"Provoni fatin, me 5 lekë blini pallatin", çfarë ishin lotaritë klandestine popullore
Për lotaritë sportive zyrtare nëse shpalleshe fitues ndryshe nga ajo popullore, merrje si shpërblim jo para, por dhurata
Lotaria, një fenomen, i njohur në Shqipëri, i praktikuar, e preferuar, dhe me fatin pas: "Nëse ishe fitues, mund të merrje deri edhe një apartament, biçikletë, motorë, etj.". Gjithçka e organizuar nga shteti, nga shitja, propaganda, shorti, numrat fitues, që do të shpalleshin, publikoheshin deri në gazetat e vetme politike të kohës, "Zëri Popullit", "Bashkimi", etj. Ato tregtoheshin në kinkaleri, cigareshitës, dyqane, por edhe nga një person i njohur në Tiranë, tejet popullor, me bllokun e biletave në dorë, duke ecur gjatë ditës në qendër të Tiranës bëritiste: "Lotaria provoni fatin, me 5 leke blini pallatin". E kujtoj mjaft mirë atë njeri, gjithmonë me një kapelë ne kokë, shtatshkurtër, i shëndoshë dhe me një cantë që i varej nga pas. I shiste dhe merrte paratë nga blerësit. Biletat ishin të disa tipave, llojeve, me një vlerë modeste, dhe të lira ishin ato 5, 10 dhe 50 lekëshe ( të vjetra). Po kështu llotaritë sportive zyrtare me ndeshjet e kampionatit kombëtar, rezultatet e sakta, nëse shpalleshe fitues ndryshe nga ajo popullore, merrje si shpërblim jo para, por dhurata. Vecanërisht në takimet ndërkombëtare të ekipit përfaqësues, kur ai luante në Tiranë. Gjithçka publikohej, ne faqet e gazetës "Sporti". Të paktën nga fundvitet ' 60, kur më pas u ndaluan me ligj. Dënoheshin ata që i aplikonin, propagandonin, luanin fshehurazi, deri dhe me burgje janë persekutuar. Për të ardhur tek ajo lotari, ndonëse e tillë është njohur, por krejt ndryshe për nga formati, mënyra si funksiononte, organizmimi, përhapja, masiviteti, e njohur si "Lotaria klandestine popullore", më të cilën shqiptarët kanë bashkëjetuar në vite, të cilën gazeta "Panorama", e rikthen për lexuesit e saj, si një tjetër rrëfim nga cikli i nostalgjisë.
LOTARIA KLANDESTINE- POPULLORE "MADE IN ALBANIA".
Gjithçka do të nisë pas viteve ' 70. Një model lotarie, ishte, quhej, por me një karakteristikë të veçantë, unikale për kohën, sistemin: Klandestine, e ndaluar, por edhe e lejuar në heshtje nga shteti. Një mekanizëm që shpërtheu nga nevoja minimale financiare e popullsisë, dhe pamundësisë, marrje- dhënia kredie për individë. Ndërkohë, në skenë del, do të shfaqet një lotari tjetër tipike shqiptare, që shumë shpejt, në një kohë të shkurtër do të transformohet në një instrument tejet i përhapur e popullor. Një mënyrë marrje kredie, por, ndryshe e sofistikuar. Nuk dihet, nga ardhi ideja, ku u aplikua për herë të parë, ishte apo jo e huazuar, por me nje adaptim në perfeksion e me shtrirje të gjërë në vendin tonë, për nga mënyra me të cilën u aplikua dhe famën e popullaritetin që mori. E thjeshtë, praktike, jo e zhurshme, shumë ndihmëse, aq sa masive për hovin që mori, shtritrjen, aq edhe e ndaluar me ligj. Pas viteve ' 70 e nië vijim një Shqipëri nën "diktatin" e lotarisë jo zyrtare, jo e deklaruar, ku të gjithë merrnin pjesë. Fitimi varej edhe nga numri i pjesëmarrësve, dhe me të ardhura nga kjo lotari mund të blije diçka me vlerë të konsiderueshme, që për një familje ishte e pamundur. Nuk ka shqiptar, që të mos ketë qenë pjesë edhe për një herë të vetme në të tilla lotari të një stili specifik për një vend socialist, me të cilën janë veshur, kanë kompletuar shtëpinë, në ato kohë, kur rrogat ishin modeste, dhe një televzior, lavatriçe, frigorifer, të domsosdoshme për një familje, nuk e merrje me kursimet, pagat mujore, 15- ditore që merrnin shqiptarët në vendet ku punonin. Kjo ieshte edhe një ndër arsyet që lindën lotaritë klandestine- popullore.
TË GJITHË NË LOTARINË KLANDESTINE
Aplikohej në qendra pune, nga inteletualë, insistitucione, spitale ndërmjet mjekëve, infermierë, miniera, sistemin shkollor, ciklin e ulët, të mesëm e të lartë, shtëpi botuese, kinostudio, radiotelevizon, deri edhe në reparte ushatrake midis oficerëve, ushtarëve, etj. Veçanërisht në ndërmarrje të mëdha, rrobaqepsitë, veshmbathjete, rroba të gatshme, puntori ushtarake, uzina, fabrika, stabilimente, kombinate, si ai i "Traktorëve", ai Ushqimor "Ali Kelmendi", "Misto Mame", "Fabrika e Bukës", porte, thuajse në të gjithë Shqipërinë. Deri edhe qëndra kulturore, artistike ndërmjet artistëve, këngëtarave. Të tilla dhe të atij formati kanë vazhduar deri në mesvitet, 2010- 2020, tregon për "Panorama" një ish- arsimtare e një shkollë të mesme, oor, gjithmonë e më shumë e kufizuar, deri nn zhdukjen e saj. Kishin lindur, aplikohesn kreditë, të tjera mundësi për të marrë blerë sende me vlerë, për një udhëtim, për pushime, shtëpi, apartamente, biznes privat, shkollim, etj. Sidoqftë për kohën, ai tip lotarie mbete unikale, si asnjë model tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve. Si të tillë e kujtojnë sot, ata braza, ku të gjithë, kanë qenë, kanë marrë pjesë, në atë aplikim të frikshëm, të rrezikshëm e me pasoja, por të sigurtë, pa zhurmë, të, të preferuar si një munësi për zgjidhje të situatave ekonomike për një familje. Mjaft prindër futeshin në këto llotari për të mundësuar shkollimin e fëmijëve në Tiranë, fejesën, dasmën e djalit, vajzës kur këto nuk ishin në marrdhënie pune, student, etj. Sigurisht, nuk ishte e lehtë, një sakrificë më shumë.
SI ORGANIZOHEJ?
Fillimisht, përcaktohej grupi, që nuk kishte të preferuar, apo të përzgjedhur. Nga punëtori, zyrtari, nënpunësi më i thjeshtë te titullarët, drejtuesit kryesorë mund të merrnin pjesë, nuk kishte kufizime, përkundrazi, sa më i madh numri, ai reflektohej te shuma, ndonëse, zgjaste për një kohë të gjatë. Vlera monetare përcaktohej nga dëshira e njerëzve, mundësia, duke arritur një akord midis të gjithëve, varionte nga 500, 1 mijë deri në 2 mijë lekë ( të vjetra). Ajo niste me hedhjen e shortit, por kishte raste që dikush duhet t'i merrte në fillim, kjo e lidhur me arsye të ndryshme, si gratë shtatzëna, ata që fejoheshin, martoheshin, kërkonin, bisedonin t'i bëhej ky favor. Dhe që me mirëkuptim, ashtu veprohej. Në fund mund të liheshin ata që nuk pretendonin për të qenë parët, si dhe të rinjtë, të rejat. Të tjerët me short. Shorti kuptonte një letër me numër, dhe që hidhej kur të pranishëm ishin të gjithë. Pasi merrte letrën, sejcili informohej për datën. Nuk mbahej asnjë procesverbal, asnjë dokument zyrtar, edhe për të mos patur një dëshmi të tillë, si provë për cdo rast denoncimi, ndoënse askush nuk e mohonte një proces të tillë. Pasi personi merrte pagën, rrogën ( kështu ka funksionuar asokohe, me 15- ditësha), që niste nga 1 e 16 për institucionet, e më pas për ndërmarrje, shkolla, etj, dorëzonte sasinë e caktuar te organizatori, që mbante një listë me datat, emrat e që mblidhte paratë. Ai ishte, zgjidhej njeri korrekt. Por, askush nuk abuzonte, përkundrazi, korrektësia ishte primare. Njerëzit i bënin llogaritë vetë dhe e dinin se e kujt ishte rralla. Një tjetër mënyrë fitimi, varej edhe nga numri i pjesëmarrësve që përfshinte një cikël dhe kur në raste kur një person futej me nga dy deri në tri herë. Pranohej nga të gjithë, pasi numri i madh korrespondonte me një shumë të tillë. Rroga nga ato minimale rreth 2.500 lekë të vjetra, varionte te ato mestare 5.800, 600, për specialistë, inxhinierë, mësues, mjekë, shoferë, tensiët, dicka më shumë për profesorë, drejtorë, apo ata që punonin në punë të rënda, miniera, burgje, që shkonte rreth 8 mijë lekë, etj. Për të gjithë ishte një vlerë me rëndësi të merrje një sasi të tillë dhe ta dërgoje në shtëpi, për t'i ardhur në ndihmë familjes. Kur mbaronte cikli, nën zë flitej që do të fillonte menjëherë tjetri, duke pyetur se kush do të marrë pjesë. Deri në 20- 30 persona mund të arrinte numri. Me vite, kështu ka funksionuar ky mekanizëm. Jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Ajo që e bën krejt të vecantë atë mënyrë, atë formë lotarie sa të ndaluar, aq edhe të praktikuar, mbetet fakti se në atë merrnin pjesë të gjithë, nga një anëtër partie, drejtues institucioni, brigadier, te punëtori i thjeshtë, nga mësuesi te pedagogu, nga infermieri te mjeku, profesori, etj.
Qeveria, shteti me një sy e vesh të mbyllur Ndonëse nuk lejohej nga shteti, edhe pse ky ishte në dijeni, ajo ka funksionuar normalisht e rregullisht, me një masivetet të habitshëm, edhe pse teorikisht përbënte, ishte një rrezik evident. Mjaftonte ndëshkimi i një rasti, i një personi, për t'u bërë shembull, gjithçka do të rrëzohej, dhe frika do të mbizotëronte kudo. Por, jo. Vetëm në raste sporadike kërcënimet nuk kanë munguar, edhe për justifikim, por nuk ka patur, nuk ka ndodhur të ketë fajtorë dhe persekutorë. Një fakt që të befason, që shoqërohet me qëndrimin shtetëror, dhe kur ky
Gjithçka e organizuar nga shteti, nga shitja, propaganda, shorti, numrat e fitues, që do të shpalleshin, publikoheshin deri në gazetat e vetme politike të kohës, "Zëri Popullit", "Bashkimi", etj. Ato tregtoheshin në kinkaleri, cigareshitës, dyqane, por edhe nga një person i njohur në Tiranë, tejet popullor, me bllokun e biletave në dorë, duke ecur gjatë ditës në qendër të Tiranës bëritiste: "Lotaria provoni fatin, me 5 lekë blini pallatin".