Panorama (Albania)

SPAK kërkon 4 vite burg për ish- shefin e Krimeve, Leonard Palushi

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK), ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish efektivit të policisë së Elbasanit, Leonard Palushi. Gjithashtu, një tjetër masë e kërkuar nga SPAK është heqja e të drejtës për ushtrimin e një funksioni publik për plot 5 vite si dhe konfiskim i automjetit që dyshohet se e ka përfituar si shpërblim nga Erjon Alibej në këmbim të shërbimeve që i ka bërë këtij të fundit. Palushi akuzohet për korrupsion pasiv, tjetërsimi­n e provave të vrasjes së Emiljano Ramazanit, i shtyrë nga Erjon Alibej me qëllim për të ndjekur penalisht persona të pafajshëm dhe për t'ju kundërvënë grupit të Talo Çelës. Pasi përfitoi automjetin nga Erjon Alibej, ish- efektivi, e ndërroi me qëllim humbjen e gjurmëve të aktit korruptiv. Pas përfundimi­t të hetimeve të SPAK, është provuar se Palushi ka marrë më 23 qershor nga i hetuari Erjon Alibej, një makinë tip "Mercedes Benz". I pandehuri Leonard Palushi, duke qenë i ndërgjegjs­hëm që ky veprim ishte në kundërshti­m me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij. Sipas hetimeve, i pandehuri, Leonard Palushi ka mbështetur të hetuarin Erjon Alibej, pasi në rolin e punonjësit të

Policisë e ka takuar vazhdimish­t, takime këto për të cilat eprorët e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Nga hetimet, ka rezultuar se në datën 27 korrik të 2020, me kërkesë të Erjon Alibejt, efektivi Leonard Palushi ka dhënë informacio­ne mbi vendndodhj­en e armës te servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt, të krijohej konflikt midis dy grupeve. Në dosje thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizato­r Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimi­n kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

 ?? ?? Leonard Palushi
Leonard Palushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania