Tregu i përbashkët, nga 1 marsi punëtorët do të lëvizin lirisht në tri shtete
Protokolli, akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë. Qytetarët elektronikë të “Open Balkan” mund të punojnë lirisht
Qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut firmosën në Shkup marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë të punëtorëve.
Detajet e marrëveshjes së dakorduar më herët u finalizuan ditën e hënë gjatë samitit në Shkup mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të BE- së për rritjen ekonomike të rajonit. Protokolli i nënshkruar ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes dhe kushteve të saj për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa pika tjetër e marrëveshjes ka të bëjë me skemën elektronike për identifikimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, me kartë elektronike. Duket se projekti i “Ballkanit të Hapur” nuk është shuar si nismë. Të paktën jo për Serbinë, qeveria e së cilës njoftoi pas takimit të liderëve rajonalë në Shkup se ka firmosur dy protokolle të reja me qeverinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë lëvizjen e lirë të punonjësve nga 1 marsi. Marrëveshja u firmos nga ministrat përkatës të tri shteteve, ndërsa Shqipërinë e përfaqësoi zv. ministrja e Financave, znj. Adela Xhemali. Dy protokollet e firmosura kanë të bëjnë konkretisht me qasjen e lirë në tregun e punës dhe me lidhjen e skemave elektronike të identifikimit me numrat e ID- së. “Kemi pasur disa gjëra të rëndësishme, gjithmonë ka detaje të pakëndshme, por nuk dua të flas për këtë. E kemi pritur me muaj të tërë këtë, që do të thotë se nga 1 marsi më në fund duhet të hyjë në fuqi ajo për të cilën folëm, që është një treg krejtësisht i lirë i punës në vendet e ‘ Ballkanit të Hapur’ – Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një lajm i madh dhe i rëndësishëm dhe mendoj se do të
“Sipas marrëveshjes, synohet që qytetarët nëpërmjet kartave të tyre të identitetit nga të tri shtetet do të kenë mundësi të hapin llogari në një portal elektronik të përbashkët. Më pas ata do të pajisen me një pajisen me një numër identifikues dhe mund të aplikojnë për akses falas në tregun e punës, ku do të pajisen me një kod QR të cilin mund t’ia japin si garanci punëdhënësit”
kontribuojë shumë në krijimin e një ambienti më të mirë biznesi për kompanitë vendëse dhe të huaja, për të kapërcyer problemin me mungesën e fuqisë punëtore dhe për krijimin e një tregu pune, që është jo më gjashtë apo shtatë milionë banorë, por nëse shtoni Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne po u afrohemi 11 milionë banorëve”, - tha Vuçiç. Në Radio Televizionin Publik serb, ministri i Informacionit dhe Telekomunikacionit, Mihailo Jovanoviæ, shpjegoi dje se me nënshkrimin e këtyre protokolleve është përfunduar pjesa administrative për formimin e një tregu unik të punës. Sipas marrëveshjes, synohet që qytetarët nëpërmjet kartave të tyre të identiteti nga të tri shtetet do të kenë mundësi të hapin llogari në një portal elektronik të përbashkët. Më pas ata do të pajisen me një pajisen me një numër identifikues dhe mund të aplikojnë për akses falas në tregun e punës, ku do të pajisen me një kod QR, të cilin mund t’ia japin si garanci punëdhënësit. “Kjo procedurë do të eliminojë nevojën për leje punë apo leje qëndrimi duke thjeshtuar procedurat”, - tha ministri i Informacionit dhe Telekomunikacionit, Mihailo Jovanoviæ. Pra, nëpërmjet një numri elektronik, qytetarët e tri shteteve mund të jenë pjesë e tregut të “Ballkanit të Hapur”, që tashmë do të përfshijë përafërsisht 12 milionë banorë. Momentalisht qytetarët e tri vendeve mund të lëvizin lirisht me karta identiteti në kufijtë tokësorë të njëra- tjetrës. Kujtojmë që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklarimet e tij të bëra gjatë vitit të kaluar, kishte lënë të kuptohet se gjithçka rreth “Ballkanit të Hapur” kishe marrë fund. Në korrik të vitit 2023, Rama deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” kishte dhënë rezultatet e tij dhe se tashmë duhej fokusuar në Procesin e Berlinit. “Për domosdoshmërinë që të gjithë së bashku të futemi nën ombrellën e Procesit të Berlinit si rezultat, ajo që unë dua të përsëris është që ne duhet të zhytemi me mendje dhe zemër në Procesin e Berlinit për ta kthyer atë në një proces funksional, ashtu siç tregoi ‘ Ballkani i Hapur’ se ne mund të jemi funksional kur jemi së bashku. Procesi i Berlinit nuk ngeci nga ata që ngritën Ballkanin e Hapur, por nga vetot e jo s’dua këtë, jo nuk vijë aty, jo nuk firmosi, jo shihemi nesër… Shpresojmë që tani t’i japim një shtysë të re duke pasur parasysh se tani nuk është një proces si deri më sot, por shpresoj ta kthejmë në një proces të tillë me planin e ri të financimeve të Bashkimit Evropian”, - tha asokohe kryeministri Edi Rama.