Panorama (Albania)

Romeo dhe Heidi vijojnë përplasjet: Më ke hedhur poshtë, sot s'më flet me gojë

-

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi i dhanë fund lidhjes së tyre në shtëpinë e "Big Brother Vip", por duket se debatet mes tyre vazhdojnë. Një vendim i Heidit, që nxori në nominim Vesa Smolicën, e cila u eliminua nga "Big Brother Vip", ka shkaktuar zemërim te Romeo Veshaj, i cili i kërkoi llogari ish- partneres. Por, kjo e fundit është shprehur se kjo ishte një zgjedhje e saj duke iu drejtuar Romeos "gjithmonë më ke hedhur poshtë". Ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke i thënë "të kanë shpërlarë". Ndonëse prej disa javësh janë ndarë, Heidi Baçi ka akoma ndjenja për Romeo Veshaj. Teksa shikonte aktorin, banorja i tha Ilnisës se do kishte shumë dëshirë që ta përqafonte Romeon. "Atij i ka rënë bateria", i tha gazetarja duke qeshur, megjithëse Heidi tregoi se e ka marrë shumë malli për Romeon. Po duket se raportet mes ish- çiftit sot janë më të ftohta se kurrë, duke akuzuar njëri- tjetrin.

PJESË NGA DEBATI:

Më ke hedhur poshtë 100 herë. Problemati­kat ishin, pse të mos bëja një gjë siç doja vetë. Pse të mos bëja një nominim me njerëzit që doja unë, për qejfin tim, çfarë ndjej unë më shumë? Për çfarë duhet të të flas unë ty, nuk me jep asnjë argument, përveç "kështu e ndjeva"!

Romeo: Kur të kam hedhur poshtë?

Heidi: Gjithmonë, jam mësuar. Por, jam budallaqe që ta kam toleruar deri tani!

Romeo: Kur më ke toleruar?

Heidi: Më ke hedhur poshtë 100 herë. Problemati­kat ishin, pse të mos bëja një gjë siç doja vetë. Pse të mos bëja një nominim me njerëzit që doja unë, për qejfin tim, çfarë ndjej unë më shumë?

Romeo: Nuk është qejf! Ty të kanë shpëlarë këtu.

Heidi: As nuk më flet më…

Romeo: Për çfarë duhet të të flas unë ty, nuk me jep asnjë argument, përveç "kështu e ndjeva"!

Heidi: Ti do që të gërricesh…

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania