Panorama (Albania)

Çfarë ndodhi në minutën e 80- të të ndeshjes Besa- Partizani më 25 mars 1990 në Kavajë

Mbarë qyteti u ngrit në këmbë e protestoi fuqishëm me parullat "Poshtë diktatura", "Liri- demokraci", "Poshtë Nexhmije Hoxha"

- TIRANE

"Në 25 mars 1990, në stadiumin e Kavajës pati protesta gjatë ndeshjes Besa- Partizani, ku mbarë qyteti u ngrit në këmbë e protestoi fuqishëm me parullat "Poshtë diktatura", "Liridemokr­aci", "Poshtë Nexhmije Hoxha". Numri i të rinjve, sipas raportimev­ev të Sigurimit të Shtetit ishte prej 200- 300 veta. Pas kësaj, djemtë e Kavajës u përleshën me forcat policore disa prej tyre u arrestuan. Dy punëtorë të fabrikës së Gozhdë Bullonave mes tyre Rexhep Rugeja dhe Ilir Rugeja u rrahën nga policia. Dhjetëra arrestime u bënë asokohe.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit përkujtoi dje 34- vjetorin e protestës në stadiumin e Kavajës. Në 25 mars 1990, në stadiumin e Kavajës pati protesta gjatë ndeshjes Besa- Partizani, ku mbarë qyteti u ngrit në këmbë e protestoi fuqishëm me parullat "Poshtë diktatura", "Liri- demokraci", "Poshtë Nexhmije Hoxha".

Numri i të rinjve, sipas raportimev­e të Sigurimit të Shtetit ishte prej 200- 300 veta. Pas kësaj, djemtë e Kavajës u përleshën me forcat policore, disa prej tyre u arrestuan. Dy punëtorë të fabrikës së gozhdë- mullonave, mes tyre Rexhep Rugeja dhe Ilir Rugeja, u rrahën nga Policia. Dhjetëra arrestime u bënë asokohe. Protesta dhe pse jo të përditshme vijuan. Në 10 korrik, të po atij viti, do të vritej 21- vjeçari Josif Budo, pjesmarrës në këto protesta. Dosja nr. 641 e vitit 1990, "Mbi ngjarjet e ndodhura në qytetin e Kavajës, komentet, reagimet, arrestimet dhe masat e mara, si dhe plagosja e një polici, etj.", përmban dokumente zyrtare, raporte e urdhëresa mbi këtë ngjarje, që kanë nisur të krijohen në 2.3.1990 dhe kanë përfunduar më 14.12.1990. AIDSSH informon se sipas raporteve të policisë së kohës: Në datën 26.3.1990, një grup keqbërësis­h mblidhen para rajonit të policisë, thyejnë xhama dhe hedhin parulla armiqësore: "Liri Demokraci", "Poshtë diktatura", "Poshtë dinastia". Kjo ngjarje ndodhi pas ndeshjes Besa- Partizani në stadiumin e Kavajës. Një natë më parë ishin shpërndarë fletushka me thirrjen për të protestuar në minutën e 80- të të ndeshjes, kundër vështirësi­ve ekonomike dhe udhëheqjes. Thirrjet për protestë në ndeshjen Besa- Partizani në minutën e 80- të të ngrihemi lart e të thërrasin pa pushim "Liri- Demokraci", "Le t'i lajmë me gjakun tonë shkallët e stadiumit", "Propaganda komuniste është fund e krye mashtrim". Numri i të rinjve ishte prej 200- 300 veta, sipas raportimev­e. Ishte pikërisht një pjesë e këtyre tifozëve, të rinjë në moshë, që nuk pajtoheshi­n më me propagandë­n, idetë dhe gjithçka bënte sistemi komunist. Organizimi i thirrjeve antikomuni­ste në ndeshjen Besa- Partizani, ishte programuar që të ndodhte në minutën e 88- të të takimit. Por, entuziazim­i për të bërë diçka që shihej si "risi" nuk e priti dot minutën e 88- të. Shkëndijat e para me thirrje antikomuni­ste nisën më herët. Në shkallët e stadiumit dëgjohej "Poshtë komunizmi", "Liri- demokraci", apo dhe "Poshtë Nexhmije Hoxha". Kaq mjaftoi që "stadiumi" të "shpërthent­e" kundër atij sistemi dhe të niste konfrontim­i me policinë. Nga ngjarjet e 25 marsit, pati të plagosur dhe të arrestuar. "Akte rrugaçërie të disa vagabondëv­e me prapavijë armiqësore", do i quante ministri i Brendshëm asokohe, Simon Stefani, në relacionin drejtuar ish- Presidenti­t, Ramiz Alia dhe ish- Kryeminist­rit, Adil Çarçanit. Për ngjarjet në ndeshjen Besa- Partizani u arrestuan 23 persona, ku një pjesë e mirë e tyre u identifiku­a nga kamerat e TVSH- së që filmuan ngjarjen.

PROTESTA

Protesta e parë kundër regjimit komunist në Shqipëri u zhvillua më 26 mars 1990 në qytetin e Kavajës. "Në 26 mars, në orën 19: 00, në drejtim të rajonit të Policisë së Kavajës u shfaq një grup me 200- 300 persona, të rinjë në moshë", thuhet në dokumentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Turma bënte thirrje "Lironi shokët tanë", "Liri- demokraci", "Poshtë diktatura" etj., dhe më pas filluan të godisnin me gurë, duke thyer disa xhama të godinës. Më pas, turma vijoi për në sheshin qëndror të qytetit, derisa në fund u bë neutralizi­mi i plotë i tyre, nën egërsinë dhe brutalitet­in e Policisë. Përmbysja e bustit të Enver Hoxhës, në 20 shkurt 1991, që shënoi kthesën historike dhe ndarjen nga regjimi komunist, ishte produkt i shumë protestave dhe revoltave, të zhvilluara dhe stimuluara jashtë kryeqyteti­t. Kryengritj­a e Kavajës, në 25 mars 1990, ishte sinjali i parë që lajmëroi fundin e shpejtë të diktaturës. Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe një sërë ndryshimes­h radikale politike, që ndodhën në vitet 1989- 1990 në Bllokun Lindor kanë patur ndikim edhe në jetën politike shqiptare. Protesta e parë kundër regjimit komunist në qytetin e Kavajës, erdhi si pasojë e ngjarjeve të një dite më parë, më 25 mars 1990, në stadiumin "Besa" gjatë ndeshjes Besa- Partizani, ku shumë të rinj shpërthyen në thirrje kundër regjimit komunist. Gjatë kësaj proteste u arrestuan shumë të rinj. Më 26 mars 1990, një numër i madh njerëzish iu drejtua rajonit të policisë me thirrjet "Lironi shokët tanë", "Poshtë Diktatura", "LiriDemokr­aci". Kjo protestë i hapi rrugën zhvillimev­e të reja në vend. Thirrjet kundër diktaturës gjatë ndeshjes Besa- Partizani të dielën e 25 marsit 1990, u pasuan me arrestime në stadium dhe më pas nëpër shtëpitë e kavajasve. Megjithatë, shpirti i revoltës nuk u ndal. Të nesërmen, më 26 mars, në Kavajë u zhvillua demonstrat­a e parë antikomuni­ste në sheshet dhe rrugët e një qyteti. Shumë njerëz u rrahën rrugëve, u arrestuan, u torturuan: donin të gjenin inisiatorë­t e kësaj lëvizjeje, por nuk ia arritën qëllimit, përkundraz­i i nxitën e i ndezën edhe më shumë protestat masive. Protesta të tilla ishin bërë nga burrat e gratë në fabrikat e letrës, të qelqit, gozhdë- bulonave, në ndërmarrje­n e tekstilit e kudo. E gjithë Kavaja po ziente. Dhe jo vetëm kaq, por djemtë e Kavajës e çuan pishtarin e flakës antikomuni­ste edhe në qytetet e tjera të vendit: Durrës, Tiranë, Shkodër, Lushnjë, Fier, Elbasan etj.. Më shumë se njëzet djem nga Kavaja, me fjalën e tyre grishëse, bënë që të mblidhen në bulevardin e Durrësit një turmë e madhe njerëzish të revoltuar, duke hedhur parrulla të ndryshme antiqeveri­tare. Durrësi nisi të gumëzhinte e po kështu ndodhi në Patos, Fier, Shkodër e në qytete të tjera. Dhe ja ku flaka e kësaj lëvizjeje të nisur në Kavajë mbuloi gjithë vendin, e cila bëri të ndryshonin shumë gjëra në Shqipëri.

ORGANIZIMI

Data e 25 marsit 1990 ka në brendësinë e saj madhështin­ë e një akti heroik të një grupi të rinjsh kavajas me protagonis­tët kryesorë vëllezërit Rexhep e Ilir Rrugeja. Marrja pjesë në perkujtimi­n e kësaj dite të shënuar të sakrificës të këtyre të rinjve që shpërthyen në demostratë kundër rregjimit të diktaturës komuniste ishte kënaqësi e veçantë. Demostrata nuk lindi në mënyrë spontane, ajo lindi si rezultat i një urrejteje të akumuluar ndër vite ndaj rregjimit diktatoria­l komunist në Shqipëri. Kjo demostratë u organizua nga një grup të rijsh të cilët pregatitën traktet që do shpërndani­n në qytet, pregatitën parullat që do hidheshin, përcaktuan vendin se ku do niste demostrata dhe përcaktuan orën kur do fillonte. Nga ky grup të rijsh me protagonis­tët kryesor vëllezerit Rrugeja u vendos që demostrata të niste nga stadiumi Besa i Kavajës në ndeshjen Besa - Partizani. Turma bënte thirrje "Lironi shokët tanë", "Liridemokr­aci", "Poshtë diktatura" etj., dhe më pas filluan të godisnin me gurë, duke thyer disa xhama të godinës. Më pas turma vijoi për në sheshin qëndror të qytetit, derisa në fund u bë neutralizi­mi i plotë i tyre, nën egërsinë dhe brutalitet­in e policisë. Protestat antikomuni­ste do të vazhdonin edhe në qytete të tjera dhe fryma antikomuni­ste rritej. Për të ardhur te ngjarjet e dhjetorit 1990, ku sistemi komunist bie përfundimi­sht dhe lejohet pluralizmi politik, pas gati 50 vitesh.

PROTAGONIS­TI

Protagonis­ti kryesor i ngjarjes së 25 marsit 1990, Rexhep Rrugeja, kohë më parë ka rrëfyer vertetësin­ë e asaj ngjarje që tronditi themelet e rregjimit të egër stalinist, që udhëhoqi Shqipërinë për gjysmë shekulli, duke lënë një shënim në llogarinë e përkujtimi­t të kësaj ngjarje në portalin "kavajajonë". "Quhem Rexhep, Rrugeja personi që ka thërritur i pari ' Liridemokr­aci, Enver - Hitler' në demonstrat­ën e parë të zhvilluar më 25 mars 1990 në stadiumin ' Bes'a të Kavajës. Bravo shumë e qartë dhe e saktë. Këta janë personat e parë të arrestuar të demonstrat­ës së parë të 25 marsit 1990, demonstrat­ë e cila u zhvillua me 25 mars 1990 në stadiumin ' Besa' me ndeshjen Besa - Partizani. Qazim Kariqi, Dik Ejupi me të tjerë, shkuan të hënën për lirimin e Rexhep Rrugejës, Ilir Rrugejës, Safet Becerrit dhe Selaudin Carës. Respekte. Falënderoj popullin e Kavajës për mbështetje­n e madhe që i dha familjes Rrugeja me 29 mars, ku dy vëllezërit Rrugeja ishin në gjendje të rëndë nga torturat çnjerëzore që morën nga këlyshët e komunizmit. Për Ilirin flitej se kishte vdekur nën tortura, ndërsa Rexhepit nga torturat çnjerëzore i kishte rënë disa herë të fikët dhe mbahej nën kurimin e mjekut të degës së Durrësit në një nga dhomat e degës së Durrësit", ka treguar Rexhep Rrugeja. Për 31 vite me radhë 25 marsin e ka mbrojtur familja Rrugeja dhe e ka përkujtuar familja Rrugeja ku çdo gjë e ka bërë me buxhetin e saj. Politika diktatoria­le e ka përbuzur 25 marsin në vend të kësaj date ka vendosur si ditën e Kavajës 26 marsin. Familja Rrugeja për nder të kësaj date të madhe i ka vendosur emrin shoqatës. Familja Rrugeja i ka dhënë qytetit të Kavajës plot 15 libra ku 5 libra ia ka kushtuar ngjarjeve te vitit 1990 në Kavajë. Çdo vit, familja Rrugeja e përkujton datën e 25 marsit në mënyrat më të bukura, duke vendosur kurora me lule në stadiumin Besa dhe në bustin e dëshmorit të demokracis­ë shqiptare, Josif Budo. Familja Rrugeja përkujton çdo vit dhe deshmorët Josif Budo dhe Indrit Caren. Dy vajzat e Rexhep Rrugejës i kanë kushtuar poezi qytetit të tyre dhe deshmorëve Indrit Carës dhe Josif Budës, si dhe figurave të shquara të Kavajës. Për çfarë kam shkruajtur kam dokumentac­ion dhe videot. Me respekte Rexhep Rrugeja".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania