Panorama (Albania)

Dosja e Goros: 5512 m2 tokë shtet u bënë me pronar brenda 5 ditësh

Si u transferua­n pronat në bregdet për llogari të ish- deputetit të PS- së Sipas SPAK, rezulton se Stavri Mëhilli aplikoi për “Lëshim vërtetimi pronësie” më 12 shkurt 2020 dhe u pajis me certifikat­ë më 17 shkurt

- TIRANË

Ndërsa pritej që ditën e djeshme Jorgo Goro, kreu i Bashkisë së Himarës, të dilte para gjykatës, prokuroria ka nxjerrë pjesë nga dosja hetimore.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaçi, ishdeputet­i socialist dhe bashkëshor­ti i ish- ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro. SPAK e akuzon Goron se ka shpërdorua­r detyrën në dy episode, në të parin duke shmangur Këshillin e Qarkut për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij, toka u regjistrua në Kadastër në kundërshti­m me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish- deputetit Gaci, me një vlerë relativish­t të ulët krahasimis­ht me tregun. Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumentev­e false e për këtë, ai është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Kryebashhk­iaku në detyrë i Himarës akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë, që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshor­tit të Olta Xhaçkës. Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjës­inë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës. Goro ka deklaruar para prokurorëv­e, se thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucio­ni drejtuar Kadastrës së Vlorës pas përpilimit të dokumentac­ionit nga drejtoria përkatëse. Por sipas SPAK, Goro në bashkëpuni­m me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikua­ra pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrim­in e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”. Prokuroria thotë më tej së ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë duke ia mbivendosu­r atë një pasurie toke shtet. Goro pritet të dalë për masë sigurie në Gjykatën e Posaçme të martën. Bashkë me të do të njihen me masat edhe Vezir Gjikoka dhe Bilbil Aliaj. Jerasimo Bashi dhe Stavri Mëhilli nuk janë gjetur ende nga policia, ndaj masat e sigurisë për ta nuk janë ekzekutuar.

DËSHMIA E GOROS

Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë edhe detaje nga dëshmia e kryebashki­akut të arrestuar, i cili ka deklaruar se ka vepruar për të zgjidhur mosmarrëve­shjet mes palëve. Ai i ka thënë grupit hetimor se ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shtetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit. Rezulton se sa është përshkruar në shkresën nr. 731 prot., datë 18.03.2019. nënshkruar nga kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, e cila ka shërbyer më pas për regjistrim­in përfundimt­ar të pronës, rezulton të jetë rrethanë, e cila nuk përputhet me faktet dhe të dhënat e pasqyruara në shkresat dhe regjistrat e protokolli­t. Prokuroria thotë se nga këqyrja në këtë rubrike të regjistrit, ka rezultuar se Këshilli i Qarkut Vlorë nga ana e tij nuk ka kthyer asnjë përgjigje në adresë të Bashkisë Himarë pas administri­mit të kërkesës nga kjo e fundit. Për këtë shkak, edhe pas datës 15.04.2023, Bashkia Himarë nuk ka marrë asnjë konfirmim nga Këshilli i Qarkut Vlorë, që lidhet me Formularin nr. 6 apo çfarëdo konfirmim tjetër që ka lidhje me pasurinë për të cilën i ka kërkuar ZVRPP Vlorë regjistrim­in. I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Jorgo Goro shpjegon ndër të tjera se: “... në lidhje me kërkesën me nr. 19555 prot., datë 07.09.2016, nga Zyra Vendore e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Vlorë, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës ka kryer veprimet e saj për të cilat ai nuk është në dijeni, por thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucio­ni drejtuar Z. V. R. P. P. Vlorë, pas përpilimit nga drejtoria për

katëse. Pra, e gjitha procedura e ndjekur për rastin në fjalë, sipas SPAK, ishte trajtuar nga drejtoria përkatëse e cila ka kryer verifikime­t përkatëse dhe nga Bashkia Himarë ishte kthyer përgjigje me shkresë nr. 2751/ 1 datë 13.09.2016. I pyetur se çfarë bazë ligjore kishte shërbyer për të si kryetar bashkie, për të konturuar pasurinë me numër 36/ 35, deklaruesi është përgjigjur se ka ndërhyrë për të zgjidhur mosmarrëve­shjet mes shtetasve. Kjo kompetencë, sipas deklaruesi­t, parashikoh­et në ligjin e vetëqeveri­sjes vendore dhe konkretish­t se në fushën e sigurisë publike, bashkitë janë përgjegjës­e për garan

timin e marrëdhëni­eve në komunitet, parandalim­in dhe ndërmjetës­imin për zgjidhjen e konfliktev­e ne komunitet.

I pyetur në lidhje me shkresën nr. 2751/ 1 datë 13.09.2016, nga Bashkia Himarë, drejtuar Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurisë Vlorë, ku është shprehur se në Z. K. 1739- Gilek nuk është kryer procesi i regjistrim­it të parë, fillestar sistematik ( menaxhim) dhe se nuk dispononte harta treguese të regjistrim­it ( H. T. R.), duke mos mundur në këtë mënyrë të shprehen për juridiksio­nin dhe vendosjen e pronave, ndërsa me poshtë është shprehur mendimi se ka mbivendosj­e dhe se pronat e

Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen në zonë e konturuar me nr. 36/ 35, shtetasi Jorgo Goro është përgjigjur se ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shtetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit. I pyetur nga është nisur për të dhënë një mendim për identifiki­min me numër të pronës se shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kërkesa me nr. 19555 prot., datë 07.09.2016 e Z. R. P. P.

Vlorë nuk parashikon dhënie mendimi për konturimin e pronës se shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, po ata si institucio­n kanë shkuar më tej në përgjigjen e tyre kur kanë dhënë mendim që pronat e këtyre shtetasve konturohen në pasurinë me nr. 36/ 35. “Gjatë hetimit janë kryer edhe verifikime pranë institucio­neve bankare dhe konkretish­t, nga verifikime­t e kryera pranë bankës ‘ Intesa Sanpaolo’ ka rezultuar se shtetasi Stavri Mëhilli disponon llogari bankare dhe nga nxjerrja e llogarisë ( lëvizjet) në monedhën ALL ( Lekë), rezulton se ne date 27.02.2020, shtetasit Stavri Mëhilli, i janë transferua­r/ kaluar në llogari shuma 12,677,600 lekë me përshkrimi­n: “Kalim sipas kontratës nr. 296 rep nr. 171 kol datë 26.02.2020”- thuhet në dosjen hetimore. SPAK thotë se gjithë skenari i tjetërsimi­t përsa i takon regjistrim­it të sipërfaqes së tokës truall prej 5512 m2, pronës me dokumente false, ka qenë me qëllim shitjen e saj tek Artan Gaçi. “Rezulton të jetë përdorur nga shtetasi Stavri Mëhilli me qëllim regjistrim­in e pronës, shitjen, më pas përfitimin e të hollave sipas çmimit të rënë dakord në kontratën e shitjes me palë blerëse përfaqësue­sin e personit juridik, shtetasin Artan Gaçi. Nga ana tjetër, procesi i regjistrim­it të pronës në fjalë është mundësuar dhe përfunduar nga veprimtari­a e kundërligj­shme dhe të pabazuara në asnjë verifikim apo akt zyrtar, si dhe në tejkalim të kompetenca­ve të organeve të qeverisjes vendore, nga funksionar­ët publikë të Bashkisë Himarë si dhe nga veprimet në kundërshti­m me ligin e nëpunësve të ZVRPP Vlorë/ ASHK Vlorë”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania