnë në rresht. Luftë për eliminimin e fjalës së lirë”

-

Turma e zemëruar e punonjësve të “Birra Tirana” në protestë për të drejtën e tyre nuk ka kaluar me indiferenc­ë nga politikanë­t, analistët e qytetarët.

Si dikush që e ka provuar nën lëkurë dënimin e së njëjtës qeveri dhe censurën e fjalës së lirë, analisti Fatos Lubonja ka reaguar, fillimisht në status në rrjete sociale e më pas në një intervistë për “News 24”.

KONTROLL MBI MEDIAN

Fillimisht, me shembjen e “Hotel Prestige” e më pas me gjoba të njëpasnjës­hme, vetëm e vetëm që t’i mbyllë gojën mediave që “Hysenbelli­u Group” zotëron. Kjo është taktika, dukshëm hakmarrëse, që po ndjek qeveria për të dënuar mediat që nuk i binden. I këtij mendimi shprehet analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” teksa shton me bindje se e vetmja gjë që kërkohet sot nga qeveria është kapja e medias dhe eliminimi i fjalës së lirë. “Unë e shoh këtë protestë në kuadrin e luftës politike. Luftës që i bëhet ‘ News 24’ se pronari është i njëjtë. Këtu vijmë te një çështje parimore. Në fund fare, teoricienë­t e liberalizm­it që flasin për tregun e lirë, konkurrenc­ën nuk e mbrojnë tregun aq shumë, sepse kështu pasurohesh më shumë, por e mbrojnë me tezën që të j ep më shumë liri. Po e pati shteti nën kontroll, ke më pak liri. Prona e investimi të jep liri. Ky shtet ka aftësinë të kapë të gjitha bizneset, mediat aq më tepër dhe është një luftë që bëhet për t’u vendosur partia shtet dhe për t’u eliminuar çdo lloj hapësirë lirie dhe fjale”, shprehet Lubonja, teksa rrëfen më tej betejën e tij dhe kolegëve të tij jo shumë kohë më parë në përballje me këtë qeveri.

“Unë e kam provuar një herë tek ‘ Agon Channel’

se si në mënyrë të paligjshme, u bë dhe gjyqi në Amerikë. Këta ( qeveria) i referohen Amerikës kur duan, kur

nuk duan jo. Një gjykatë i vuri gjobë 120 milionë euro, që se ka paguar akoma se vijon të hapë procese. Ndërkohë që vetëm

për këtë duhet të kishte dhënë dorëheqjen”.

Fatos Lubonja është një ndër zërat kritikë të kësaj qeveria duke shpre

hur hapur shpeshherë mendimin e tij kundër politikave të ndjekura për çështje të ndryshme politike, ekonomike e sociale.

 ?? FABRIKA “BIRRA TIRANA”, KU ESHTE NDERPRERE PRODHIMI ??
FABRIKA “BIRRA TIRANA”, KU ESHTE NDERPRERE PRODHIMI
 ?? ?? Fatos Lubonja
Fatos Lubonja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania