Shok me Uzunin, Zaragoza kalon te Bajerni dhe zgjidh problemin në të majtë
Drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd, ia ka dalë me sukses të bindë spanjollët e Granadas për ta lënë të lirë sulmuesin Brian Zaragoza që në merkaton e dimrit. Edhe pse gjermanët shpenzuan 13 mln euro para disa muajsh për shërbimet e 22- vjeçarit iberikas, por kushti ishte që ky transferim të realizohej në verën e vitit 2024. Lëndimi i papritur i Kingsli Koman detyroi bordin të vihej në lëvizje. Mungesa e emrave seriozë, kthehu vëmendjen te talenti Zaragoza. Drejtuesit e kampionëve të Bundesligës iu desh të joshin Granadan me 4 mln euro në këtë transferim të përshpejtuar. Pas zyrtarizimit nuk ka munguar as prononcimi i lojtarit me karakteristika ofensive, duke folur për herë të parë si futbolli i Bajernit.
Zaragzoa-" Kalimi te një nga klubet më të mëdha në Europë më bën tepër të lumtur sepse ky transferim do të më ndihmojë te piqem akoma më shumë si lojtar në shumë drejtime. Mirënjohës Granadas për kohën e mrekullueshme që kam kaluar aty dhe gjithçka ka bërë ky klub për mua. Nuk do ta harrojë kurrë. Tashmë fillon një eksperiencë e re dhe pritshmëritë janë shumë të larta. Mezi po e pres të zbres në fushë dhe të kontribuoj në arritjen e objektivave", tha Brian Zaragoza.
Statistikat- Transferim më i freskët në Mynih është aktivizuar me Granadan në ciklin 2023- 2024, përgjatë 21 takimeve, duke shënuar 6 gola dhe dhënë 2 asiste. Të dhëna interesante këto për ekipin që ka milituar para këtij transferimi. Me përfaqësuesen spanjolle Zaragoza ka finalizuar debutimin në datën 12 tetor të vitit të shkuar ndaj Skocisë, e përfunduar me fitoren e Spanjës. Lojtari me trupin më shtatshkurtër në historinë e bavarezëve ( 164 cm) dhe godet mirë me të dyja këmbët, por e djathta është e preferuara e tij. Vlen të ceket se në Spanjë, Brian ka ndarë fazën ofensive me futbollistin e Kombëtares shqiptare