Panorama (Albania)

Bylykbashi: Rama do t’i garantojë regjistrim­in në KQZ fraksionit të Bashës dhe Alibeajt

-

Komisioni i Ankesave dhe i Sanksionev­e vendosi dje të mos marrë në shqyrtim dy ankesat e grupimeve në PD për t’u regjistrua­r në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Por Kryekomisi­oneri zgjedhor, Ilirjan Celibashi, sot do të zhvillojë një tjetër mbledhje për të vendosur nëse do ta regjistroj­ë apo jo PD- në e grupimit të Enkelejd Alibeajt. PD rrezikon të mos regjistroh­et për zgjedhje, për aq kohë sa është deklaruar zyrtarisht se Lulzim Basha nuk do të hedhë firmën e kërkuar. Beteja për të pasur edhe simbolet e PD- së në fletën e votimit, nuk mbyllet këtu. Ajo do të rikthehet në Komision të Ankimimeve dhe Sanksionev­e. Për ankimimin e bërë nga përfaqësue­si ligjor i Enkeled Alibeajt, dje relatori Koli Bele argumentoi se vendimi i komisioner­it Celibashi që kërkoi plotësimin e dokumentac­ionit brenda 48 orëve nuk është i formës së prerë, por vendim i ndërmjetëm, për këtë arsye ligji nuk ua lejon të shprehen me vendim. “Komisioner­i e ka detyrim ligjor që të shprehet me vendim për pranimin brenda datës 13.03. 2023, ora 10: 30, ose për rrëzimin e saj. Kjo do të thotë se KAS nuk mund të shprehet për themelin e kërkesave, pa u shprehur më parë KAS- i nuk ka kompetencë “për urdhërimin e regjistrim­it si subjekt zgjedhor të ‘ Partisë Demokratik­e të Shqipërisë’ si instancë fillestare, sikurse i kërkohet nga ankuesi”, - deklaroi z. Bele. Sa i takon ankimimit të bërë nga grupimi tjetër, ai i Sali Berishës, Ilir Rusmajli si relatori i çështjes, përveçse sjell argumentin se nuk ka një vendim përfundimt­ar të kryekomisi­onerit Ilirjan Celibashi, iu kujtoi gjithashtu se ata nuk kanë asnjë interes legjitim e sa i takon vendimit të ndërmjetëm që urdhëron plotësimin e dokumentac­ionit për grupimin e Alibeajt. “Tek ky ur

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, akuzoi dje kryetarin e KQZ- së, Celibashi, se nuk ka respektuar ligjin për sa i përket regjistrim­it të demokratëv­e në zgjedhje. Për “Panorama TV”, Bylykbashi deklaroi se Edi Rama do i garantojë regjistrim­in në zgjedhje vetëm grupit të Bashës dhe Alibeajt. Sipas tij, kjo do të bëhet përmes Komisionit të Ankesave dhe Sanksionev­e në KQZ. “Rama përpjekjen e ka bërë si të zhdukë opozitën, ta përçajë dhe të mos bëjë dot koalicion. Ka një qëndrim konstant të Edi Ramës. Zgjedhjet nuk i do ai. Ka një bosht logjik te kushdo. Ai nuk do zgjedhje dhe nëse i ka të domosdoshm­e, mund t’i bëjë edhe i vetëm. Ky është një sulm mbi Kushtetutë­n, mbi parimet ndërkombët­are për pluralizëm dhe zgjedhje demokratik­e. Nuk është historia brenda PD- së. Ka gjetur veglat e tij për ta kthyer në një situatë që zgjatet. E nisi me Lulzim Bashën dhe tani e vazhdon me Enkelejd Alibeajn. Synimi i Ramës është të mos regjistroj­ë PD- në. KQZ ka filluar të dështojë që në testin e madh të vetë. S’ka ndodhur kurrë që të mos regjistroh­et opozita në zgjedhje. Celibashi do mbetet në histori si personi që refuzoi regjistrim­in. Rruga është drejt kësaj. Është e pamenduesh­me, është e paligjshme ajo që ka bërë komisioner”, tha Bylykbashi. Deputeti i PD- së mohoi çdo mundësi bashkëpuni­mi me grupin e Alibeajt për zgjedhjet vendore të 14 majit. Bylykbashi theksoi se kandidatët e dalë nga procesi i “Primareve” i përkasin PD- së së drejtuar nga ishKryemin­istri Sali Berisha. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Administra­tive të Apelit nuk ka hedhur poshtë strukturat drejtuese dhe vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit. “Ne po marrim të gjithë masat për regjistrim­in e koalicioni­t për PD- në. Janë në funksion të regjistrim­it të koalicioni­t. Ajo që keni parë është se sa shpejt i kemi mbledhur firmat. Ne do i marrim të gjitha instrument­et që të garantojmë regjistrim­in në zgjedhje”, deklaroi z. Bylykbashi. Ai tregoi se me cilat parti do të bëjë koalicion grupimi i Berishës. “Është çështje negociatas­h që do bazohet në parime, me qëllim rrëzimin e Edi Ramës. Qëndrueshm­ëria në kohë për veprimin politik. PD është një parti e madhe, parti luajale. Ne kemi bashkëpuni­m me PL dhe PBDNJ tashmë. Në këtë rreth elementësh, ne po shohim kush është përbërja më e mirë që koalicioni ynë dhe kandidatët tanë të garojnë për të fituar bashkitë”, tha deputeti i PD- së.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania