Panorama (Albania)

Garanci për votën, PD: Si do e arrijmë qeverinë teknike

“Berisha, sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim” Deputeti Gjekmarkaj: Do të bëhet duke nxitur shoqërinë të ushtrojë presion dhe me mirëkuptim­in e faktorit ndërkombët­ar

- VALENTINA MADANI

Pas uljes së tensioneve me mazhorancë­n në Kuvend duke shkëmbyer bllokimin e seancave me ngritjen e dy komisionev­e hetimore parlamenta­re, opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike si garante të votës së lirë.

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, nënvizoi dje se ka shumë rëndësi krijimi i një qeverie teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, gjë që sipas tij, do të arrihet duke e nxitur shoqërinë të ushtrojë presion dhe me mirëkuptim­in e faktorit ndërkombët­ar. Deputeti dhe njëherazi nënkryetar­i i “Rithemelim­it” të PD- së, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në studion e “News 24” komentoi dje situatën politike në vend dhe atë brenda opozitës. Gjekmarkaj u shpreh se çështja e vulës dhe logos së PD- së po mbahet peng nga gjykata, e cila sipas tij, duhet të jepte vendimin prej kohësh, pasi kjo situatë favorizon vetëm mazhorancë­n. Sa i përket aksionit disamujor të opozitës, Gjekmarkaj tha se ai përfundoi me zgjidhjen e kërkesave të pakicës parlamenta­re si edhe me njohjen e “opozitës së vërtetë” nga aleatët ndërkombët­arë. Ai komentoi edhe arrestin në shtëpi të ishkryemin­istrit Sali Berisha, duke thënë se ai është i vetmi politikan në Evropë sot, që mbahet nën arrest pa akuzë dhe pa dënim. Duke u ndalur te komisionet parlamenta­re hetimore, Gjekmarkaj theksoi se opozita është vendosur aty për të bërë transparen­cë për aferat, që do të hetohen dhe se nga pikëpamja morale, ajo do të jetë një betejë e fituar për opozitën. Sa i takon Reformës Zgjedhore, deputeti tha se duhet që ajo të reflektojë gjithë vërejtjet e OSBE/ ODIHR përgjatë viteve, ndërsa nënvizoi se ka shumë rëndësi krijimi i një qeverie teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, gjë që sipas tij, do të arrihet duke nxitur shoqërinë të ushtrojë presion dhe me mirëkuptim­in e faktorit ndërkombët­ar. “Në momentet e para mendoj se gjykata ka pasur vështirësi dhe është dashur një periudhë qartësie. Kur gjërat u bënë të qarta nuk besoj se kjo sagë duhet të vijojë pafund dhe nuk duhet vetëm paanësi, por dashuri për vendin në mënyrë që opozita të mos mbetet peng, pasi ne duhet të përballemi me qeverinë e Edi

Ramës. Bonuset e këtij pengu i mban mazhoranca dhe qeveria në një kohë kur gjykata duhet të jepte vendimin prej kohësh. PD duhet të kthehet plotësisht brenda kornizës së saj ligjore dhe t’u përgjigjet qytetarëve dhe mbështetës­ve. Unë kam qenë nënkryetar i PD- së dhe dhashë dorëheqjen për të hapur rrugë që PD të kthehet te bashkimi. E bëra si akt përgjegjës­ie dhe e pranova sërish pozicionin e nënkryetar­it si akt përgjegjës­ie dhe shans për t’u ri ngritur dhe për t’u përballur me Edi Ramën dhëmbë për dhëmbë e sy për sy. Në optikën time, aksioni opozitar ka qenë 5 muaj rezistence të paepur dhe dinjitoze, e shëndetshm­e për demokracin­ë. Këto protesta sollën zgjidhjen e kërkesave të opozitës. Opozita u përball me një rezistencë disa mujore të pazakontë, por konsis

tente dhe e gatshme të vazhdonte deri në limite, e detyruam qeverinë të tërhiqej dhe Parlamenti të kthehej në shinat e Kushtetutë­s, së bashku me ndërkombët­arët. Kjo është e mira e kësaj proteste, ndërkombët­arët njohën opozitën e vërtetë dhe përpjekjen tonë për rikthimin e rregullit në parlament. Mjafton që të ndizni televizori­n për të parë cila është opozita e vërtetë. Janë numrat, ato që vendosin dhe që kanë caktuar qartë kush është opozita shqiptare. Sali Berisha është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim. Secili mund t’i bëjë pyetje vetes si mund të konsideroh­et arrestimi i tij, kur Kushtetua e mbron deputetin nga çdo vendim gjykatash pa miratim Kuvendi. Kjo ndodhi me Berishën dhe Kuvendi certifikoi atë që gjykata bëri gabim.

Berisha është kryetari i PD, ne jemi bashkuar me diversitet, ku na bashkon historia e PD- së. Komisionet hetimore do të bëjnë transparen­cë, opozita është aty për të bërë transparen­cë për 200 milionë eurot e sterilizim­it dhe dritëhijev­e të tjera. Nëse Parlamenti nuk e voton raportin, në fund dilet me dy raporte dhe është çështje vullneti e mazhorancë­s për

të ruajtur eksponentë­t e saj. Beteja e opozitës do të jetë e fortë dhe nga pikëpamja morale do jetë betejë e fituar. Sa i përket Reformës Zgjedhore, do doja që ajo të reflektont­e vërejtjet e OSBE që shtohet pas çdo procesi zgjedhor që mazhoranca e Edi Ramës ka bërë këto vite. PD duhet të punojë për të futur në Kushtetutë qeverinë teknike para zgjedhjeve, ku

besimi mes palëve është masakruar pas përdorimit të krimit për të mundur opozitën. Shqipëria e ka jetike këtë. Nuk do ta arrijmë me luftë, por do kontribuoj­më që shoqëria të bëjë presion dhe të kërkojmë kuptim nga aleatët ndërkombët­are për të arritur një qeveri teknike, jo vetëm për këto zgjedhje, por në fundin e çdo mandati”, - u shpreh ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania