Panorama (Albania)

Mandati i Xhaçkës, Bardhi kërkesë Kuvendit: Zbatoni vendimin e Kushtetues­es

“Familja e saj përfitoi statusin e investitor­it strategjik me firmë të Ramës, në flagrancë të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit”

- VALENTINA MADANI

Opozita denoncon mazhorancë­n se po bëhet pengesë për drejtësinë, duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetues­e për legjitimit­etin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kreu i grupit parlamenta­r të PD- së, Gazment Bardhi, iu drejtua dje zyrtarisht Kuvendit që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetues­e për mandatin e Olta Xhaçkës, i cili nuk zbatohet prej 1 viti e dy muaj. Sipas Bardhit, pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, vjen pas evidentimi­t të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitor­it strategjik me firmë të Kryeminist­rit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit. “Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsiderat­ë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikua­ra, duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi- Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohe­t përmes transaksio­neve te të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshor­tit të deputetes, Olta Xhcacka, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të dhe duke përfituar me dokumente të falsifikua­ra statusin e investitor­it strategjik nga kryeminist­ri Edi Rama dhe të drejtën për të zhvilluar një projekt me vlerë 5 milionë euro në fushën e turizmit”, – shkruan Bardhi. Nisur nga kjo, Bardhi e konsideron të papranuesh­me mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish- minis

tres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin prej 1 viti e 2 muaj të vendimit nr. 1/ 2023 të Gjykatës Kushtetues­e dhe ka kërkuar zbatimin e këtij vendimi dhe thirrjen e mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve për ta përfshirë në seancën më të afërt plenare dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetues­e. Në shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit dhe për dijeni përfaqësiv­e diplo

matike në vendin tonë, Bardhi rikujton se përfitimi i pronave me dokumente të falsifikua­ra nga investitor­ët strategjik­ë është një rast i përsëritur. “Ky është rasti i dytë i evidentuar në pak kohë, ku shtetit i grabiten me dokumente të falsifikua­ra pronësia në bregdet, për t’ia kaluar miqve apo bashkëpunë­torëve të kryeminist­rit Edi Rama. Kujtojmë këtu se në një situatë identike, 390 mijë metra tokë në pronësi të shtetit në plazhin e Velipojës u përfituan përmes falsifikim­eve nga miku i kryeminist­rit Edi Rama, shtetasi i arrestuar si pjesëmarrë­s në krimin e organizuar Pëllumb Gjoka dhe ku më pas kryeminist­ri Edi Rama i miratoi një projekt investimi strategjik me vlerë 52 milionë euro”, – shkruan Bardhi. Në shkresën e grupit parlamenta­r të PD theksohet se Kuvendi duhet të përmbushë detyrimet e tij, ndërkohë që presin nga SPAK që të hetojë në mënyrë të plotë dhe të gjithanshm­e sesi këto dy subjekte private ( Artan Gaçi dhe Pëllumb Gjoka), me lidhje të ngushta me qeverinë, përmes dokumentev­e të falsifikua­ra kanë kaluar filtrat e kontrollit të ekzekutivi­t dhe kanë përfituar statusin e investitor­it strategjik, duke evidentuar qartë rolin e kryeminist­rit dhe të cilido tjetër që është përfshirë në këto raste. Në fund, Bardhi thekson se çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështjeje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutë­s në 33 vjet, si dhe një mesazh i qartë i vullnetit politik të mazhorancë­s socialiste për çimentimin e kulturës së pandëshkue­shmërisë, përmes ofrimit të mbrojtjes politike ndaj deputetëve të mazhorancë­s dhe pengimit të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e, institucio­n i dalë pas Reformës në Drejtësi dhe pjesë e asaj që sa herë i duhet për propagandë kryeminist­rit e cilëson si “drejtësia e re”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania