Panorama (Albania)

Tatimet gjobë 3.6 milionë euro për “Birra Tirana”, punonjësit protestë për pagat

“Katër muaj që vijmë vërdallë nga gjobat e padrejta. Qeveria të vërë dorë, pronarët janë shumë të rregullt”

-

Jo pak biznese u kyçën për shkak të pandemisë e izolimit, të tjera për shkak të inflacioni­t të çmimeve, e sikur këto të mos mjaftonin, qeveria me “mashat” e saj po bën çmos për të mbyllur biznese duke i gjobitur.

Kështu po ndodh së fundmi me “Birra Tirana”. Sulmet e vazhdueshm­e nga Drejtoria e Tatimeve po çojnë birrën drejt falimentit, duke lënë punëtorët pa paga prej katër muajsh. Janë afro 300 persona, kryefamilj­arë që punojnë prej dekadash në Birrën Tirana e në asnjë moment nuk janë përballur me një situatë të tillë, të papreceden­të. Këta të fundit dolën dje në shenjë proteste, duke i kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin.

ADMINISTRA­TORI

Administra­tori Adrian Kostaqi tha se janë të hapur dhe se do të bënin gjithçka që kjo padrejtësi të zgjidhet dhe të vendosen para çdo lloj Komisioni. Por nga ana tjetër, edhe Tatimet të marrin përsipër përgjegjës­inë që iu takon. “Punonjësit janë mbledhur këtu. Kemi marrë një gjobë në shumën 3.6 milionë euro, që është e frikshme. Si pasojë e kësaj gjobe jemi detyruar të ndërpresim prodhimin. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë, veçse të drejtën. Ne jemi shumë të hapur për çdo dokumentac­ion teknik dhe financiar, por kjo gjobë është e padrejtë. Të gjithë punonjësit më njoftuan se do t’i dërgojnë një letër të gjitha institucio­neve shtetërore, Presidenti­t, Kryeminist­rit, Ministrisë së Financave, kryetares së Kuvendit, Grupeve Parlamenta­re që të mblidhen dhe të krijojnë një grup ekspertësh dhe në prezencës e Komisionit të Financave dhe Komisionit të Ligjeve le t’i shqyrtojnë kush është motivi që bëhet kjo përllogari­tje e gabuar në mënyrë që ne të lirohemi nga kjo barrë e rëndë dhe punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës”, deklaroi Kostaqi, duke shtuar më tej se ky biznes gjatë kohës së pandemisë nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti dhe të gjithë punonjësit janë paguar. Ajo që po ndodh aktualisht është e papreceden­të. “Prej 4 muajsh, prodhimi është ndërprerë, por i kemi paguar dhe po përgatitet të paguajmë dhe pjesën tjetër. Ne mbajmë përgjegjës­i ligjore në rast se kemi bërë shkelje. Por, nëse është bërë me dashje dhe kanë abuzuar me të drejtat e tyre, atëherë edhe ata duhet të mbajnë përgjegjës­itë e tyre”.

“DUAM DREJTESI” Specialist­ja e Laboratori­t të “Birra Tirana”, Manjola Kurrizo e ka cilësuar të padrejtë gjobë ndaj “Birrës Tiranës”. “Jam Manjola Kurrizo, punoj prej mbi 20 vitesh në ‘ Birra Tirana’. Është pa sens kjo gjobë. Kjo gjobë është bërë që, nëse kemi birrë në te zezë. Nuk mund të ndodhë kjo e bazuar në solar. Ato e bëjnë bazuar në lëndët e para, ato janë bazë për prodhimin. Janë këto specialist­ë që sjellin te inxhinierë­t e tyre që bëjnë gjithë matjet. Gjoba është e padrejtë. Indinjimi dhe ky personel, që nga inxhinierë­t, teknologët, të rrinë katër muaj për këtë gjobë, s’mund të merret seriozisht, që të mbyllet një fabrikë për këtë gjobë. Kryeminist­ri të rishikojë këtë çështje, të sjellë specialist­ët. Është pa sens kjo gjobë. Kjo birrë që ka eksportuar prej vitesh duke çuar dhe në Amerikë, kjo birrë nuk prodhon asnjë litër për vendin e vet. Dua t’i bëj thirrje dhe ambasadës amerikane se ka qenë një nga miqtë më të mirë të kompanisë, si sheh ato çështjet e gjyqësorit ta shohë dhe ‘ Birrën Tirana’, se jemi 150 punonjës që kemi 150 familje nga pas e jemi në pikë kaq kritike, e nesërmja e birrës është një pikëpyetje e madhe, tha Kurrizo duke shtuar më tej se janë të gatshëm të mirëpresin edhe përfaqësue­s të ambasadës amerikane. Ne e kemi ankimuar këtë çështje, por po presim. Është prodhim vendas dhe është i pakët. Është shumë e rëndësishm­e të rishikohet kjo fabrikë. Është emblema, le të jetë një përfaqësue­s i ambasadës amerikane të vijë ta shikojë. Ne teknologji­në e birrës u investua. Pra , duke mos lënë qoftë edhe një shishe birrë të dalë pa punë”, theksoi Kurrizo, ndërsa një tjetër protestues s’kërkon veçse të drejtën. “Ne nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë drejtësi. Ndaj i drejtohemi edhe qeverisë dhe Kryeminist­rit. Të na japë drejtësi. T’i japë Çezarit atë që i takon”.

Ne e kemi ankimuar këtë çështje, por po presim. Është prodhim vendas dhe është i pakët. Është shumë e rëndësishm­e të rishikohet kjo fabrikë. Është emblema, le të jetë një përfaqësue­s i ambasadës amerikane të vijë ta shikojë. Ne teknologji­në e birrës u investua. Pra , duke mos lënë qoftë edhe një shishe birrë të dalë pa punë”, theksoi Kurrizo, ndërsa një tjetër protestues s’kërkon veçse të drejtën. “Ne nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë drejtësi. Ndaj i drejtohemi edhe qeverisë dhe Kryeminist­rit. Të na japë drejtësi. T’i japë Çezarit atë që i takon

 ?? ?? Administra­tori Adrian Kostaqi
Administra­tori Adrian Kostaqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania