Panorama (Albania)

Shënjestra i shpëtoi burgut, dy vendimet që liruan Fatjon Muratin

Gjykata e Tiranës argumenton lirimin e Muratit: Arma e tij nuk rezulton të ketë bërë qitje në ngjarje kriminale

-

Mediat gjermane: Sulmohet me armë lokali në Tiranë

Masakra e së dielës ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombët­are. Rrjeti i njohur gjerman, TAG24, shkruan se në Tiranë u sulmua me armë zjarri një lokal. Një person humbi jetën dhe 6 u plagosën, ndërkohë që objektiv i sulmit ishte një personazh i krimit të organizuar. "Persona të armatosur të paidentifi­kuar sulmuan një kafene në qendër të kryeqyteti­t shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një grua, e cila shërbente si banakiere. Pesë burra dhe mbesa 10- vjeçare e banakieres së vdekur, u plagosën. Kafeneja është në pronësi të një sipërmarrë­si që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar. Sipas Policisë, sulmi mësohet se është drejtuar ndaj tij. Megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri", shkruan portali gjerman.

kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradë­n Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj. Pronari i lokalit, Fatjon Murati, është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikua­r nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit "Arrest në shtëpi". Më datë 07.03.2023,

shërbimet e Policisë së Komisariat­it Nr. 3, në zbatim të procedurav­e standarde të punës, kanë kontrollua­r dhe gjetur në banesë Fatjonin, ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023, gjatë kontrollit 32- vjeçari nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij. Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacio­n për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim prej 20 mijë euro për çdo informacio­n të vlefshëm që do çojë në identifiki­min e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicio­n të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546.

I veçuar për t'u marrë në pyetje për masakrën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë- Krujës, i ndaluar për posedim arsenali armësh dhe i kapur me një mjet të blinduar duke udhëtuar me Endrit Doklen, Fatjon Murati rezulton i lirë me vendime Gjykate.

Pas gjithë asaj ngjarjeje që tronditi vendin, Gjykata e Tiranës tenton të sqarojë se vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është konform ligjit dhe madje Prokuroria nuk ka ankimuar, për pasojë në janarin e këtij viti Fatjon Murati ka dalë në arrest shtëpiak, ndonëse çështja sipas gjykatës ka shkuar në gjykim. Por Fatjoni, teksa është verifikuar nëse është në shtëpi, nuk ka qenë i pranishëm. Policia e Shtetit këtë fakt e bëri publik vetëm ditën e djeshme.

KRONOLOGJI­A E LIRIMIT

Në fashikujt hetimorë tregohet se si për të dyshuarin Fatjon Murati u vendosën sekuestro të pasurive pasi dyshohej si pjesë e një organizate kriminale. Vendimi u shpall në të njëjtën kur atij iu vendosën prangat për mbajtje armësh pa leje, pasi Policia kishte zbuluar baza armatimi në banesat e marra me qira nga Kristian Gjini.

Fatjon Murati u tradhtua nga një shenjë gishti, e lënë në një çantë dore, brenda së cilës gjendej një pistoletë ' Ruger 57' me numra të fshirë. Gjykata i gjeti të bazuara dyshimet dhe shtoi se ky shtetas, paraqet rrezikshmë­ri të theksuar shoqërore. Në këtë vendim që mban datën 11 tetor 2022, Gjykata vendos arrest me burg për Muratin, me arsyetimin që ai mund t'i shmanget hetimit e po ashtu ka dyshime që 32vjeçari të ndikojë e të dëmtojë provat. Por tre muaj më vonë, shkresat tregojnë se gjithçka ndryshoi në favor të Muratit. Ndryshe nga qëndrimi i parë në të dytin gjykata të njëjtat rrethana i konsideron të brishta, dhe të paqarta pavarësish­t se ndërkohë në 13 dhjetor, Fatjon Muratit i ishte komunikuar akuza duke u rikualifik­uar, por sërish ishte armëmbajtj­e pa leje. Më 28 dhjetor 2022 urdhëron prishjen e vendimit të parë dhe dërgimin në arrest shtëpie të Muratit në argumentin se duhet t'i qëndronte pranë të ëmës së moshuar dhe se provat nuk ishin bindëse. Gjykata thotë se nuk provohet rrezikshmë­ria e veçantë e personit nën hetim dhe se nga arma e sekuestrua­r nuk rezultonte të ishin kryer qitje për ngjarje kriminale. GJYKATAT LAJNË

' DUART' Gjykata e Tiranës ka sqaruar vendimin për zbutjen e masës se sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" për Fatjon Muratin. Gjykata thekson se ky vendim më 16 janar 2023 ka marrë formë të prerë dhe asnjëra prej palëve të përfshira në gjyq, nuk e ka ankimuar vendimin në ngarkim të Muratit. Sipas të dhënave, Murati është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e së dielës në "Don Bosko", lokal i cili ishte në listën e objekteve të sekuestrua­ra. Në atentat u vra banakierja Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10 vjeçe. Të plagosurit janë: Sahit Murati, Astrit Memaj, Emanuel Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli. Fatjon Muratit iu ndryshua masa e sigurisë në dhjetor të 2022, dy muaj pas arrestimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë sqaron se: Me vendimin e arsyetuar, me numër 1575/ 1, datë 11.10.2022, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit për "Vleftësimi­n e arrestit të kryer në flagrancë" si dhe "Caktim mase sigurimi", ndaj personit nën hetim Fatjon Murati, ka vendosur: "Vleftësimi­n e ligjshëm të arrestit në flagrance dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" ndaj personit nën hetim Fatjon Murati. Me vendimin Nr. 1575/ 2, datë 28.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë [ 1], gjyqtari i hetimit paraprak, pasi ka shqyrtuar kërkesën me objekt: "Zëvendësim­in e masës së sigurimit caktuar ndaj personit nën hetim Fatjon Murati", pasi ka administru­ar provat shkresore ( të dorëzuara nga palët), të gjitha rrethanat e reja, të ndryshuara, ka konstatuar ndryshimin/ zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit" parashikua­r nga neni 278/ 1 i Kodit Penal, në atë të parashikua­r nga neni 278 paragrafi i 3- të i Kodit Penal ( për të cilin parashikoh­et një marzh dënimi 1- 3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, i cili ka rezultuar i përfunduar, të cilat në zbatim të nenit 260 të K. Pr. Penale, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën procedural­e të këtij shtetasi, në kuadër të këtij procedimi penal, referuar të gjitha argumentev­e ligjore, të pasqyruara në vendimin e arsyetuar, Gjykata ka vendosur: "Zëvendësim­in e masës së sigurimit nga "Arrest në burg" në atë të "Arrestit në shtëpi", parashikua­r nga neni 237 i K. Pr. Penale, ndaj shtetasit/ tashmë në cilësinë e të pandehurit Fatjon Murati. Në datën 16.01.2023, ky vendim ka marrë formë të prerë, i paankimuar nga asnjëra prej palëve ndërgjyqës­e.

Në datën 17.01.2023, është depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, kërkesa me objekt: "Dërgimin e çështjes në gjyq, për të pandehurin Fatjon Murati dhe më datë 20.01.2023, është regjistrua­r në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, kërkesa me objekt: "Dërgimin e çështjes në gjyq, për të pandehurin Fatjon Murati".

Ndryshe nga qëndrimi i parë në të dytin gjykata të njëjtat rrethana i konsideron të brishta, dhe të paqarta pavarësish­t se ndërkohë në 13 dhjetor, Fatjon Muratit i ishte komunikuar akuza duke u rikualifik­uar, por sërish ishte armëmbajtj­e pa leje.

 ?? ??
 ?? ?? Fatjon Murati
Fatjon Murati
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania