Sulmi ndaj INSTAT, hakerat: Kemi akses të plotë, të gjitha statistikat janë kundër jush
Hakerat e “Homeland Justice” pretenduan se pas sulmit, kanë në dorë edhe të dhënat e grumbulluara gjatë censit të popullsisë dhe banesave. Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” sulmoi faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave më datën 31 janar. Lajmi u konfirmua edhe nga INSTAT, ndërsa theksohet se të dhënat e censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim. Grupi i hakerave në “Telegram” shprehen: “ISTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush”. Por kjo gjë është hedhur poshtë nga INSTAT. “Homeland Justice” në një reagim të menjëhershëm reagoi sërish duke njoftuar se kanë në dorë të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe se sipas tyre të gjitha statistikat janë kundër qytetarëve. “ISTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 terabajt të të dhënave tuaja gis dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, - thuhet në deklaratën e “Homeland Justice”.