Panorama (Albania)

Interi përballë tabusë "Dragao", por kur fiton të parën...

Zikaltrit janë kualifikua­r në 4 prej 5 triumfeve në vajtje

-

Sot në mbrëmje në orën 21: 00 do të marrë jetë akti i dytë i fazës së 1/ 8- ave mes Portos dhe Interit.

Falë fitores minimale të firmosur nga Romelu Lukaku në "San Siro", zikaltrit nisen të avantazhua­r, por e dinë që nuk do ta kenë të lehtë në "Dragao", një tabu për ta. Italianët kanë arritur vetëm 1 barazim dhe 1 humbje në shtëpinë e Portos, edhe pse kjo e fundit regjistron 3 humbje në 5 ndeshjet e luajtura me Interin në Champions League. Vendimtare për fatet e të dyja ekipeve duket edhe ndeshja e parë, me Interin që është eliminuar vetëm 1 herë kur ka fituar të parën dhe me Porton që është kualifikua­r po vetëm një herë, kur ka humbur të parën. Nga kjo e dhënë e deri tek ato që përfshijnë lojtarët e trajnerët, më poshtë janë disa nga statistika­t më interesant­e të sfidës.

STATISTIKA­T

- Porto ka fituar 4 ndeshjet e fundit në shtëpi në kompeticio­net europiane kundër skuadrave italiane duke mposhtur me radhë Romën, Juventusin, Milanin dhe Lacion. Humbja e fundit kundër një skuadre italiane është përballë Juventusit në shkurt 2017.

- Interi ka fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit jashtë fushe në Portugali ( 3 barazime dhe 4 humbje).

- Interi është kualifikua­r në 4 nga 5 rastet në të cilat ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në Champions League. Zikaltrit janë eliminuar pasi kanë triumfuar në ndeshjen e parë vetëm përballë Vijarreali­t të Manuel Pelegrinit në 20052006- ën.

- Në 6 nga 7 raste Porto është eliminuar nga Champions League pasi ka humbur ndeshjen e parë. I vetmi përjashtim është sezoni 20182019, kur përballte Romën.

- Ndeshja e radhës do të jetë ndeshja e gjashtë e Simone Inzagit në fazën me eliminim direkt të Champions League. Bilanci i trajnerit regjistron 2 fitore ( atë 1- 0 ndaj Portos dhe atë 1- 2 të sezonit të shkuar në "Anfield" përballë Liverpulit) dhe 3 humbje. Me një fitore, 46- vjeçari do ta vendoste në ekuilibër të plotë bilancin e tij.

- Serxhio Konseisao ka fituar më shumë ndeshje se çdo trajner tjetër i Portos në Champions League ( 20 fitore në 40 ndeshje). Vetëm Julian Lopetegui midis trajnerëve me më shumë se 10 pankina në Champions League mund të mburret me një mesatare më të lartë fitoresh se ajo e trajnerit të "Dragonjve".

- Romelu Lukaku vendosi ndeshjen e parë duke shënuar golin e vetëm të sfidës në minutën e 86- të. Belgu ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje me Interin në Champions

League dhe me një gol çdo 111 minuta është lojtari me mesataren më të mirë mes atyre që kanë shënuar të paktën 5 gola në kompeticio­n.

- Edin Xheko është i përfshirë në 4 gola ( 3 gola, 1 asist) në 7 ndeshje të zikaltërve në këtë sezon të Champions League, më mirë se çdo lojtar tjetër i zikaltërve.

- Otavio, i përjashtua­r me karton të kuq në ndeshjen e parë, ishte lojtari i 22- të i Portos që është ndëshkuar me karton të kuq në Champions League. Vetëm Juventusi ( 27) ka bërë më keq.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania