Balluku premtoi rrugën në qershor, shembet sapo u ndërtua aksi Korçë- Ersekë
Afera 65 milionë euro. Padi në SPAK ndaj ARRSH, Bashkisë Kolonjë dhe kompanisë ndërtuese. Kush është Çano, që mbikëqyri punimet, roli i Berberit
Rruga e re KorçëErsekë, me gjatësi 35 kilometra, që pritej të inaugurohej që në qershor të vitit të shkuar dhe që ka gllabëruar deri më tani 65 milionë euro, ka nisur të shembet.
Fundjavën që lamë pas është shembur edhe një nga urat në lotin e dytë të rrugës, në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Nuk është një shembje e izoluar. Shembje konstatohen edhe në pjesën tjetër të rrugës, ku kanë përfunduar punimet dhe është dorëzuar nga kontraktori. “Synojmë të përfundojë në qershor 2024”. Kështu premtonte në shkurtin e 2023- shit ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, sipas së cilës, aksi nacional Korçë- Ersekë do të ishte gati në qershor, por edhe pse qershori ka muaj që ka kaluar, rruga jo vetëm nuk u përurua, por mbetet shumë e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve. Ata nuk mund ta përdorin aksin rrugor pas shembjes që pësoi në lotin e dytë. Aktualisht rruga është e pakalueshme për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive. “Na duket e rrezikshme dhe mendojmë se edhe nëse do rregullohet një ditë, prapë do na duket e rrezikshme për të kaluar andej, sepse nuk na jep siguri”, - tha një qytetare. “Pritej kjo, që në fillim ka pasur probleme kjo rrugë. Çdo gjë duket jashtë standardeve”, - tha një drejtues mjeti. Në shkurt të vitit 2023 Balluku premtonte se me infrastrukturën e duhur do të kishte fluks turistësh, por drejtuesit e mjeteve thonë se është e rrezikshme të kalosh në rrugën, e cila nuk ka parametrat e duhura të sigurisë. Një rrugë pa standarde, e cilësojnë ata aksin Korçë- Ersekë, jo të shtruar mirë dhe të ngushtë. “Shteti duhet të ndërhyjë shumë fort, sepse hidhen para pa fund. Çdo rrugë duhet të ketë standarde. Nuk ishte problemi vetëm te cilësia, por ishte që në momentin që kur u ngushtua, humbi korsi”, - tha shoferi. “E ngushtë është, jo e
Avokati korçar Esmerald Xhafa, pas shembjes së segmentit rrugor në aksin Korçë- Ersekë, bëri dje një kallëzim penal në SPAK për ARRSH, Bashkinë e Kolonjës dhe kompaninë që po kryen investimin për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.
shtruar mirë. Nuk ka ato parametra që duhet të ketë! E rrezikshme është. Na duket shumë e dobët, ka shumë mangësi. Nuk janë punime të mira”, - tha një tjetër shofer. 60 milionë euro ishte kosto e aksit nacional Korçë- Ersekë, por të tjera shpenzime parashikohen tani për riparimin e rrugës pas shembjes së saj. Ndërkohë, avokati korçar Esmeraldxhafa, pas shembjes së segmentit rrugor në aksin KorçëErsekë bëri dje një kallëzim penal në SPAK për ARRSH, Bashkinë e Kolonjës dhe kompaninë që po kryen investimin për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmike, ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin, i cili është bërë ndryshe nga projekti. Aktualisht, pas shembjes që pësoi në lotin e dytë, qytetarët nuk mund ta përdorin aksin. Ajo është e pakalueshme për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive.
KUSH ËSHTË ENTELA ÇANO
Entela Çano është administratore dhe pronare e vetme e kompanisë “A & E Engeniering”, e cila ka fituar dy tenderat nga ARRSH- ja për të mbikëqyrur punimet e kompanisë së Agim Kolës për dy pjesët e lotit 2 të rrugës KorçëErsekë. Entela Çano nuk është rastësisht pjesë e kësaj historie që pritet ta marrë në dorë SPAK- u. Sipas “Pamfleti. net”, Entela Çano ka marrë mbi 350 mijë euro për të mbikqyrur punimet që të bëhen në përputhje me kontratën. Kreu i ARRSH, Evis Berberi, i ka dhënë tenderin Agim Kolës sipas pazarit të arritur më lart, ndërsa është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të kontratës. Evis Berberi i ka dhënë dy tendera Entela Çanos për të mbikqyrur punimet e Agim Kolës. 54- vjeçarja rezulton se është përfaqësuese e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kompania “A& E Engineering”, që është në pronësi të plotë të Entela Çanos, është përfshirë në projektin e “Bypass”- it të Gjirokastrës, një projekt që përplasi qeverinë me
UNESCO. Pra, Entela Çano, në konflikt interesi, sepse edhe ishte përfaqësuese e FSHZH, edhe zbatonte projektet e financuara nga FSHZH. Vetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit mohoi që Entela Çano të ketë qenë ndonjëherë pjesë e tij. Por ndryshe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, vetë Çano pranon që vazhdon të jetë pjesë e FSHZH. Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Çano ka marrë 21 tenderasupervizimi, kolaudim punimesh, projektimi dhe madje edhe rindërtimi, me vlerë disa milionë euro, në konflikt interesi, pasi vetë zonja Çano deklaron dhe prezantohet si përfaqësuese e FSHZH. Vitet e fundit, kompania e Entela Çanos ka marrë 112 tendera me vlerë miliona euro kryesisht për supervizim punimesh.