Panorama (Albania)

Kontrata e vrasjes, i penduari: Kasandër Noga dha 100 mijë euro

Nipat e Hasanbelli­ve dëshmuan se si janë ndjekur nga autorët: Daja Erjon ishte në lokalin ku ndodhi masakra një ditë para ngjarjes

- KLODIANA LALA

Atentati i 4 janarit të dy vjetëve ëmë parë në një kafene në “Don Bosko” është një nga masakrat më të pabesa, që dora e zezë e vrasësve ka kryer në vitet e fundit në kryeqytet.

Një krim që më pas u hapi rrugë edhe shumë të tjerëve të ngjashëm, ku plumbat jo vetëm morën jetë të pafajshme, por nuk kursyen as fëmijët dhe gratë, që t nuk kishin asnjë lidhje direkte apo indirekte me shënjestra­t e vërteta të atentatit. Kështu duket të jetë edhe ajo që sot njihet si masakra e “Don Boskos”, ngjarje kriminale, e cila ka marrë emrin nga veta zona ku ndodhi krimi. Nga ngjarja humbi jetën një i ri i pafajshëm, i identifiku­ar si Erjon Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë, tre nga të cilët ishin me të në tavolinë. Grupet e interesuar­a kriminale jo vetëm ngatërruan objektivin, por treguan të gjithë ashpërsinë, duke mos kursyer askënd në arritjen e qëllimit për të eliminuar fokusin e tyre, pavarësish­t se me kë do të ishte i ulur ky subjekt në tavolinë. Për ngjarjen, personi i vetëm i arrestuar është Kasandër Noga, një personazh i rëndësishë­m i krimit në 30 vitet e fundit në Shqipëri, i përfshirë në shumë vrasje, por që rivali i tij deri në vdekje, mesa duket do të ishte Geron Hasanbelli, të cilit ai ishte vënë në ndjekje këmba këmbës.

DOSJA HETIMORE

Për herë të parë emisioni ‘ Në shënjestër’ do të përpiqet edhe njëherë nëpërmjet fakteve të reja: “Më datë 4 janar 2022, rreth orës 16: 10, në vendin e quajtur rruga ‘ Don Bosko’, në Tiranë, persona të panjohur të cilët ishin në lëvizje dhe qarkulloni­n me automjetin e markës ‘ Mercedez Benz’, me ngjyrë të zezë, me targa AA 125 UK kanë hapur zjarr me armë në drejtim të Bar Kafe ‘ Focus’, në pronësi të shtetasit Elenian Adushaj. Ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen Erjon Çela, si dhe janë plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj”, - thuhet në dosje.

Ai që u bë i penduari i parë i kësaj ngjarje dhe rrëfeu planin për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, ishte Indrit Beqiraj. Ai i tregoi para grupit hetues se ai dhe vëllai i tij Gentjani, ishin paguar nga Kasandër Noga, nëpërmjet nipit të tij Kevin Zeneli ( Suçi) për të vrarë fillimisht shtetasin Geron Hasanbelli dhe në mungesë të tij vëllain Erjonin, ose nipat e tyre. Rrëfimi i Indrit Beqiraj, lidhur mbi masakrën e ‘ Don Boskos’ dhe përfshirje­n në këtë krim të Kasandër Nogës, erdhi pas një tjetër ngjarje, ku Indriti dhe vëllai i tij Gentjani ishin marrë peng nga një tjetër personazh i rëndësishë­m i krimit në Durrës, për të cilin ata ishin paguar për ta ndjekur nga pas dhe për ta vrarë, kundrejt pagesës. Ashtu sikur ishin rekrutuar edhe për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, po kundrejt pagesës, nga Kasandër Noga dhe nipi i tij Kevin Zeneli ( Suçi). “Më datë 2 tetor 2022, Prokuroria Durrës ka registruar procedimin në kuadrin e grupit të strukturua­r kriminal, në ngarkim të disa shtetasve ndër të cilët edhe Gentjan dhe Indrit Beqiraj dhe Kevin Zeneli ( Suçi). Ku vëllezërit Beqiraj, kanë dhënë detaje me interes, në lidhe me ngjarjen e ndodhur më datë 4 janar 2022, në bar kafe ‘ Focus’, në lagjen ‘ Don Bosko’, në Tiranë”, thuhet në dosje. Sipas vëllezërve Beqiraj, personi i parë që i kishte kontaktuar për të vrarë Geron Hasanbelli, ishte Ilirian Feçi, i cili i kishte ofruar 100 mijë euro për ta kryer këtë vrasje, të cilën sipas tij e kërkonte me çdo kusht Kasandër Noga. Por ndërsa vëllezërit Beqiraj, nuk kishin mundur ta kryenin këtë vrasje, një ditë ata shikojnë në televizor, se puna që kishin marrë përsipër, ishte kryer nga një tjetër grup kriminal. Por, në vend të objektivit të vërtetë të atentatit, ishin vrarë persona të tjerë të pafajshëm. “Pasi unë pashë në televizor më datë 4 janar 2022, ngjarjen e ndodhur te lokal ‘ Focus’ në rrugën ‘ Don Bosko’, ku ishin qëlluar me armë disa persona, ndër të tjera konstatova nga pamjet filmike se automjeti tip ‘ Mercedes Benz’ që ishte përdorur në krim, ishte i njëjti me atë që Kevin Zeneli ( Suçi), na kishte sjellë fillimisht për të vrarë shtetasin Arben Mërkuri, njohur si ‘ Maneci’. Automjet që më pas Kevini na e kishte marrë pa lajmëruar”, sqaron Indrit Beqiraj.

DËSHMIA E NIPAVE TË HASANBELLI­VE

Dy nipat e vëllezërve Hasanbelli kanë dëshmuar për grupin hetimor ku edhe kanë treguar se Erjoni ka qenë në atë lokal një ditë para masakrës: “Daja im Erjoni ka qenë në Shqipëri në muajin mars ose qershor 2021 dhe është larguar nga këtu disa ditë, pas ngjarjes së ndodhur në ‘ Don Bosko’.

Ndërsa daja tjetër Geron Hasanbelli, gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në Belgjikë. Gjatë fundit të vitit 2021 dhe fillimit të vitit 2022, unë dhe vëllai im Ani Metushi takoheshim pothuajse çdo ditë me dajën tonë Erjonin dhe të tre frekuenton­im rregullish­t lokalin ‘ Focus’, në rrugën ‘ Don Bosko’, Tiranë. “Për shkak të problemeve që dajat kanë, ne mundoheshi­m të ishim sa më të kujdesshëm dhe vigjilent. Ne makinat tona i parkonim te një parking përpara lokalit. Gjatë muajit nëntordhje­tor 2021 ne vumë re që te lokali vinin persona të dyshimtë, të panjohur për ne, që qëndronin vetëm. Dhe po kështu pamë që sapo këta persona futeshin ose dilnim nga lokali, në rrugë lëviznin mjete me xhama të zinj. Çka na krijoi dyshimin se mund të na ndodhte ndonjë gjë e keqe. “Për herë të fundit në lokalin ‘ Focus’ ne ishim më datë 3 Janar 2022, një ditë para ngjarjes. Aty kemi gjetur edhe dajën tonë Erjonin. Më datë 4 Janar, unë dhe vëllai nuk shkuam te lokali në fjalë. Mesa di në këtë datë, nuk ka shkuar as daja jonë Erjoni. Ndërkohë që ditën kur ndodhi ngjarja, të gjitha makinat tona, ishin të parkuara te lokal ‘ Focus’ në ‘ Don Bosko’. Midis tyre edhe një ‘ Citroen C4’ me të cilin lëvizte daja. Që nga ajo ditë, pasi ndodhi krimi, daja im dhe ne bashkë me të, vendosëm të mos lëviznim, pasi kuptuam se ishim objektivi i sulmit”!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania