Panorama (Albania)

Sulmohet banesa e ish- kryeplakut, asnjë i arrestuar për aktin

Policia shkon me vonesë në vendin e ngjarjes. Familja Pjetri ishte në gjumë në momentin e shpërthimi­t, po hetohet në disa pista

-

Ende pa u bërë java e ngjarjes së ndodhur në Kurbin, qarku i Lezhës u trondit sërish nga një shpërthim me eksploziv.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2: 00 të mëngjesit të së hënës në fshatin Ungrej dhe objektiv i sulmit, ishte banesa e Preng Pjetrit ish- kryeplak dhe kryetar i Partisë Demokratik­e në këtë fshat. Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë kanë qenë kryefamilj­ari me bashkëshor­ten dhe nënën e tij, por fatmirësis­ht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Lënda plasëse u vendos nga persona ende të paidentifi­kuar në verandën e shtëpisë 1- katëshe, ndërsa ende nuk dihet lloji dhe sasia e saj. Menjëherë pas sinjalizim­it Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke kryer të gjitha veprimet hetimore me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Në deklarimet e tij objektivi i sulmit Preng Pjetri ka deklaruar se nuk ka konflikte, por pista kryesore është përqendrua­r te konfliktet partiake që mund të kenë lindur në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

REAGIMI

Në lidhje me ngjarjen reaguan dhe deputetja Lindita Metaliaj dhe kandidati për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni, të cilët u bën thirrje organeve ligjzbatue­se që të identifiko­jnë dhe vënë para drejtësisë autoret e vendosjes së lëndës shpërthyes­e në banesën e kreut të PD në Ungrej. Kryetarja e degës së PD- së në Lezhë ka reaguar për shpërthimi­n me tritol në banesën e funksionar­it të PD- së, Preng Pjetri, duke thënë se dënojnë këto veprime, ndërsa thekson se akti dyshohet se erdhi prej hakmarrjes politike. Sipas saj, sasia e lëndës plasëse iu vendos pas takimit që pati me Sali Berishën. "Një shpërthim me eksploziv rreth orës 2 pas mesnatës, ka dëmtuar keqas shtëpinë e Preng Ndue Pjetrit, kryetar i PD- së në fshatin Ungrej. Pjetri ka qenë në banesë me bashkëshor­ten dhe nënën e moshuar kur ka ndodhur shpërthimi. Akti terrorist i mesnatës të bën të dyshosh për pistën e hakmarrjes politike. Takimi entuziast në Lezhë i kryetarit të PD- së, Sali Berisha në prezantimi­n e kandidatit për kryetar Bashkie Pashk Gjoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Seksionit Ungrej Pjetri, me shumë bashkëfsha­tarë, ka angazhuar me sulme verbale shumë patronazhi­stë e aktivistë të Rilindjes dhe të emëruarit 6 % në krye të Bashkisë Lezhë. Dhuna verbale pasohet gjithmonë nga dhuna materiale. Ndërkohë që nuk duam të arrijmë në përfundime, i bëjmë thirrje policisë dhe strukturav­e ligjzbatue­se të bëjnë punën e tyre, të hetojnë dhe të çojnë pas hekurave si dorasët ashtu dhe porositësi­t e këtij akti terrorist. E dënojmë burracakër­inë e vendosjes së eksplozivi­t në shtëpinë e z. Pjetri, një akt kundër ligjeve të shtetit dhe Kanunit të maleve", shkroi Metaliaj.

 ?? ??
 ?? ?? Banesa e Preng Pjetrit
Banesa e Preng Pjetrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania