Ndryshimi i përbërjes së komisionit, deputeti i PD- së: Pretendim i pandershëm, na asgjëson
Deputeti i Partisë Demokratike zyrtare, Kreshnik Çollaku, në një komunikim për mediat pas përfundimit të seancës plenare foli për kërkesat e “Rithemelimit” për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Çollaku tha se ky është një pretendim i pandershëm nga kolegët e tyre, pasi nëse një gjë e tillë do të miratohej, kjo do të bënte që Partia Demokratike të asgjësohej. “Pretendimi, i cili ka lidhje me përbërjen e Reformës Zgjedhore, është një pretendim i pandershëm nga kolegët tanë. Nëse kjo do të pranohej, kjo do të asgjësonte nga Komisioni i Reformës Zgjedhore Partinë Demokratike. Në komision të Reformës Zgjedhore janë vende dhe ka gjithëpërfshirje. Jemi krejtësisht të hapur që me kolegët e opozitës. Ne do të mbësh
Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inauguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE- ODIHR të vitit 2021”
tesim, listat e hapura, votën e diasporës, votim elektronik dhe zonat një- emërore. Nëse kanë propozime të tjera ne jemi gati për të diskutuar. Beteja ulu prift e ule hoxhë nuk sjell asgjë”, - u shpreh ai. Prej dy vitesh Partia Demokratike është e ndarë në disa fraksione dhe një bashkim i saj do të vinte sipas Çollakut vetëm nëse do të ketë arsye dhe logjikë nga secili dhe të tejkalohen ambiciet personale. “Unë mendoj që i vetmi mekanizëm është arsyeja dhe logjika dhe secili nga ne të tejkalojë ambiciet personale. Koha nuk na lejon më ta vazhdojmë këtë gjë. Opozita ka interes ta ndryshojë këtë kod zgjedhor, ka interes të votojë diaspora, ka interes të ketë votim elektronik” përfundoi deputeti demokrat. PD e kryesuar nga Sali Berisha i kërkon Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të procedurat për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Kërkesa i drejtohet për dijeni edhe ambasadorëve të Quint- it dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS- së.