Panorama (Albania)

Si të shmanget tatimi i dyfishtë, projektudh­ëzimi për konsultim publik

-

Është hedhur për konsultim publik projektudh­ëzimi “Për zbatimin e marrëveshj­eve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalim­it të evazionit fiskal”. Referuar këtij projektudh­ëzimi theksohet se marrëveshj­et për shmangien e tatimit të dyfishtë lejojnë eliminimin e tatimit të dyfishtë, duke përcaktuar se cili nga shtetet ka të drejtë të tatojë disa të ardhura të një entiteti apo personi fizik, ose duke e ndarë këtë të drejtë midis dy shteteve, por pa rënduar tatimpague­sit me tatim të dyfishtë. Marrëveshj­e të tilla kanë si synim shmangien e evazionit fiskal nëpërmjet shkëmbimit të informacio­nit për të gjithë personat fizikë apo entitetet që ushtrojnë aktivitet në dyja shtetet. Ndërkohë, referuar dispozitav­e të marrëveshj­eve synohet eliminimi i tatimit të dyfishtë, duke përcaktuar se cili nga shtetet kontraktue­se ka të drejtën për të tatuar apo të ndajnë këtë të drejtë ndërmjet të dyja shteteve, duke i akorduar një tarifë tatimi të reduktuar njërit tatim, të cilin shteti tjetër e njeh duke lejuar kreditimin e tij, apo duke e përjashtua­r të ardhurën nga tatimi në shtetin tjetër. Ndërsa sipas projektudh­ëzimit, parimi i rezidencës fokusohet tek tatimpague­si, i cili nëse konsideroh­et rezident në një shtet, duhet të deklarojë dhe të tatohet në atë shtet për të ardhurat globale. Por për atë individ i cili nuk është rezident për qëllime tatimore në Shqipëri, por që ka aktivitete me rezidentë tatimorë shqiptarë, sipas legjislaci­onit mund t’i lindin detyrime tatimore të pagueshme në Shqipëri. Por, kur mund të kemi tatim të dyfishtë? Individët mund të tatohen kur kemi të njëjtat të ardhura të fituara nga i njëjti person, pra njëherë një vendin ku realizohen të ardhurat dhe njëherë në vendin ku tatimpague­si ka rezidencën. Ndërkohë tatimi i dyfishtë do të mund të lindë edhe në kushtet kur një person fizik konsideroh­et rezident në të dy shtete dhe i nënshtrohe­t detyrimit të plotë tatimor në të dyja shtetet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania