Biden paraqet vizionin e tij para kombit
momentin kur mbështetja e publikut amerikan për presidentin Biden ka arritur në pikën më të ulët. Vetëm 38.1% e të anketuarve miraton politikën e tij ndërkohë që 56.3% janë kundër ( të dhënat 7 mars 2024). Prandaj pritej me interes të shihej se si dhe çfarë do t’i thoshte popullit amerikan.
Së dyti, ai mbahej në një vit zgjedhor për president dhe çdo dalje në publik, mesazhet që jepen, vizioni për të adresuar çështje me interes për publikun, janë një rast shumë i mirë për të zgjeruar mbështetjen ose në të kundërtën për të humbur besimin dhe mbështetjen e publikut.
Së treti, është një mundësi e mirë për të elaboruar ndryshimet në programet dhe vizionet me opozitën për çështje me rëndësi në politikën e brendshme si dhe atë të jashtme duke evidentuar dhe përcjellë sidomos tek të lëkundurit modelin më të mirë qeverisës.
Së katërti, duke qenë një angazhim impenjativ, zakonisht mbi një orë, pritej me interes të shihej sesi do të ishte gjendja shëndetësore dhe performanca e Presidentit Biden.
BIDEN PËR POLITIKËN E BRENDSHME
Gati 60 herë ju referua Biden sfidantit republikan Trump, por pa ia përmendur asnjëherë emrin, duke e quajtur në shumicën e rasteve si “paraardhësin” e tij. Ai ishte i drejtpërdrejtë, i ashpër ndaj tij, teksa e konsideroi si kërcënim për SHBA nëse fiton në nëntor. “Qysh nga koha e presidentit Lincoln dhe e Luftës Civile, nuk janë sulmuar kaq ashpër liria dhe demokracia në vendin tonë…”, - akuzoi ai hapur Trump, për devijim nga parimet mbi të cilat është ndërtuar SHBA. Duke vazhduar më tej, ai përmendi një thënie të veçantë shumë domethënëse “… Ju nuk mund ta doni vendin tuaj vetëm kur fitoni”, duke kujtuar dhe premtuar se e vërteta e 6 janarit “... nuk mund të varroset. Unë nuk do ta lejoj këtë”. Më tej ai theksoi se, “ajo që e bën momentin që jetojmë të veçantë është se liria dhe demokracia janë sulmuar, si brenda dhe jashtë vendit, në të njëjtën kohë”. Mesazh ky që ka një adresë të qartë si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Gjithsesi, ajo që duket se do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme është adresimi i çështjeve ekonomike dhe sociale që janë me shumë interes për publikun amerikan. Pavarësisht se ekonomia ka gati tri vite që performon në mënyrë të kënaqshme, përsëri perceptimi i publikut për punën e administratës ‘ Biden’ nuk është pozitiv. Prandaj edhe në një pjesë të konsiderueshme të fjalës së tij, Biden u përpoq të adresonte këtë çështje duke dhënë shifra për ecurinë ekonomike të administratës së drejtuar prej tij krahasuar me ato me të pres
Përpos disa gabimeve dhe pakthjelltësive të vogla Biden i kaloi pritshmëritë, ishte shumë i vendosur, i qartë, madje i ashpër dhe i drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarit të tij politik. Menjëherë pas fjalës së tij, erdhën dhe reagimet e para. Sipas një sondazhi të CNN, “më shumë së 6 në 10 amerikanë që ndoqën fjalën e tij … u shprehën pozitivisht… nga të cilët 35% e vlerësuan shumë pozitiv”
identit Trump. 15 milionë vende të reja pune në tri vitet e fundit, deficiti federal ka rënë me rreth 1 trilion dollarë, ndërkohë që gjatë administratës ‘ Trump’ kish arritur 3.1 trilionë, ka një ulje të ndjeshme të inflacionit, rritje të PBB, gjithashtu të dhënat tregojnë se ekonomia amerikane ka performuar më mirë se të gjitha ekonomitë e vendeve të zhvilluara, janë disa nga arritjet që ai përmendi gjatë fjalës së tij.
Një vend të veçantë zuri çështja e emigracionit. Biden vlerësoi projektligjin e hartuar nga dy partitë e mëdha për sigurinë e kufirit jugor dhe masat më të ashpra që ai parashikon për adresimin e këtij fenomeni që zë një vend të konsiderueshëm në debatin e brendshëm. Por pavarësisht këtij projektligji në ndryshim nga Trump, Biden theksoi se ai “nuk do të ndante familjet e emigrantëve” dhe se nuk do të ndiqte politika përjashtuese ndaj të huajve “për shkak të besimit të tyre”.
Edhe çështja e së drejtës së legalizimit të abortit dhe fekondimit invitro qëndrojnë shumë lart në agjendën politike e për rrjedhojë edhe në debatin aktual për fushatën për president. Biden i bëri thirrje Kongresit të mbrojë të drejtën e abortit dhe atë të fekondimit invitro, duke dalë hapur kundër qëndrimeve konservatore të republikanëve për këto çështje. Po ashtu, ai preku edhe çështjet që kanë të bëjnë me politikat në fushën e përkujdesjes shëndetësore, për rimbursimin dhe uljen e çmimeve të medikamenteve për trajtimin e patologjive të ndryshme, të luftës kundër rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike, mbështetjen për veteranët, për rininë, për gratë etj.. Në fjalën e tij, ai premtoi se në mandatin e ardhshëm çmimet e trajtimeve shëndetësore do të jenë shumë më të lira. Pavarësisht se ai rroku të gjitha çështjet e rëndësishme për publikun amerikan, duke u përpjekur të bëjë krahasime shifrash me paraardhësin e tij, por edhe duke paraqitur disa nga objektivat e programit të ardhshëm qeverisës, gjithçka mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim, nëse ai ia ka arritur në këtë dalje të parë kaq të rëndësishme në fillim të fushatës të bindë ndonjë pjesë të amerikanëve të pavendosur për ta votuar për një mandat të dytë.
BIDEN PËR POLITIKËN E JASHTME
Si pak herë në vitet e fundit, fjala e presidentit adresuar popullit do të fokusohej qysh në hapje tek politika e jashtme, teksa Biden e nisi me luftën në Ukrainë. Këtë luftë dhe pasojat e saj, ai i konsideron si një kambanë alarmi për Kongresin dhe popullin amerikan, sepse është një “moment jo i zakonshëm”. Madje, në deklaratën e tij para Kongresit, situatën aktuale ai e quan të njëjtë me situatën kur ish- Presidentit Roosvelt iu drejtua Unionit më 1941 pas pushtimeve të Hitlerit. Analogji pak e frikshme me personazhe aktualë të nënkuptuar.
Bazuar në këtë vlerësim paraprak të situatës, vetëm në pak minuta të para të fjalimit të tij, ai dha disa mesazhe të qarta. E para, administrata e tij do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, e dyta ai ishte shumë i drejtpërdrejtë me Putin teksa deklaroi se “… mesazhi im për Putin është shumë i thjeshtë. Ne nuk do të largohemi, ne nuk do të dorëzohemi, unë nuk do të dorëzohem…”. Për të vazhduar me tej teksa i dërgoi një paralajmërim shumë të fortë dhe serioz Moskës “Ai ( Putin) nuk do ta marrë Ukrainën”. Ky deklarim përbën një ndër përplasjet më të ashpra të kohëve të fundit mes dy vendeve. Dhe siç pritej, reagimi rus ishte i menjëhershëm.
Së treti, ai u kërkoi përfaqësuesve republikanë të miratojnë paketën e ndihmës amerikane për armatim dhe mbështetje të menjëhershme për Ukrainën.
Së katërti, ai sulmoi ashpër Trump për qëndrimet e tij ndaj Ukrainës dhe Aleancës ndërsa e akuzoi se kish bërë lojën e Putin teksa e kish mbështetur duke i thënë : “... bëj çfarë të duash…” deklaratë që Biden e konsideron si “... të padëgjuar, të rrezikshme, të papranueshme...”.
Së fundmi ai siguroi partnerët, se SHBA e vlerësojnë NATO- n si bashkësi vlerash, garanci për sigurinë e përbashkët dhe atë globale si dhe ritheksoi se do të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre në kuadër të aleancës. Edhe çështja e luftës në Gaza zuri vend në fjalën e tij. Duke dënuar sulmin terrorist të 7 tetorit, ai mbështeti reagimin e Izraelit në mbrojtje të vendit, si dhe përpjekjet për të luftuar Hamasin, por nga ana tjetër u bëri thirrje drejtuesve izraelitë të mos godasin qendrat e banuara me civilë si dhe të lejojë funksionimin e korridoreve të ndihmave humanitare. Qeveria “Biden” është për zgjidhjen e çështjes me dy shtete në ndryshim nga republikanët, që janë më radikalë në mbështetje të izraelit.
BIDEN, MOSHA E TIJ DHE VLERËSIMI I FJALIMIT
Shumë ishin kuriozë të shihnin sesi do ta përballonte Biden këtë sprovë jo të thjeshtë nga pikëpamja fizike. Madje, një ndër pikat e fushatës së Trump, ku ai atakon shpesh Biden është pikërisht ajo që lidhet me moshën e tij, gjendjen e tij fizike dhe eficiencën mendore. Këtë shqetësim e kanë shprehur edhe pjesa më e madhe e amerikanëve ( rreth 66%) që janë kundër kandidimit të të dy kandidatëve në këtë moshë të thyer. Biden nuk kish sesi ta anashkalonte këtë çështje në fjalën e tij teksa diku me argument dhe diku me shaka u përpoq t’i përgjigjej asaj. “Bashkëkombësit e mi amerikanë, çështjet me të cilat përballet kombi ynë nuk kanë të bëjnë me atë sesa i vjetër je, por sa të vjetra janë idetë tona”.
Dhe në fund, ai bëri shaka teksa tha se “… e di që kam kohë që jam këtej rrotull… Megjithatë, në moshën time disa gjëra bëhen më të qarta se më parë…”.
Në fakt, përpos disa gabimeve dhe pakthjelltësive të vogla Biden i kaloi pritshmëritë, ishte shumë i vendosur, i qartë, madje i ashpër dhe i drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarit të tij politik. Menjëherë pas fjalës së tij, erdhën dhe reagimet e para. Sipas një sondazhi të CNN, “më shumë së 6 në 10 amerikanë që ndoqën fjalën e tij … u shprehën pozitivisht… nga të cilët 35% e vlerësuan shumë pozitiv”. Ndërsa “New York Times” shkruan se: “Mediat televizive sipas përkatësive të tyre janë të ndara në vlerësimin e fjalimit të Biden. Ata bien dakord se ai u tregua i guximshëm…”. Gjithsesi, kjo ishte beteja e parë mes dy sfidantëve dhe duket se Biden ia arriti të demonstronte se është në gjendje të vazhdojë betejën. Por gjithçka sapo ka filluar dhe ditët e muajt e ardhshëm do të qartësojnë edhe më shumë situatën se cili prej tyre do të ketë shanse të shkojë si fitues në Shtëpinë e Bardhë.