“Aktakuzën ndaj djalit e hartuan Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimi”
Mustafa Lici hedh akuza të rënda ndaj ish- krerëve të Policisë së Shkodrës në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës: Kam pamje filmike!
Mustafa Lici, i ati i Ibrahim Licit, të riut që kërkohet për vrasjen e Endri Mustafës, trondit me rrëfimin e tij.
Ai drejton gishtin nga ish- krerët e Policisë së Shkodrës për manipulimin e asaj vrasjeje, duke ia faturuar të birit, ndërkohë që sipas tij, ai ndodhej në Tiranë. I moshuari, prej vitesh në fakt është kthyer në një mbrojtës publik të djalit të tij, sa herë Shkodra përgjakej në atentate dhe akte të rënda. Sapo dilte në skenë emri i Ibrahimit, i ati mohonte akuzat e përfshirjes së djalit të tij, e të njëjtën gjë vijon të bëjë, ndërkohë që brenda pak ditëve ai erdhi dy herë në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me gjithçka di mbi personazhet e dosjes së bujshme “Metamorfoza”. Ai nxjerr sërish emrin e Ardit Hasanbegajt, si kreu i ‘ Krimeve’ të Shkodrës që ka përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës djalin e tij, duke risjellë në vëmendje faktin se Hasanbegaj nuk është rastësisht i përfshirë në grupin që u arrestuan për një sërë aktesh kriminale. Por përveç ish- shefit të arrestuar të policisë, Lici shkon edhe më tej duke përf
shirë në këtë ngjarje Niko Brahimin dhe Luan Hamzallarin, ky i fundit në fakt, i dalë edhe në materialet që posedon SPAK nga përgjimet e ‘ Sky- t’ që çuan në pranga një prokuror, një biznesmen, dy ish- drejtues të lartë policie dhe disa anëtar të grupit kriminal të Bajrajve, rival të Ibrahim Licit. Ky i fundit dyshohet se është dorëzuar në Turqi ku edhe ka kërkuar strehim politik, ndërkohë që nga Prokuroria e Shkodrës kërkohet nisja e procedurës
së ekstradimit. Mustafa Lici foli kur doli nga SPAK, tregoi se ka pamje filmike për vrasjen e Endri Mustafës që vërtetojnë se i biri ka qenë në Tiranë. Po ashtu, mësohet se në kuadër të atij hetimi intensiv që SPAK po bëhen për qindra mijëra biseda që ka në duar të ardhura nga homologët belgë, francezë dhe holandezë, do të pyetet edhe Dorian Duli, një nga miqtë e afërt të Ibrahim Licit, i cili në fakt iu ka shpëtuar një mori ndjekjesh nga grupi i Behar
Bajrit dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.
RRËFIMI I MUSTAFA LICIT
Kështu një ditë pasi prokuroria e Shkodrës i dërgoi ministrisë së Drejtësisë dosjen për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, babai i tij Mustafa Lici ka mohuar akuzat dhe përfshirjen e djalit të tij në vrasjen e Endri Mustafës. Në një deklaratë për mediat, Lici pretendon se ka prova se në kohën kur ndodhi vrasja e Endri Mustafës,
djali i tij ndodhej në Tiranë. ‘ Në Shkodër është krijuar një alibi nga punonjës të policisë të cilët uroj të jenë të implikuar nga ‘ dollarët’ dhe jo nga politika, sepse është më e rrezikshme të jenë nga politika. Është bërë një aktakuzë duke e manipuluar njerëz që sot janë në SPAK, për Ibrahimin. Këtë aktakuzë e ka ndërtuar Ardit Hasanbegaj, ishshefi i Krimeve në Shkodër, Luan Hamzallari dhe Niko Brahimi, me dhunë dhe me mjete, kanë ndërtuar një aktakuzë, por se ka ditur që ne disponojmë kamera. U kemi dorëzuar kamerat këtyre kriminelëve për tu mbrojtur. Ne i disponojmë të gjitha dhe i kemi këtu në shumë kopje. Aty është djali në kamera, do i bëjmë publike. Në atë orar është Ibrahimi. Ekspertiza ka deklaruar se nuk ka lidhje me Ibrahimin. Ka qenë në Tiranë që nga data 12 deri në datë 16. Kam dërguar një njeri dje dhe të përballet me aktakuzat. Ai ka qenë shoku i ngushtë Niko Brahimit. Krimi ka kërkuar kokën e Ibrahimit. Të gjitha do të vihen në dispozicion’tha Mustafa Lici.
AKUZA NDAJ 30VJEÇARIT
Ibrahim Lici u arrestua sipas policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua. Pas kësaj pritet që ministria e Drejtësisë t’i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit. Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën. Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16- vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘ Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.