Lidhja me Meritonin dhe sulmet ndaj saj, flet vëllai i Ilnisës: Po shijon momentin
Unë di që Meritoni ka puthur vetëm Merin, që e kam parë me pamje. Në çdo rast raporti i tyre është që janë dy njerëz të rritur… Ilnisa kur dashuron jepet e tëra, por Ilnisa tani shijon momentin dhe po e përjeton momentin. Ilnisa e ka kapur këtë moment dhe po e shijon"
Lidhjae Ilnisës dhe Meritonin shpeshherë është komentuar edhe jashtë shtëpisë. Shkak, në shumicën e rasteve është bërë edhe diferenca që dyshja ka në moshë. Vëllai i gazetares, ka qenë i ftuar ditën e djeshme tek "E diell", për të treguar sesi po perceptohet kjo lidhja nga ai vetë, por edhe familja. Kevin Agolli, vëllai i Ilnisa Agollit është ngacmuar për marrëdhënien e motrës me Meriton Mjekiqin. Kevin është vënë në siklet nga një pyetje tepër me "spec" nga moderatori Ronaldo Sharka. Ky i fundit ka drejtuar një pyetje atij: Nëse ty të vjen një ftesë për t'u futur në "Big Brother VIP 3", si banor a do të futeshe? Dhe nëse po, çfarë qëndrimi do të mbaje dhe a do të vështirësonte hyrja jote marrëdhënien Ilnisa- Meriton? Ai u shpreh se kjo nuk do të ndikonte në marrëdhënien e tyre. I pyetur nëse do ta përshëndesë Meritonin nëse futet surprizë, ai tha se po: "Patjetër që po, çfarë të keqe ka të përshëndesësh një person? Është kulturë qytetare. Do përshëndesja jo vetëm Meritonin, por dhe atë që Ilnisa do kishte debate më të mëdha brenda shtëpisë. Ai tha se situata është komplekse, teksa shtoi se të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin e njëri- tjetrit. "Situata është më komplekse sesa e thënë kaq thjesht. Aty kemi të bëjmë me një raport ku të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri- tjetrit dhe në këtë mori ngjarjesh që kanë me njëri- tjetrin, mbeten për t'u zhvilluar. Nuk është se ne kemi një etiketim të marrëdhënies së tyre", tha ai në emisionin "Mos i bjer me top". Gazetari Ronaldo Sharka insistoi duke thënë se ata e kanë dhënë puthjen e parë, por Kevin Agolli tha se nuk e kishte parë një veprim të tillë mes tyre. "E ke parë ti puthjen, se unë nuk e kam parë. Unë di që Meritoni ka puthur vetëm Merin, që e kam parë me pamje. Në çdo rast raporti i tyre është që janë dy njerëz të rritur… Ilnisa kur dashuron jepet e tëra, por Ilnisa tani shijon momentin dhe po e përjeton momentin. Ilnisa e ka kapur këtë moment dhe po e shijon", tha ai. Kjo është dalja e dytë publike e tij, qëkur ka nisur "Big Brother". Më herët, i vëllai, ka folur për herë të parë, duke zbuluar sesi e sheh ai këtë afrimitet. Më tej, ai ka zbuluar më shumë Ilnisën si nënë e një vajze, por edhe ka ndarë detaje nga jeta jashtë shtëpisë dhe famës. "Për mua nuk ka asgjë, brenda kornizave të lojës. E kemi diskutuar para se të hynte dhe më tha që nuk do të lidhej. Por, duke njohur dinamikat, nuk besoj, edhe me rastin e Meritonit. As për lojë nuk do e bënte… Është në një shtëpi me banorë që janë kundërshtarë të saj. Nëse vazhdon kështu, e shikoj në finale". Më tej ai u shpreh se e priste gjithë vëmendjen që e motra ka marrë, duke na zbuluar se ende nuk ka nxjerrë në pah të gjithë karakterin e saj. "Nuk më ka surprizuar vëmendja që ajo ka marrë. Ajo ka një 80% të saj në sirtar… Duke e ndjekur njerëzit përfshihen dhe harrojnë që aty në fund ka një fitues. Aty dallon se është karakteri që arrin të tërheqë. Është çështje karakteriale që ajo mori të gjithë vëmendjen. Jo vetëm prindërit, por kushdo po e pëlqen. Vajzën e ka marrë malli shumë. Dje më pyeti se kur do e takoj mamin… Ilnisa jeton me vajzën. Ato janë të pandara. Vajza e shikon, Ilnisa nuk e shikon vajzën". Më tej vëllai i banores së "Big Brother", ka folur edhe për përplasjet që e motra ka pasur brenda në lojë. Duke mos dashur të ndalojë te të gjitha ndodhitë, ai ka komentuar vetëm debatin me Riken, duke u shprehur se kjo e fundit nuk duhet ta përmendte vajzën e Ilnisës. "Rikja bëri disa komente. Ajo nuk duhej të përmendte vajzën e saj.