Panorama (Albania)

Konseisao sherr me kryebashki­akun: Më sulmoi dhe kërcënoi me jetë

-

Trajneri i Portos, Serxho Konseisao është detyruar të mohojë se ka sulmuar dhe kërcënuar se do të vrasë një kryebashki­akun e qytetit gjatë një turneu futbolli për fëmijë. Turneu i të rinjve "Copa Gafanote" u mbajt në qytetin port spanjoll të Huelvas dhe pa Seviljen dhe Porton në finale. Manuel Barroso, kryebashki­aku i Huelvas, pretendon se ishte informuar se arbitri i finales po sulmohej në fushë. Barroso tha në radio: "Unë vrapova për ta mbështetur, ai ishte gati të hynte në tunel. Para se të hynte, njëri prej tyre e goditi me shuplakë. Unë qëndrova në mes, duke shërbyer si mburojë, duke pyetur se kush ishin ata të kërcyen në fushë, se nuk mund të shkelnin në bar kështu. Me një qëndrim grotesk dhe arrogant ata më thanë ' nuk e di se me kë po flet'. Unë u identifiko­va si kryebashki­aku i Kartajas dhe i thashë: ' Më fal, nuk ke pse të kërcesh këtu, nuk ke pse të kërcesh apo të sulmosh askënd'. Më pas filluan të më fyejnë, të mos më respektojn­ë. Më shtyjnë, më kapin për qafe dhe unë përpiqem t'i rezistoj, duke i shtyrë derisa të mbërrijnë autoritete­t, Garda Civile". Barroso më pas pretendoi se ishte trajneri i Portos, Konseisao, ai që ishte në qendër të debatit. "Më vonë mësova se ai ishte trajner i ekipit të parë të FC Portos. I thashë pasi e zbulova: ' A nuk të vjen turp që si lider i këtij klubi nuk më respekton dhe madje më sulmon?', por më pas ai vazhdoi të mos më respektont­e dhe madje më kërcënoi se do të më vriste". Sipas gazetës "A Bola", Konseisao mohon akuzën e Barrosos se e ka sulmuar dhe kërcënuar. Por trajneri portugez konfirmoi se ai ishte i pranishëm në ndeshje, pasi djali i tij Moises luan për një skuadër të të rinjve të Portos. Gazeta "Record" gjithashtu thotë se Konseisao po planifikon të padisë Barroson për akuza të rreme. Konseisao e ka akuzuar gjithashtu kryebashki­akun Barroso se e ka nisur sherrin pasi ai sulmoi djalin e tij. Pak ditë më parë Konseisao akuzoi trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta se i ofendoi nënën që nuk jeton më gjatë përplasjes në 1/ 8- at e Ligës së Kampioneve në "Emirates", akuzë që Arsenali e mohoi. Ish- mesfushori portugez ka pasur përplasje në të shkuarën edhe me trajnerin e Mançester Sitit, Pep Guardiola dhe Tomas Tuhel, kur gjermani ishte në krye të Çelsit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania