Turi, Rama: Anëtarësime të reja, përtej kufijve të vjetër politikë
“Drejt mandatit të katërt. Fitorja na duhet për të garantuar reformat” “Të bëjmë vetëkritikë, meqë s’jemi të sfiduar!”, kreu i qeverisë: PS përgjegjësi historike, progresin ta bëjë të pakthyeshëm
Kreu i mazhorancës, Edi Rama, ishte dje në Lezhë, aty ku ndoqi nga afër anëtarësimet e reja si pjesë e procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste.
Rama zbriti vetë në terren dhe ka nisur turin e takimeve me organizatat e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë për t’u përgatitur për zgjedhjet e 2025- s. Në fokus të këtyre takimeve është procesi i rienergjizimit të PS- së, porosi të cilën Rama e la me prioritet për drejtuesit e qarqeve në mbledhjen e Asamblesë së 21 shkurtit, duke kërkuar anëtarësime të reja. Në fjalën e tij, ai u shpreh i bindur në fitoren e një mandati të katërt qeverisës nga ana e socialistëve, kjo sipas tij edhe si një domosdoshmëri për garantimin e reformave që janë ndërmarrë deri më tani. Duke u ndalur te procesi i rienergjizimit të PS- së, ai nënvizoi se vetëpërmirësimi i forcës që ai drejton, mbetet një detyrim në kushtet kur nuk ka konkurrencë politike nga ana e opozitës. Rama shpërndau në mënyre simbolike dhe disa karta anëtarësimi dhe kërkoi nga forumet e kësaj dege që të provojnë çdo ditë që Partia Socialiste është e hapur për të gjithë. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve të PS- së, kryesocialisti e vuri theksin te hapja e partisë. “Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë. Përgjegjësia e PS - nënvizoi Rama - është që ta bëjë të pakthyeshëm progresin e bërë në drejtësi, në rang ndërkombëtar apo në ekonomi. Partia Socialiste ka një përgjegjësi të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë
“Për procesin e rienergjizimit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë”
progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Për çfarë e bëjmë ne këtë proces”, - deklaroi Rama. Ai përmendi se duhet bërë vetëkritikë dhe vetëpërmirësim në kushtet kur, sipas tij, nuk janë të sfiduar nga një kundërshtar. “Ne e bëjmë këtë proces, sepse për mua, them që duhet ta bëjmë me shumë vetëdije vetëkritikën tonë dhe vetëpërmirësimin në kushtet kur ne nuk jemi të sfiduar nga një kundërshtar përballë”, - tha Rama. Ai publikoi pamje nga takimet në Balldre të Lezhës, ku është takuar me organizatat e Partisë Socialiste. Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se dje vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë. “Sot për procesin e rienergjizimit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore, falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësime të r e j a p ë r t e j k u f i j v e t ë vjetër politikë”, - shkruan Rama në “Facebook”. Pas porosive të lëna në mbledhjen e Asamblesë, kryesocialsiti Edi Rama ka zbritur vetë në terren dhe ka nisur turin e takimeve me organizatat e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë. Ndalesën e parë e bëri ditën e shtunë në Elbasan, ku u takua me anëtarët e dy organizatave socialiste. Në fokus të këtyre takimeve është procesi i rienergjizimit të PS- së, porosi të cilën Rama e la me prioritet për drejtuesit e qarqeve në mbledhjen e Asamblesë së 21 shkurtit, duke kërkuar 4 anëtarësime të reja pranë çdo organizate. “Mbledhje e dy organizatave të Partisë Socialiste të Bashkisë Elbasan, njëra urbane e tjetra rurale, në praninë e deputetëve, të zgjedhurve vendorë e të deleguarve të Asamblesë Kombëtare, në kuadrin e procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste në shkallë kombëtare, i cili vazhdon me synimin e një fitoreje shembullore në zgjedhjet e ardhshme”, - shkruan Rama.