Çfarë fshihet pas ligjit për Gardën, PD zbulon prapaskenat
“Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës, për të emëruar Ermal Onuzin”, Gazment Bardhi: Korrupsion politik përmes ligjeve me porosi
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës së Shqipërisë, i cili u votua dy ditë më parë në Kuvend, përplasi deputetët e PS- së dhe PD- së.
Sipas deputetit Ervin Salianji, ky ligj dëmton sistemin e karrierës në Gardën e Republikës, duke akuzuar PS- së se duan një drejtues personal që t’i ruajë nga aferat korruptive. Kreu i grupit të deputetëve demokratë, Gazmend Bardhi, denoncoi se qeveria do të emëronte drejtor të ri të Gardës Ermal Onuzin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi akuzon qeverinë për korrupsion në tendera. Kreu i grupit parlamentar demokrat shprehet se ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzin. “Korrupsion me tendera publik, korrupsion me kontratat koncesionare, korrupsion në çdo sferë ekonomike. Së fundi, edhe korrupsion politik përmes ligjeve me porosi. Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi”, - shkruan Bardhi. Dy ditë më parë Bardhi denoncoi në Kuvend: “Ligj me porosi, shkalla më e lartë e korrupsionit politik! Është porositur që të emërohet Ermal Onuzi”. Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kundërshtoi projektligjin për Gardën e Republikës, duke hedhur akuza se është i qepur me porosi nga oligarkët. Gjatë seancës maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Salianji u shpreh se ky projektligj dëmton sistemin e karrierës në Gardën e Repub
“Korrupsion me tendera publik, korrupsion me kontratat koncesionare, korrupsion në çdo sferë ekonomike. Së fundi, edhe korrupsion politik përmes ligjeve me porosi. Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi”, - shkruan Bardhi
likës. “Duan të sjellin direkt e nga aeroporti në institucionet e Kuvendit drejtuesin e Gardës”, - deklaroi ligjvënësi demokrat. Ai akuzoi PS- në se duan një drejtues personal që t’i ruajë nga aferat korruptive. Ervin Salianji u shpreh se mazhoranca e ka kthyer Shqipërinë në një kafshatë që e konsumon përditë. “Pa diskutim që ky projektligj është një prej rasteve tipike të ligjeve të qepura me porosi. Mua si deputet, por edhe çdo deputeti tjetër që duhet të ruajë dinjitetin e deputetit, duhet të ndihet jomirë kur voton ligj që duan të sjellin direkt e nga aeroporti në institucionet e Kuvendit drejtuesin e Gardën. Ky ligj dëmton në thelb sistemin e karrierës në Gardën e Republikës, i dëmton të gjithë këta burra dhe gra që punojnë dhe duan të ngjiten në krye të sistemit duke i hapur rrugën me ligj njerëzve, që vijnë si influenca personale të oligarkëve në këtë vend. Drejtuesi i Gardës është dorëhequr dhe ka dhënë dorëheqjen nga dorëheqja disa herë me radhë. Nuk dihet a është i dorëhequr apo në detyrë, por dihet që ky ligj vjen që të zëvendësohet ky drejtues i sotëm me një drejtor të ri, që siç e thashë vjen si influencë e oligarkëve, nuk është as i pari dhe as i fundit. Shumë ligje dhe projektligje të këtij lloji po diskutohen në këtë periudhë. Nëse vjen një projektligj për të përmirësuar diçka për Gardën e Republikës, gardisti i thjeshtë merr 600 mijë lekë të vjetra, drejtuesin e Gardës që keni ju sot, merr 600 mijë euro në ditë. Një njeri që familjarisht merr tendera publikë nga ky vend qindra milionë euro”, - theksoi Salianji. “Juve shtoi ai gjatë fjalës në Kuvend iu intereson që Gardën e Republikës ta ktheni në gardë për të ruajtur drejtuesit e qeverisë për shkak të aferave, siç e kthyer për fat të keq gardistët në këtë sallë të përplaseshin fizikisht me deputetët, a thua se do të prekeshit ju? E njëjta gjë edhe në keqpërdorimin që i bëni në shoqërimin e personaliteteve, e dini, e keni kthyer Shqipërinë në një kafshatë që e hani përditë”, - deklaroi Salianji. Ai denoncoi qeverinë se: “Në çdo cep dhe sektor keni ndërtuar një shtet personal, i cili i shërben vetëm autokratit, për këtë arsye ju duhet edhe Grada e Republikës, me drejtues që abuzojnë me ligjin për t’u shërbyer drejtpërdrejt interesave pushtet. Jemi kundër këtij projektligji dhe do të votojmë kundër”.