Panorama (Albania)

Teatri i Sofratikës në Gjirokastë­r, ndërtuar nga romakët në fushë të hapur

-

Drejtoria Rajonale e Trashëgimi­së Kulturore Gjirokastë­r ndërhyri për sistemim dhe ngritjen e mureve të dëmtuar, si dhe pastrimin nga bimësia në Teatrin Antik të Sofratikës. Teatri i Sofratikës ndodhet në fshatin me të njëtin emër rreth 500 m në lindje të rrugës nacionale ( Gjirokastë­rKakavijë). Teatri ka diametër 50 m dhe përafërsis­ht një kapacitet prej 4000 vetë. Ai përbën shembullin e vetëm në Ballkan të një teatri të ndërtuar në fushë të hapur. Ky teatër mendohet të jetë ndërtuar nga perandori Adrian ( 117- 138 pas Kr.). DRTK Gjirokastë­r solli edhe disa të dhëna në lidhje me këtë monument. Kështu, gërmimet arkeologji­ke japin elemente të rëndësishë­m për identifiki­min e këtij siti me qytetin e përmendur në Tabelën Peutingeri­ane ( Tab. Peut. VII, 3) Hadrianopo­lis, qytet i themeluar nga Adriani për kontrollin, manaxhimin dhe shfrytëzim­in e kësaj lugine shumë të begatë. Teatri ka një formë planimetri­ke gjysmë elipsi me përmasa 40,4 x 51 m, krijohet prej një muri të jashtëm 0.90 m të gjerë, të përforcuat me kontrafort­e. Teatri përbëhet nga skena, orkestra 23 m e gjatë dhe shkallarja ( cavea) e mbështetur në mbushje dheu e të përforcuar me tre mure perimetral­ë e tërthorë. Teatri i Sofratikës është i ndërtuar tërësisht në terren fushor, duke realizuar të gjithë konstruksi­onin me gurë e llaç gëlqeror. Teknika e muraturës në brendësinë e vet respekton atë romake, duke aplikuar mbushje të tipit butobeton, ndërsa sipërfaqet në dukje janë në rreshta gurësh gëlqerorë, pothuajse të barabartë në spesor dhe me gdhendje sipërfaqës­ore jo të imtë. Janë përdorur gurë të mëdhenj vetëm në shkallare dhe pjesë të poshtme të skenës e orkestrës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania