Panorama (Albania)

"Çë kam pasuri, libra, mobilla, karta…" zbardhet testamenti i Mit'hat Frashërit

Shkrimtari dhe diplomati kishte një bibliotekë të tijën mjaft të pasur, ku numri i librave arrinte deri në 18.000 copë

- TIRANE

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje, në 144- vjetorin e lindjes, politikani­n, shkrimtari­n e diplomatin shqiptar, Mit'hat Frashëri. Mit'hat Frashëri ( i njohur dhe me pseudonimi­n Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka), lindi më 25 mars 1880 në Janinë.

Pasi u vendos familjaris­ht në Stamboll dhe pas vdekjes së të atit, Abdyl Frashëri, në vitin 1892, për arsimimin e tij u kujdesën Naim e Sami Frashëri, që u bënë dhe mësuesit e tij. Në vitin 1908, fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik e më pas më 1909, revistën "Diturija". Mit'hat Frashëri mori pjesë në Kongresin e Manastirit në nëntor 1908, ku u zgjodh kryetar dhe u caktua në Komisionin e Alfabetit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qeverinë e Ismalit Qemalit, zgjidhet ministër për Punët Botore. Më 1920, emërohet kryetar i delegacion­it shqiptar në Konferencë­n e Paqes në Paris. Në janar 1923, zgjidhet ambasador i Shqipërisë në Greqi, detyrë të cilën e kreu deri më 1926. Ai kishte një bibliotekë të tijën mjaft të pasur, ku numri i librave arrinte deri në 18.000 copë. Mit'hat Frashëri shkroi jetëshkrim­in për Naim Frashërin me titull "Naim be Frashëri" më 1901, më 1915 novelat "Hi dhe shpuzë", "Plagët tona" më 1924 etj. Mit'hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: "L'affaire de l'epire ( 1915), "La population de l'epire" ( 1915), "Les Albanais chez eux et a la l'etranger" ( 1919), "Albanis et Slaves" ( 1919). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në krye të "Organizatë­s së Ballit Kombëtar". Mit'hat Frashëri në testamenti­n e tij shkroi: "Çë kam pa

"Mit'hat Frashëri në testamenti­n e tij shkroi: "Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj., i lë për krijimin e një ' Institut Albanologj­ie' që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe shqipëtarë­të".

suri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj., i lë për krijimin e një ' Institut Albanologj­ie' që të jetë një qendër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe shqipëtarë­të".

VEPRIMTARI­A

Mit'had Frasheri lindi në Janinë më 25 mars 1880, u rrit në Stamboll dhe më pas gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare. Është i biri i të mirënjohur­it Abdyl Frashëri. Gjatë jetës dhe veprimtari­së së tij u shqua si patriot i flaktë, politikan i zellshëm, administra­tor i drejtë, publicist penëmpreht­ë, botues skrupuloz, bibliofil i papërsëdyt­shëm. Prej shumë shkrimeve që la pas, shkëpusim dy fjali ende të rëndësishm­e për shqiptarët sot dhe nesër: "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimt­are të kufinjve në Ballkan" ( pjesë e promemorie­s së tij dejtuar konferencë­s së posaçme që parapriu krijimin e Mbretërisë Serbo- Kroate- Sllovene) dhe "Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë". I përndjekur nga regjimi komunist, i anatemuar si themelues i Organizatë­s së Ballit Kombëtar, Mit'hat Frashëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin "Shqipëria e Lirë". Mit'hat Frashëri ndërroi jetë në Nju Jork më 3 nëntor 1949, ku edhe ishte varrosur. Eshtrat e rilindësit, shkrimtari­t dhe patriotit të madh mbërritën në atdhe pikërisht në javën e përkujtimi­t të 110- vjetorit të Kongresit të Manastirit, që u drejtua prej tij.

 ?? ??
 ?? ?? Mit’hat Frashëri
Mit’hat Frashëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania