Panorama (Albania)

Nuk justifikoi blerjen e një apartament­i dhe një garazhi me vlerë 145 mijë euro

-

KPK- ja ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Tiranës Rexhina Merlika. Shkarkimi i saj erdhi për shkak se Merlika nuk justifikoi pasurinë, ndërkohë që KPK nuk konstatoi probleme me figurën dhe profesiona­lizmin. KPKja ka vlerësuar se gjyqtarja Merlika nuk justifikon­te blerjen e një apartament­i 105.13 m2 dhe një garazh 24 m2 të blerë në Tiranë në vitin 2012 me një vlerë prej 145 mijë euro.

Sipas KPK- së ka kontradikt­ë mes sipërfaqes së apartament­it dhe garazhit të blerë me çmimet e përcaktuar­a në kontratën e shitjes, ku ishte përcaktuar vlera 172 mijë euro dhe sipërfaqe 115.29 m2. Këtë pasuri, Merlika e ka paguar me këste, një pjesë me transfertë bankare dhe pjesa tjetër e pagesës është bërë cash. Kësti i parë ka qenë 62 mijë euro, nga të cilat 35 mijë euro janë paguar nga një depozitë bankare, ndërsa pjesa tjetër cash. Sipas analizës së KPK- së, gjyqtarja Merlika dhe bashkëshor­ti i saj nuk ka kanë pasur mundësitë financiare për të shlyer këstin e parë të pagesës për këto dy pasuri, ndërsa për pjesën tjetër të kësteve kanë pasur mundësi. Kësti i dytë është paguar në vitin 2019 me vlerë 30 mijë euro, ndërkohë që për pagesën e këtij kësti Merlika ka deklaruar se ka marrë një hua prej 20 mijë eurosh dhe një depozitë bankare me 10 mijë euro. Sipas KPK- së, huadhënësi nuk ka pasur mundësi financiare për të justifikua­r shumën e dhënë prej 20 mijë eurosh, për këtë arsye kjo hua nuk është pasqyruar në analizën financiare të bërë nga KPK. Edhe për këstin e tretë paraqitet pak a shumë e njëjta situatë. Kësti i tretë është paguar në vitin në 2010, ndërsa vlera e tij ka qenë 30 mijë euro. Edhe për këtë këst,

Merlika ka deklaruar se ka marrë një hua prej 5 milionë lekësh. Po ashtu, Merlika pretendon se ka marrë një hua pa afat me vlerë 15 mijë euro. Në seancën dëgjimore të zhvilluar katër ditë më parë, Merlika ka deklaruar se ka dhurime nga vëllezërit e saj që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit.

 ?? ?? Rexhina Merlika
Rexhina Merlika
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania