Nuredin Dumani pyetet nga antimafia për trafikun e drogës
Nuredin Dumani për herë të parë jep dëshmi për autoritetet e huaja. Agjentë të Antimafias italiane kanë zbarkuar në Tiranë ku e kanë pyetur për çështje me interes, ku përfshihen emra shqiptarësh në aktivitete kriminale në vendin fqinj. Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani tërheq në Shqipëri agjentët e Antimafias italiane të cilët të enjten zbarkuan në Tiranë. Vrasësi me pagesë me dëshmitë e të cilit u zbardhën disa krime të rënda, është rikthyer në hetuesi për të dhënë deklarime, për herë të parë jo për autoritetet shqiptare por ato të huaja. Burimet treguan se i penduari i SPAK, po shikohet si person që ka informacione edhe nga hetuesit italian.
Nuredin Dumani dyshohet se ka informacione edhe për krime që kanë ndodhur në vende të tjera përveç Shqipërisë. Në praninë e një përkthyesi, agjentët e Antimafias italiane e pyetën Dumanin për të dhëna me interes lidhur me disa episode mes tyre edhe për trafik lëndësh narkotike por edhe vepra të tjera penale. Italia ka qenë një vatër e nxehtë burimi konfliktesh e larje hesapesh me pasoja të rënda mes shtetasve shqiptar që merren me aktivitete të paligjshme e kryesisht pazaret e drogës, prishja e të cilave shpesh ka pasjellë vrasje e atentate.
Dokumentet e tenderit mund të merren nëpërmjet postës elektronike ( aelmanzalawy@ qcharity. org) ose nga Zyra e Shoqates se Katarit ( Sheshi Karl Topia tre Kullat kati 3 Pallati 127) ne kembim te nje vlere ( 0) e cila depozitohet ne llogarine e: Shoqata Qatar Charity ( Banka Intesa San Paolo Bank) me nr. llogarisë ( ) mandatin e pagesës duhet te dërgohet në e- mailin e përmendur lart, gjatë orarit zyrtar të punës. Dokumentet e tenderit janë marrë pas paraqitjes së një letre autorizimi nga kompania ne momentin e dorëzimit të mandatit për pagesën e vlerës së dokumenteve.
Oferta financiare duhet te dorezohet dorazi prane zyrave tona, afati i fundit per dorezimin e ofertave eshte deri me date 25.01.2024 ora 14: 00. Ju bejme me dije se pas ketij afati asnje oferte nuk do te pranohet.