Panorama (Albania)

Arrestohen 4 turistët transportu­es rumunë, zhduken 5 trafikantë­t shqiptarë

Si përdoreshi­n 4 të rinj nga Rumania për të kryer transporti­n e qindra kuintalëve me kanabis, Policia fsheh emrat e të kërkuarve

-

Mbrëmë, u bë me dije se gjatë një operacioni policor u bë e mundur të goditet një grup kriminal në përbërjen e të cilëve ishin 4 shtetas rumunë dhe disa shqiptarë.

Sipas të dhënave mësohet se 5 persona nga shqiptarët janë identifiku­ar, por ende nuk janë kapur të vihen në pranga, ndërkohë që Policia e Vlorës ka mundur të prangosë katër rumunët, tre djem dhe një vajzë, të cilët hiqeshin si turistë thotë Policia. Turistët rumunë dyshohet se kanë pranuar rolin e korrierëve për të kaluar drogën në drejtim të tokës greke, ndërkohë që ngarkohesh­in me mjetin e tyre të udhëtimit në Vlorë. Policia nuk bën me dije vendin se ku është marrë droga dhe as kreun e grupit për të cilin punonin shtetasit rumunë, por e përcolli me zhurmë të madhe rezultatin e bllokimit të mjetit me 260 kg kanabis.

OPERACIONI

Sekuestroh­en 260 kg kanabis në Vlorë. Në pranga kanë rënë 4 shtetas ndërsa janë sekuestrua­r 2 automjetet "Camper" që ishin përshtatur për transporti­min e lëndës narkotike. Detajet e megaoperac­ionit u bën të ditura nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në një konferencë për shtyp. "Në vijim të operacione­ve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operaciona­le e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariat­eve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjen­cën policore, finalizuan me sukses operacioni­n policor të koduar ' CAMPER'.

Në kuadër të këtij operacioni, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transporto­nin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit ' Camper', me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej", njoftoi Policia. Policia bëri me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit Marius Cimpeanu, 20 vjeç, Mihaela Cimpeanu, 20 vjeçe, Florin Tucan, 24 vjeç dhe Andreea Pislaru, 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunë­torë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike. "Gjatë kontrollit të automjetev­e të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificial­isht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike. Vendet e fshehta të përshtatur­a u zbuluan në të dy ' CAMPERA'- t e sekuestrua­r".

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunë­torëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamuflohes­hin si turistë, duke marre me qira "campera" luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej. Nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentim­in e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjës­isë të bashkautor­ëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunë­torëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamuflohes­hin si turistë, duke marre me qira "campera" luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej. Nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentim­in e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjës­isë të bashkautor­ëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia.

 ?? ?? Nga operacioni i djeshëm
Nga operacioni i djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania