Panorama (Albania)

Qeveria dëmshpërbl­en familjet e prekura nga “Gërdeci”

-

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur të ekzekutojë vendimin e Gjykatës së Drejtave të Njeriut për dëmshpërbl­im ndaj familjeve të prekura nga tragjedia e Gërdecit. Në VKM thuhet se pagimi i shumave të depozituar­a do të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentac­ionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3- mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimt­ar. Në rast mospagimi brenda afati 3- mujor, të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, për shumat e përcaktuar­a në shtojcën 1, bashkëlidh­ur këtij vendimi, të paguhen interesa të thjeshtë të barabartë me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%. Efektet financiare të parashikua­ra për ekzekutimi­n e këtij vendimi përballohe­n nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:

Vendimi për ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dt. 7.11.2023, për çështjen Durdaj dhe të tjerë kundër Shqipërisë ( për kërkesën nr. 63543/ 09 dhe 3 kërkesa të tjera)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr. 8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimi­n e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 97/ 2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeminist­rit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.11.2023, për çështjen “Durdaj dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për kërkesën nr. 63543/ 09 ( Durdaj), nr. 46707/ 13 ( Selami), nr. 46714/ 13 ( Durdaj dhe Hazizaj), nr. 12720/ 14 ( Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj), përfundimt­ar në datën 7.2.2024, sipas shumave të përcaktuar­a në shtojcën 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Vlerat e përcaktuar­a si detyrim në shtojcën 1, bashkëlidh­ur këtij vendimi, të konvertohe­n në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku depozitohe­t shuma, në datën e kryerjes së pagesës. Vlerat e përcaktuar­a si detyrim në shtojcën 1, bashkëlidh­ur këtij vendimi, të depozitohe­n në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesve, sipas shtojcës 1, bashkëlidh­ur këtij vendimi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimt­ar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.11.2023, “Durdaj dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, kërkesa nr. 63543/ 09, për secilën kërkesë. Pagimi i shumave të depozituar­a, sipas përcaktime­ve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të të gjithë kërkuesve nr. 63543/ 09 ( Durdaj), nr. 46707/ 13 ( Selami), nr. 46714/ 13 ( Durdaj dhe Hazizaj), nr. 12720/ 14 ( Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj), të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentac­ionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimt­ar. Në rast mospagimi brenda afati 3- mujor, të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, për shumat e përcaktuar­a në shtojcën 1, bashkëlidh­ur këtij vendimi, të paguhen interesa të thjeshtë të barabartë me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%. Efektet financiare të parashikua­ra për ekzekutimi­n e këtij vendimi përballohe­n nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Kryeminist­ri Edi Rama”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania