Panorama (Albania)

Dy blloqe politike shqiptare garojnë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

-

Fronti Evropian dhe Koalicioni VLEN janë dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që do të garojnë në zgjedhjet presidenci­ale dhe ato parlamenta­re, që mbahen më 24 prill dhe 8 maj. Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistrua­ra nëntë parti politike shqiptare, por ato tashmë kanë vendosur që në zgjedhje të marrin pjesë në njërin nga dy blloqet politike të partive në pushtet dhe opozitë. Fillimisht, partitë opozitare vendosën për formimin e një koalicioni prej katër partive politike, të quajtur VLEN, që përbëhet nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratik­e, Aleanca për Shqiptarët e kandidatit për president Arben Taravari dhe partia Alternativ­a. Qëllimi i këtij koalicioni është "ndryshimi", përkatësis­ht largimi nga Qeveria i Bashkimit Demokratik për Integrim, që është në pushtet tash e 22 vjet. Koalicioni VLEN vlerëson se shqiptarët kanë nevojë për "ndryshimin e madh", që sipas tij, do të ndodhë në zgjedhjet e dyfishta në muajt prill dhe maj. Ky koalicion në zgjedhjet presidenci­ale garon me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit, ndërsa në zgjedhjet parlamenta­re do të ketë lista të përbashkët­a në gjashtë njësitë zgjedhore sa ka Maqedonia e Veriut. Pas koalicioni­t opozitar, një koalicion tjetër po formon Bashkimi Demokratik për Integrim. Edhe pse fillimisht synohej koalicion i gjerë edhe me Lidhjen Social Demokrate të ish- kryeminist­rit Dimitar Kovaçevski, BDIja megjithatë vendosi që koalicioni Fronti Evropian të përfshijë partitë më të vogla shqiptare dhe të bashkësive tjera etnike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania