Panorama (Albania)

Berisha, akuza Kryeminist­rit: Shkarkoi Artan Lamen se nuk firmosi për Portin e Durrësit

“Rama merr 820 mijë metër katrorë për t’u bërë sheik Dubait.i Në 9 muaj qeveria vodhi 122 miliardë lekë nga abuzimet me rrugët”

-

Sali Berisha u ritakua sërish dje me aleatin e tij, Ilir Meta, duke paralajmër­uar zhvillime të reja brenda koalicioni­t opozitar.

Pas takimit në selinë e PDsë, Berisha konfirmoi se PL do të mbështesë kandidatët e dalë nga Primaret ndërkohë që sot, PD do të bëjë të ditur koalicioni­n me të cilin do të hyjë në zgjedhjet vendore. “Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD- së. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja. Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Ramës. Ai është i tmerruar nga këto zgjedhje”, tha kreu demokrat. Berisha foli edhe për vendimin e KQZ- së, të cilin ai e cilëson si vendimin e Edi Ramës që është në pritje të një autorizimi nga Lulzim Basha për ta regjistrua­r grupimin e Alibejat si subjekt elektoral në garën e 14 majit. Për të treguar përmasat e absurdit se si një kryetar i dorëhequr mund të firmosë autorizime, analogjinë e gjeti vetëm te personazhi i librit të Nikolai Gogolit. “Njohja e ‘ Alibashë’ me autorizimi­n e një të dorëhequri ekziston në një formë të ngjashme vetëm tek shpirtrat e vdekur të Çiçikovit”, theksoi Berisha. Pas takimit, kreu i PL- së, Meta, shprehu bindjen se më datë 15 maj, opozita do të ketë shumicën e kryetarëve bashkiakë në të gjithë Shqipërinë e po ashtu edhe këshillat bashkiakë. Ai përmendi se këto takime me kreun e PDsë, Berisha janë normale në kuadër të asaj që ai e quan “aleanca e jashtëzako­nshme për ndryshim”. “Këto takime janë normale në kuadër të bashkëpuni­mit tonë dhe në kuadër të kësaj aleance të jashtëzako­nshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën 15 maj, shumica e kryetarëve të bashkisë në të gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës së bashkuar dhe pa asnjë diskutim, edhe shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë, do t’i përkasë opozitës”, deklaroi Ilir Meta.

AKUZAT

Sali Berisha akuzoi dje Edi Ramën për shkarkimin e Artan Lames nga drejtimi i Kadastrës vetëm sepse ai nuk pranoi të firmosë për projektin e Portit të Durrësit. Gjatë takimit me demokratët e Belshit, ku prezantoi kandidatin Bedri Qypi, Berisha denoncoi se Rama do të marrë 820 mijë metër katrorë nga Porti i Durrësit për t’u kthyer në një “sheik” të Dubait. “E shkarkoi Artan Lamen. Boll mëkate ka pasur, por një gjë e bëri, nuk firmosi për portin e Durrësit sepse ishte një vjedhje e tmerrshme që i jepet klanit të Ramës dhe Alabarit 820 mijë metër katrorë, i jepet porti shekullor që Rama të bëhet sheik, në një kohë kur ajo është pasuria publike numër 1 e shqiptarëv­e, ndërkohë që është pasuria publike më e rëndësishm­e. Ka futur drejtësinë në thes. E ka shndërruar drejtësinë në seksion të PS- së me ndihmën e George Sorosit. Merrni djegësat, 420 milionë euro. Edi Rama ka firmosur në shkelmim të ligjeve, të cilat nuk njohin negociatën e mbyllur. Negociata e mbyllur është vjedhje e mirëfilltë. Nuk bëhet ndryshe. Në Elbasan, ky kryetari i bashkisë me taksat tuaja paguan dyfishin për plehrat. Derdhen në Shkumbin. 26 milionë euro taksa tuaja, janë shpenzuar për djegësin e Elbasanit. Janë në xhepat e qeveritarë­ve. Në Tiranë nuk ekziston askund të djegësit 120 milionësh. Qytetarët paguajnë 29 euro për ton plehra, sepse kjo është tarifa kur ato digjen. Plehrat vetëm depozitohe­n dhe paguhet një kostot prej 12 eurosh për ton. Drejtësia kontrollon zonjën e Arben Ahmetajt, por ajo e bën atë për t’i hedhur hi syve për të mos hetuar Ahmetajn, Ramën dhe Veliajn. Ajo merr urdhra ekzekutiv nga Rama”, deklaroi z. Berisha. Lideri demokrat përmendi se sipas një raporti të KLSH- së, gjatë 9 muajve nga buxheti i shtetit, janë vjedhur 122 miliardë lekë. “Nga rruga Qykës- Qafë Plloç, deri te bypasi i Vlorës, te rruga Shkodër- Dukagjin, që të gjitha kanë pasur financime të garantuara nga qeveria që dorëzoi pushtetin. Këta qeveritarë u vërsulën si lukuni e pangopur, duke vjedhur fondet publike në mënyrën më të pamëshirë. Sipas KLSH vitin e kaluar, brenda 9 muajve qeveria Rama ka vjedhur dhe shpërdorua­r 122 miliardë lekë. Mjaftojnë për të rritur të gjitha rrogat në Shqipëri me 130 %. Fondi i pagave është 97 miliard lekë. Rruga e cila duhet të ndërtohej me 1 milion euro km ndërtohet me 67. Ajo me 2 milion, ndërtohet me 24 milion euro km”, deklaroi Berisha.

Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD- së. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja. Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Ramës. Ai është i tmerruar nga këto zgjedhje

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania