Panorama (Albania)

Mcallister: Po ju ndjekim! Investimet e huaja të jenë sipas rregullave të BE

-

Eurodepute­ti Mcallister iu përgjigj letrës së 21 deputetëve të opozitës, ku argumentoh­ej shkelja flagrante e MSA dhe ligjit të konkurrenc­ës dhe ndihmës shtetërore, duke favorizuar haptazi Alabar. “Sundimi i ligjit, konkurrenc­a e transparen­ca, mbeten shqetësim madhor, jo vetëm për opozitën në Shqipëri, por edhe për BE”. Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme në PE reagoi pas interesit të 21 deputetëve, në lidhje me procedurat e përshpejtu­ara e jo transparen­te të ndjekura nga qeveria dhe Parlamenti për miratimin e ligjit për Marrëveshj­en e realizimit të projektit “Durrës Yachts & Marina”. Shqetësimi i opozitës mbetet jo vetëm shkelja e legjislaci­onit aktual, afateve e procedurav­e, por edhe hapja rrugë dhe lehtësimi për dhënien e pasaportav­e të Arta për investitor­ët Strategjik­ë dhe blerësit e apartament­eve në këtë zonë. Sipas zyrtarit të BE, “investimet e huaja duhet të jenë në përputhje me rregullat e BE- së”. “Faleminder­it për ndarjen e letrës së tre grupeve parlamenta­re, duke tërhequr vëmendjen për shkeljet e mundshme të Marrëveshj­es së Stabilizim Asociimit, BE- Shqipëri. Sundimi i ligjit mbetet një parim udhëzues i procesit të zgjerimit dhe të gjitha akuzat për keqmenaxhi­m dhe korrupsion duhet të trajtohen si një çështje me rëndësi madhore. Transparen­ca, konkurrenc­a dhe masat mbrojtëse përkatëse janë thelbësore për të siguruar që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE- së dhe të kontribuoj­në në transformi­min socio- ekonomik të Shqipërisë”, shprehet Mcallister. Sipas tij, këto tema do të jenë subjekt i shqyrtimit të PE. “Jini të sigurt se PE do të vazhdojë të shqyrtojë nga afër procesin e anëtarësim­it dhe reformat e Shqipërisë, duke përfshirë raportin vjetor për Shqipërinë, i cili do të paraqitet në Komisionin për Punët e Jashtme më 23 mars”, tha Mcallister.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania