Presidenti jep grada madhore për 5 drejtues të lartë të Forcave të Armatosura!
Presidenti Bajram Begaj dekretoi dje dhënien e gradave madhore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gjeneral Ilir Xhebexhia me detyrë komandant i Forcës Tokësore ka marrë gradën gjeneral major, ndërsa komandantët Altin Kurti, Bardhyl Nuredinaj, Aleksandër Pando dhe Vullnet sdoka kanë marrë gradën gjeneral brigade. “Presidenti i Republikës Sh. T. Z Bajram Begaj dekretoi dhënien e gradave madhore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë: Gjeneral Brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë ‘ Komandant i Forcës Tokësore’, i jepet grada madhore ‘ Gjeneral Major’, me Dekret nr. 30, datë 24.1.2024. Kolonel Aleksandër Koço Pando, me detyrë ‘ Drejtor’ i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Arma
“Një bastisje në pronën e tij nga organet e drejtësisë zbuloi zarfe me para, shufra ari dhe sende të tjera me vlerë, të cilat Departamenti i Drejtësisë pohon se përbëjnë disa nga të ardhurat e skemës së përpunuar të ryshfetit, një skemë e grumbulluar përmes kontratës ekskluzive me regjimin egjiptian. Por një hetim nga ‘ The Daily Beast’ tregon se në këtë çështje është përfshirë edhe një biznesmen shqiptar, Gazmend Lita. Gjatë kohës ku Menendez përfitonte nga skema e ryshfetit, ai u koordinua me një grup avokatësh shqiptaroamerikanë, ku ishte përfshirë edhe Lita”.
tosura, i jepet grada madhore ‘ Gjeneral Brigade’, me Dekret nr. 31, datë 24.1.2024. Kolonel Altin Qerim Kurti, me detyrë ‘ Atashe Ushtarak i RSH- së në Republikën e Kosovës, jo rezident në Republikën e Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut’, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, i jepet grada madhore ‘ Gjeneral Brigade’, me Dekret nr. 32, datë 24.1.2024. Kolonel Bardhyl Feim Nuredinaj, me detyrë ‘ Zëvendëskomandant i Akademisë së Forcave të Armatosura’, në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore ‘ Gjeneral Brigade’, me Dekret nr. 33, datë 24.1.2024. Kolonel Vullnet Murat Doka, me detyrë ‘ Koordinator për bashkëpunimin me Institucionet Qendrore’ në Qendrën e Bashkuar Operacionale, i jepet grada madhore ‘ Gjeneral Brigade’, me Dekret nr. 34, datë 24.1.2024".