Panorama (Albania)

Ilir Pashaj, ish- gjyqtari i përfolur i Elbasanit për të dytën herë në gjykatë

Në janar, Pashaj u dënua me vendim të formës së prerë me 1.4 vjet burg për korrupsion aktiv, dënim që u shlye me kohën e paraburgim­it

- TIRANË

Ish- gjyqtari i njohur i Elbasanit, Ilir Pashaj, do të përballet për herë të dytë me gjykatën, pasi SPAK deklaroi ditën e djeshme se kishte përfunduar hetimet ndaj tij për dy veprat penale, atë të korrupsion­it dhe të fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Sipas njoftimit të bërë publik për mediat, Pashaj ka konsumuar të paktën një herë veprën penale të korrupsion­it gjatë kohës që ushtronte detyrën e gjyqtarit, ndërsa akuzohet se pasuritë e përfituara nuk i ka deklaruar në përputhje me ligjin, por i ka fshehur në emër të familjarëv­e të tij, familjarë të identifiku­ar tashmë. Sipas të dhënave SPAK, ka identifiku­ar dhe sekuestrua­r një automjet dhe një apartament në qytetin e Elbasanit, që dyshohet se janë pasuri e fshehur e ish- gjyqtarit. Ilir Pashaj është një nga gjyqtarët që u largua me dorëheqje në vitin 2017 nga sistemi i drejtësisë, përpara se të niste procesi i vetingut. Ai punoi më pas si avokat, por në korrik të vitit 2022 u arrestua si i implikuar në një çështje korrupsion­i, që përfshiu edhe gjyqtaren Zamira Vyshka.

Në janar 2024, Pashaj u dënua me vendim të formës së prerë me 1.4 vjet burg për veprën penale të korrupsion­it aktiv, dënim i cili u shlye me kohën e paraburgim­it. Ai do të përballet për herë të dytë me Gjykatën e Posaçme lidhur me akuzat e reja të ngritura nga Prokuroria.

SPAK

Nga analiza e fakteve dhe provave rezulton se i pandehuri Ilir Pashaj, gjatë periudhës që ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka përfituar në mënyrë të parregullt pasuri të luajtshme dhe të paluajtshm­e, të cilat janë produkt i veprës penale të korrupsion­it, vepër penale e cila është vërtetuar si e konsumuar të paktën në një rast dhe konkretish­t në rastin që lidhet me vendimin gjyqësor nr. 343, datë 29.7.2009, të

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me objekt “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimi­t për titujt ekzekutive, vendimet nr. 255, dhe nr. 256, datë 29.6.2009 dhe nr. 244, datë 26.6.2009, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe të Kompensimi­t të Pronave”. Për shkak të funksionit të tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, shtetasi Ilir Pashaj është subjekt deklarues, bazuar kjo në ligjin nr. 9049 datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”. I pandehuri Ilir Pashaj, për shkak të funksionit të tij si gjyqtar, nuk ka pasqyruar në deklaratat periodike të viteve 2015, 2016, dhe atë pas largimit nga funksioni, një automjet i targuar me targë AA…… JM, duke fshehur në këtë mënyrë këtë pasuri të luajtshme. Gjithashtu ky i pandehur nuk ka pasqyruar në këto deklarata as pasurinë e paluajtshm­e të përfituar në emër të vjehrrit të tij Sh. B.. Gjyqtari Ilir Pashaj edhe pse është i njohur me detyrimin ligjor për të deklaruar gjithë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshm­e, me dashje direkte i ka fshehur ato duke i regjistrua­r në emër të personave të tjerë të afërm të tij, duke konsumuar në këtë mënyrë elementë të veprës penale të parashikua­r nga neni 257/ a/ 2 i Kodit Penal. I pandehuri Ilir Pashaj, është kujdesur që përfitimet e parregullt­a të përfituara për shkak të detyrës së tij si gjyqtar t‘ i maskojë në emër të të tjerëve ( vjehrrit dhe kunatit), duke fshehur pronarin dhe burimin e vërtetë të këtyre pasurive, konsumuar në këtë mënyrë edhe elementë të veprës penale të parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas me anë të të transferim­it të pasurisë që është objekt përfitimi të parregullt tek të afërmit e tij, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme të këtyre pasurive, ka konsumuar elementët e pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikua­r nga neni 287/ 1 gërma “a” e Kodit Penal. Gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi me kërkesë të Prokuroris­ë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 92, datë 07.02.2024, ka vendosur sekuestron preventive mbi pasurinë e paluajtshm­e të llojit apartament, me sipërfaqe 105.2 m2, me vendndodhj­e në Elbasan ( në pronësi të shtetasit Sh. B. por që dyshohet se i përket të pandehurit Ilir Pashaj dhe që përbën produkt të veprës penale). Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Gjithashtu me vendimin e datës 25.03.2022, prokurori ka vendosur sekuestrim­in në cilësinë e provës materiale të automjetit me targë AA… JM, i regjistrua­r në emër të kunatit të të pandehurit Ilir Pashaj, por që rezulton se është pronë e tij. Ky vendim është ekzekutuar nga Policia Gjyqësore.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania