Antikorrupsioni, ambasadorëte BE- së mbështesin Dumanin
Takimi, Ambasada gjermane: Ne e përgëzojmë dhe do ta mbështesim SPAK- un. Ka treguar sukses në luftën kundër korrupsionit
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian shprehën dje mbështetje të fortë ndaj SPAK- ut dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.
Sipas një njoftimi për shtyp të ambasadës gjermane në Tiranë, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, zhvilloi dje një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian. Ai, në këtë takim, prezantoi punën e institucionit që drejton, SPAK. “Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE- së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim më tej punën e tij”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane. Takimi i ambasadorëve të BE- së me kreun e SPAK- ut vjen në momentin kur ky institucion ka nën hetim figura të larta të politikës dhe të qeverisë duke nisur që nga ish- presidenti dhe ish- kryeministri, Sali Berisha, ish- ministrat, Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqaj, deputeti Fatmir Mediu, si dhe mjaft figura të njohura të rretheve familjare të politikanëve dhe ish- drejtuesve të lartë të shtetit. Prokurorë të SPAK- u, si dhe drejtuesi i këtij institucioni, Altin Dumani, prej disa muajsh janë vënë në qendër të sulmeve nga politikanë të lartë, të cilët akuzohen për korrupsion. Kjo nuk është hera e parë që BE shpreh mbështetje për institucionin e drejtësisë dhe kreun e saj. SPAK ka dhënë rezultate të mëdha me punën e saj përgjatë 2023 dhe në javët e para të 2024- ës. SPAK ka marrë nën hetim apo ka arrestuar zyrtarë, ish- zyrtarë, ministra, ish- ministra, ish- kryebashkiakë, ka lënë në arrest ish- kryeministrin Sali Berisha dhe ish- zv. kryeministri Arben Ahmetaj është në kërkim. Dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama, mblodhi në ambientet e Kryeministrisë drejtorët e Përgjithshëm të agjencive si dhe Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive. Në një takim i cili zgjati për gati një orë e 45 minuta, burime për mediat bëjnë me dije se kreu i qeverisë u foli lidhur me zhvillimet dhe lëvizjet e bëra së fundmi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Mediat raportuan se Kryeministri u ka kërkuar vartësve të tij që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i lejojnë që të tejkalojnë kompetencat, por t’i kërkojnë që të respektohen të gjitha procedurat ligjore dhe të mos dorëzohen pa kushte para agjentëve. I shqetësuar nga lëvizjet e bëra së fundmi nga BKH dhe SPAK dhe ndërhyrjet e tyre direkte në institucione dhe në administratë, ku kanë shkuar dhe kanë marrë një sërë dokumentash, Rama ka “këshilluar” drejtorët dhe sekre
tarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ia hapin dyert kujdo, duke mos lejuar kështu marrjen e të gjitha dokumentave dhe kontrolleve në tejkalim të procedurës. Rama mësohet ka theksuar se vërtet
prokurorët dhe agjentët bëjnë punën e shtetit, por edhe drejtorët dhe punonjësit e tjerë të administratës kryejnë një detyrë shtetërore, ndaj nuk duhet të lejojnë që zyrat e tyre të kthehen në “han pa porta”.