Panorama (Albania)

Sulmi mbi familjen Murati për hakmarrje, në shënjestër 5 njerëz të Fatjon Muratit

Policia pa asnjë të dhënë për momentin e masakrës. Në kafenenë e sulmit u shkulën kamerat, madje Policia njoftoi edhe publikisht

-

Atentati me një të vdekur dhe 5 të plagosur mbrëmjen e së dielës në zonën e ' Don Boskos', ende nuk ka as autor dhe as motive.

Policia dhe Gjykatat ditën e djeshme e kanë trajtuar ngjarjen sikur pala e sulmuar me armë të ishin autorët, ndërsa autorët e vërtetë kanë mundur të udhëtojnë mes për mes Tiranës, kanë marrë autostradë­n Tiranë- Durrës për të shkuar në fshatin Likmetaj për të djegur njërin nga mjetet që kanë pasur me vete në atentatin ndaj familjes Murati. Policia e ka konstatuar mjetin e djegur diku pas 13 orëve nga koha e ngjarjes, edhe atë pasi kanë telefonuar banorët e zonës ku më pas u tha se në makinën e djegur u gjetën edhe tri armë automatike. Përgjatë ditës së djeshme u mësua se mjeti që u gjet i djegur ishte denoncuar i vjedhur që në vitin 2021 në Durrës, ndërkohë që shënjestra e atij atentati, i cili ka mundur të thyejë masën e arrestit shtëpiak, ka ikur në drejtim të paditur. Përgjatë së djeshmes, Policia dhe Prokuroria kanë bërë me dije se kanë shkuar sërish në vendin e ngjarjes, kanë marrë të tjera dëshmi të dëmtuarish dhe të pranishmis­h, kanë mundur të gjejnë gëzhojat e shumta në vendin e krimit dhe po ashtu kanë gjetur edhe ca prova, sipas tyre të vlefshme, në mjetin e djegur në Likmetaj. Asnjë kamera nuk ka fiksuar momentin e sulmit brutal me armë, pasi Policia e Tiranës dhe ajo e Shtetit bënë me dije disa herë, madje publikisht, se ishin hequr kamerat në të gjithë pronat e Fatjon Muratit, të riut që prej shumë vitesh është konsiderua­r si një nga personat me rrezikshmë­ri të madhe kriminale. I kudogjendu­r dhe i kudopërfsh­irë, Murati u hetua, ndalua, arrestua dhe gjykua, por gjithnjë mundi të dilte jashtë qelie, së fundmi për të ikur në drejtim të paditur, pasi ai duhej të ishte nën survejimin 24 orësh të Policisë së Shtetit. Por në rastin e masakrës së të dielës, atij iu sulmua e gjithë familja.

MOMENTI I VRASJES

Referuar të dhënave nga burime konfidenci­ale, bëhet me

Viktima e atentatit, Mimoza Paja

dije se në momentin e atentatit ka pasur shumë njerëz brenda në lokal. Personat që janë plagosur kanë qenë të ndarë në dy tavolina, ku në njërën kanë qenë thuajse të gjithë familjarë dhe lidhje të ngushta të familjes Murati. Xhaxhai, i biri i tij, vëllai i Fatjonit dhe dy persona të tjerë, po lidhje e afërt familjare, mësohet se kanë qenë në njërën anë, ndërsa në një tavolinë tjetër kanë qenë edhe dy nga të plagosurit e tjerë. Ndonëse personat që kanë qenë në lokal kanë qenë më shpinë nga pjesa e dukshme e hyrjes nga kanë ardhur edhe breshëritë, dikush nga tavolina e familjes së Fatjonit ka shquar momentin e hapjes zjarr.

Ka qenë ky momenti që ka mundur të shpëtojë thuajse të gjithë personat e plagosur, por për fatin e keq jo Mimozën, punonjësen e tyre, e cila ka marrë dy plumba. Po ndërkohë atentatorë­t janë larguar me dy makina njëra pas tjetrës, dy djemtë e shpëtuar të familjes Murati kanë nisur transporti­n e personave të plagosur për në spitalin ushtarak. Të gjithë të dëmtuarit janë çuar nga njerëzit e rastësishë­m ndërkohë që asnjë ambulancë apo polici nuk është parë të shkojë aty për minuta e minuta të tëra. Policia e ka marrë vesh ngjarjen pasi kanë mbërritur të gjithë në spital, ndërkohë që për fatin e keq Mimoza kishte ndërruar jetë, ndërsa 5 personat e plagosur u janë nënshtruar menjëherë ndërhyrjev­e kirurgjika­le. Sipas të dhënave, nga 5 personat e plagosur, dy kanë lënë spitalin ditën e djeshme, ndërsa tre vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu, mbesa e viktimës nuk ka pasur ndonjë problem serioz përveç gërvishtje­ve me xhamat nga lëvizjet që ka bërë në lokal momentin e breshërisë. RINDËRTIMI I NGJARJES

SIPAS POLICISË

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në ' Don Bosko', ju informojmë se: Më datë 12.03.2023, rreth orës 21: 05, në rrugën ' Anastas

Dyshimet për hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt

Grupi i hetimit që është ngritur për të hetuar masakrën e Don Boskos, një nga pistat kryesore kanë fiksuar edhe dyshimin për hakmarrje. 33- vjeçari Fatjon Murati u dyshua si person që kishte marrë pjesë në masakrën me tre të vrarë në Fushë- Krujë, ku mes viktimave ishte edhe kushëriri i parë i Ervis Martinajt. Emri i tij doli mes personave që u kërkuan nga Prokuroria Kurbin për t'u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë- Krujë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizato­rët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Nisur nga kjo, mendohet se e gjitha ka ardhur si pasojë e një përplasjej­e mes grupit të tij dhe atij të Ervis Martinajt.

Shundi', në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit F. M., është qëlluar me armë zjarri automatike dhe për pasojë ka mbetur e vrarë shtetasja Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila ishte e punësuar si banakiere, si dhe janë plagosur 5 shtetas, 3 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmë mjekësore. Grupi i posaçëm hetimor ka vazhduar kryerjen e veprimeve në vendin e ngjarjes, gjetjen dhe sekuestrim­in e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarë­ve okularë dhe sekuestrim­in e pamjeve filmike. Më datë 13.03.2023, është rikëqyrur vendi i ngjarjes, ku janë gjetur dhe

sekuestrua­r edhe disa prova të tjera të vlefshme për hetimin. Po më datë 13.03.2023, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur ' Ura e Sul Meres', në territorin e fshatit Likmetaj, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë konstatuar një automjet të djegur, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Grupi hetimor ka këqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestrua­r disa prova të vlefshme për hetimin.

Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën "Anastas Shundi", kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët

 ?? ?? Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes
 ?? ?? Makina e djegur në zonën e Manzës
Makina e djegur në zonën e Manzës
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania