Italia hap tender për menaxhimin e qendravetëemigrantëvenëshëngjin
Kampet duhet të ngrihen brenda 20 majit. Përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e të huajve: Nëse dalin jashtë godinave, do kthehen pas
Në vendin tonë për të pritur emigrantët e marrëveshjes Rama- Meloni do të jenë tri ambiente.
Një material i Ministrisë së Brendshme të Italisë ka hedhur dritë mbi disa fakte konkrete, që lidhen me mënyrën se si do të organizohen këto qendra, ku tregohet se ka hapur edhe tenderë që lidhen me menaxhimim e strukturave pranë këtyre qendrave. Në lidhje me vendosjen në vendin tonë, pra në qendrat e përcaktuara tashmë janë hedhur në kontrata të drejtat dhe detyrat e emigrantëve që do të strehohen në vendin tonë. Madj e, aq i detajuar është gjithë operacioni sa janë përcaktuar edhe sa palë rroba do t’u vihen në dispozicion. Ministria e Brendshme e Italisë saktëson se qendrat e pritjes në Shqipëri mund të strehojnë deri në 1 mijë persona.
MEDIAT ITALIANE
Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e tri ambienteve të pritjes së emigrantëve që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në nëntor të 2023. Bëhet fjalë për një tender me të cilin shteti tashmë identifikon organizatat e përshtatshme për të menaxhuar strukturat, të cilave u kërkohet të paraqesin një ofertë deri më 28 mars. Ndërkohë është parashikuar që ambientet akomoduese të jenë gati deri më datën 20 maj, raportojnë mediat italiane.
Të tria strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsideruar të pambrojtur.
Një nga tri strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, rreth 70 kilometra në veri të Tiranës, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër. Një qendër do t’i kushtohet konstatimit të procedurave për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare dhe do të jetë në gjendje të akomodojë maksimumi 880 persona, ndërsa struktura e dytë është në fakt një qendër paraburgimi për riatdhesim ( CPR) me një kapacitet maksimal prej 144 personash. Sipas përmbajtjes së tenderit, që pason atë të tenderëve të tjerë pritës të publikuar në të kaluarën, obj ekti në portin e Shëngjinit do të ketë një klinikë mjekësore të dedikuar për kujdesin shëndetësor, dhoma me tre shtretër dhe dhoma me dy divanë. Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat: nëse e bëjnë, do të kthehen nga autoritetet shqiptare. Megjithatë, qendrat do të kenë mundësi të aksesojnë avokatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, të cilët synojnë të ofrojnë asistencë ligjore për azilkërkuesit, siç kërkohet nga legjislacioni italian, shqiptar dhe evropian. Mes ndërtimit, menaxhimit dhe pajisjet telekomunikative, dy strukturat do të kushtojnë pothuajse 69 milionë euro: “Duke pasur parasysh se rastet e ndërprerjes së energjisë janë të shpeshta, është e nevojshme të pajisen zonat me grupet e gjeneratorëve elektrikë” – thuhet në raportin teknik që shoqëron Protokollin. Duke pasur parasysh se rastet e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë të shpeshta, veçanërisht në muajt e verës, është e nevojshme të pajisen zonat me rezervuarë akumulimi; e gjithë zona nuk është e pajisur me kanalizim publik, prandaj për zbrazjen e ujërave të zeza është e nevojshme të ndërtohet një rezervuar akumulimi me kapacitet të përshtatshëm për të zbrazur periodikisht me autospurgo. Gjithashtu nevojitet lidhje për rrjetin telefonik dhe rrjetin internet.
Kampi i Gjadrit Kampi në Gjadër parashikohet të ketë tri dhoma për vizita ambulatore, dy dhoma me tre shtretër, një sallë operacioni, një laborator analizash, një dhomë me instrumente për radiografi dhe ekografi, një dhomë për vizita psikologjike dhe psikiatrike.
Një ekip mjekësh duhet të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi me aftësi kirurgjikale, një personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere instrumentale, një punonjës social, një teknik laboratori, një teknik radiologjie dhe një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji. Qeveria italiane është treguar specifike edhe në lidhje me veshjet që do t’u ofrohen refugjatëve. Parashikohet se atyre do t’u jepen pantallona, një këmishë, një bluzë, një palë pizhame, tre pantallona të shkurtra dhe tre palë çorape. Pritet vetëm një ndryshim mes veshjeve të ofruara për periudhën e dimrit dhe atë të verës. Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat. Nëse një gjë e tillë ndodh, ato do të kthehen nga autoritetet shqiptare.