Panorama (Albania)

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: PS po injoron vendimin e Kushtetues­es

“Bashkëshor­ti u bë investitor strategjik”, opozita: Po i jepet sinjal politik SPAK- ut që të mos hetojë deputeten Olta Xhaçka

- VALENTINA MADANI

Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për mandatin e Olta Xhaçkës përplasi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kreun e grupit parlamenta­r të PD, Gazment Bardhin.

Pasi kryetarja e Kuvendit i ktheu përgjigje për arsyet e moszbatimi­t të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, reagoi sërish dje kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e të ‘ Rithemelim­it’. Në shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kreu i grupit parlamenta­r demokrat shprehet se është deformuar qëndrimi i Këshillit të Legjislaci­onit dhe se nuk ka asnjë adresim prej tij të asnjë çështjeje për shqyrtim Këshillit për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin. Bardhi kujton se Këshilli për Legjislaci­onin nuk është organ vendimmarr­ës, por këshillimo­r. “Duke qenë se Këshilli i Legjislaci­onit në raportin që i ka paraqitur kryetares së Kuvendit, ka prezantuar dy qëndrime, atëherë kjo çështje duhet të diskutohet në Konferencë­n e Kryetarëve, si struktura përgjegjës­e parlamenta­re për organizimi­n e punës së organeve brenda Kuvendit”, – shkruan Bardhi. Më tej, kryetari i grupit parlamenta­r të PD- së thekson se, “nëse nga ana juaj si kryetare e Kuvendit është përkrahur këshilla e 5 anëtarëve të mazhorancë­s, për të zvarritur këtë çështje, atëherë j u keni pasur detyrimin kushtetues dhe ligjor që çështjen ta transferon­it menjëherë për shqyrtim pranë Këshillit për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin dhe të thërrisnit mbledhjen e këtij Këshilli. Është fakt,

“PS- ja duhet të heqë menjëherë dorë nga precedenti i rrezikshëm i injorimit të vendimeve të GJK, sepse kjo minon demokracin­ë dhe parimet e shtetit ligjor. Pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, po të mbahen në konsiderat­ë rrethanat e çështjes, krijon bindjen e plotë në opinionin publik se përmes veprimeve konkrete mazhoranca juaj po pengon drejtësinë në përmbushje­n e rolit të vet kushtetues, duke i ofruar mbrojtje politike të papreceden­të një deputeti të mazhorancë­s”.

që për 1 vit e 2 muaj, si dhe veçanërish­t që nga korriku 2023 ku ka përfunduar puna e Këshillit të Legjislaci­onit, ju nuk keni ndjekur asnjërën nga procedurat e mësipërme”, – thuhet në letrën zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit. Gazment Bardhi i sjellë në vëmendje Kryetares së Kuvendit se vendimet e Gjykatës Kushtetues­e j anë të detyrueshm­e për zbatim dhe nga ky detyrim kushtetues e ligjor nuk bën përjashtim as Kuvendi dhe as kryetari i Kuvendit. Ai i kujton, duke e paralajmër­uar, se sipas ligjit për Gjykatën Kushtetues­e “Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimi­t të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e dënohet sipas dispozitav­e përkatëse të Kodit Penal”, duke iu referuar kështu neneve 320 dhe 320/ a të Kodit Penal. Bardhi i kërkon Nikollës që të zgjedh nëse duhet të thërras mbledhjen e Konferencë­s së Kryetarëve ose të Këshillit të Rregullore­s, Mandateve dhe Imunitetit, por pa asnjë vonesë të mëtejshme. “Mazhoranca socialiste duhet të heq menjëherë dorë nga precedenti i rrezikshëm i injorimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e, sepse kjo minon demokracin­ë dhe parimet e shtetit ligjor. Pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, po të mbahen në konsiderat­ë rrethanat e çështjes, krij on bindjen e plotë në opinionin publik se përmes veprimeve konkrete mazhoranca juaj po pengon drejtësinë në përmbushje­n e rolit të vet kushtetues, duke i ofruar mbrojtje politike të papreceden­të një deputeti të mazhorancë­s. Në vlerësimin tonë, ky është një sinjal politik edhe për SPAK që të mos hetojë deputeten e mazhorancë­s dhe familjarët e saj, për implikimin e mundshëm në tjetërsimi­n e paligjshëm të pronave publike, apo të mos hetojë autoritete­t përgjegjës­e, përfshirë kryeminist­rin Edi Rama, që në shkelje të ligjit dhe me dokumente të falsifikua­ra i kanë dhënë familjes së deputetes Xhaçka statusin e investitor­it strategjik dhe benefitet ligjore e financiare që vijnë nga ky status”, – përfundon letra e kryetarit të grupit parlamenta­r të PD- së, Gazment Bardhi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania