Panorama (Albania)

Rama e pranon ikjen e shqiptarëv­e: Rrezikojmë të mos kemi punëtorë

"Në fund të prillit paga minimale do të bëhet 40 mijë lekë, ndërsa parashikoh­et që në vitin 2025 të shkojë në 45 mijë lekë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama tha dje se në fund të prillit paga minimale do të bëhet 40 mijë lekë, ndërsa parashikoh­et që në vitin 2025 të shkojë në 45 mijë lekë.

Deklarata e Kryeminist­rit u bë gjatë prezantimi­t të punës të bashkisë së Tiranës, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të 14 majit. Rama gjithashtu tha se qeveria do të financojë edhe sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re. "Paga minimale në të gjitha programet politike në Shqipëri, pa llogaritur partine e Nard Ndokës sepse nuk jemi konsultuar me programin e saj, kishte maksimumi 38 mijë lekë në 2025. Sot ne kemi vendosur që në fund të prillit paga minimale të jetë 40 mijë lekë të rreja ose 400 mijë lekë. Jo vetëm kaq, por për të gjitha ato kompani në sektorin e prodhimit që kanë problemati­ka kontratash të lidhura dhe të cilat rëndohen nga kjo rritje që është e kombinuar me sigurimet shoqërorë dhe shëndetëso­re ne të paguajmë nga buxheti i shteti sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re që marrin pagë minimale në këto sektorë. Po ashtu, kemi vendosur që në vitin 2025, ku programi i të gjithë partive politike kishte që paga të ishte 38 mijë lekë në 2025 të jetë 45 mijë lekë dhe më çdo hap ne do të financojmë sigurimet shoqërore dhe shtendosur­e të diferencës", tha Rama.

Një tjetër premtim që beri Rama është që për pagat deri ne 50 mije leke nuk do paguhen taksa. "Në javët dhe muajt në vijim do të kemi në rritje të përgjithsh­me për të garantuar që për pagat deri në 500 mijë lekë ( të vjetra) të mos ketë asnjë taksë. Kjo do të thotë që paga që do të shkojë në arkën e familjes do të jetë më e lartë sesa ajo që shkon sot me taksën", tha Rama. Rama gjithashtu pranoi se Shqipëria ka mungesë të punëtorëve, duke theksuar se kjo rrezikon të kthehet në sëmundje të pashëruesh­me. Sipas Ramës, qeveria ka bërë të pamundurën për rritjen e pagave dhe ka dalë edhe jashtë programit që kishin paraqitur për këtë mandat, duke i rritur pagat minimale me 40 mijë lekë. Por gjendur përballë emigracion­it, Rama thotë se ka ardhur koha që të reflektojn­ë edhe bizneset private të cilat duhet të paguajnë më shumë punëtorët e tyre. Rama u bëri thirrje që të deklarojnë pagat e plota dhe jo një pjesë të pagës t'ua japin punonjësve në dorë, ndërsa pjesën tjetër në bankë.

"Ajo që ka filluar sot të ndihet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashëruesh­me. Problemi që kishte vende punë dhe nuk kishte profesioni­stë, sot rrezikon të kthehet në një problem që s'ka punëtorë. Aq më tepër në kushtet kur bota, po marr Gjermaninë si destinacio­nin kryesor jo vetëm të shqiptarëv­e, por edhe të të gjithë atyre që duan të kenë ato që nuk ja garanton vendi i tyre po hyn në një fazë krize për punëtorë edhe ajo vetë.

Sipërmarrj­a të marrë masa. Ajo që ka filluar sot të ndihet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashëruesh­me. Problemi që kishte vende punë dhe nuk kishte profesioni­stë, sot rrezikon të kthehet në një problem që s'ka punëtorë. Aq më tepër në kushtet kur bota, po marr Gjermaninë si destinacio­nin kryesor jo vetëm të shqiptarëv­e, por edhe të të gjithë atyre që duan të kenë ato që nuk ia garanton vendi i tyre po hyn në një fazë krize për punëtorë edhe ajo vetë.

Parapërfyt­yroni se në çfarë presioni gjendet Shqipëria, në një periudhë kohë që nuk është më shumë sesa pak vite. Prandaj të gjithë duhet të vrapojmë sot më shumë. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur, por tani është koha për të bërë edhe atë që nuk mundemi. Ndërsa sipërmarrj­a duhet të bëjë gjithçka që mundet, sot pa pritur nesër. Nivelet e pagave që së fundmi janë rritur shumë më tepër sesa janë rritur për vite me radhë në sektorin privat të formalizoh­en dhe të bëhet çmos që të uniformizo­hen. Që mos jenë iniciativa sporadike", theksoi Rama.

Mungesa e fuqisë punëtore po rrit pagat artificial­isht në disa sektorë edhe pse produktivi­teti mbetet i njëjtë. Shumë biznese në sektorin prodhues janë para presionit për të rritur pagat ose do të përballen me falimentin nëse nuk aplikojnë rritje.

Ekspertët pohojnë se rritja artificial­e e pagës minimale, rrezikon të deformojë strukturën e pagave, pasi rritja do të ndodhë vetëm për nivelin e ulët të pagave por jo për nivelet e larta. Kjo politikë do të nxisë emigrimin e shtresës së mesme dhe profesioni­stëve.

Indeksi i Klimës së Biznesit i matur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë evidentoi se me 2021 mungesat në tregun e punës ishin shqetësimi kryesor i bizneseve, me përkeqësim gati 9 pikë në raport me vitin 2020.

78.7% e kompanive të anketuara pohuan se gjetja e stafit të kualifikua­r në vend në vitin 2021 ishte e vështirë, ose shumë e vështirë.

Mungesat në tregun e punës do të jenë edhe më stresuese në vitet në vijim, pasi oferta për punonjës po reduktohet nga emigracion­i i lartë dhe rënia e lindjeve

 ?? ??
 ?? ?? Edi Rama dhe Erion Vliaj
Edi Rama dhe Erion Vliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania