Panorama (Albania)

Tre ekspertë rrethojnë vendngjarj­en: Nga arma e Paplekajt u qëllua 7 herë

Sipas hetimit, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe plagosja e 5 personave të tjerë nuk ka asnjë autor tjetër, përveç Arbër Paplekës

- TIRANË

Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm vendosi pak ditë më parë të pranonte disa kërkesa të Arbër Paplekajt.

Ai kërkoi që të rindërtohe­t skena e masakrës së Elbasanit ndodhur më 21 prill të 2021, vetëm 4 dirë para zgjedhjeve për pushtet qendror. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, të cilët kanë shkuar ditën e djeshme sërish në vendin e vrasjes së ish- zyrtarit lokal, Pjerin Xhuvani, për të hedhur mbi letër gjithë mekanizmin e atij krimi që tronditi vendin. Kështu sipas të dhënave tre ekspertët, dy prej të cilëve të pavarur, kanë shkuar në vendin ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan më 21 prill 2021 dhe kanë rindërtuar skenën e krimit. Sipas ekspertëve, nga arma e ish- efektivit të RENEA- s, i dënuar si autor i vrasjes, është qëlluar 7 herë. Gjithashtu, në vendngjarj­e janë gjetur më shumë gëzhoja. Ekspertët në vendngjarj­e do të përcaktojn­ë drejtimin e qitjes së armëve ditën e krimit, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar kur u vra Pjerin Xhuvanit, 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamenta­re të prillit 2021. Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit, e cila deklaroi se 1 ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur do rindërtoni­n skenën e krimit.

Ata janë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspertë të pavarur. Prokuroria ka vënë 9 prillin si afat përfundimt­ar kur ekspertët do të paraqesin konkluzion­et nga eksperimen­ti hetimor. Eksperimen­ti hetimor vjen pas kërkesave të Arbër Paplekajt, i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij, por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifiku­ar ende pas kësaj ngjarjeje.

Paplekaj është i vetmi person që po përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjen, edhe pse është deklaruar se ka pasur një deformim të ngjarjes dhe përpjekje për të fshehur episode të saj, duke mos kryer një hetim të plotë. Kjo do të jetë hera e dytë që rindërtohe­t ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022, por që duket se ka lënë dyshime mbi konkluzion­et.

DY PERSONAT E PAIDENTIFI­KUAR

Arbër Paplekaj, ish- efektivi i RENEA- s nuk ka pranuar faktin se në atë ngjarje ka qenë personi i vetëm që ka qëlluar me armë. Ai ka kërkuar hetime, pasi në fakt, dy miqtë e tij, që gjendeshin në ‘ skuadrën e ruajtjes së votës’ u plagosen në derën e të njëjtit mjet në të cilin gjendej edhe Paplekaj. Por asnjë person tjetër nuk u arrestuar dhe as u vu nën akuzë për atë plagosje të dyfishtë, ndërkohë që njëri nga personat e shumtë që gjendeshin në vendin e ngjarjes, fillimisht u tha se ishte i shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Klement Xhaferri, i cili u tha se ishte edhe personi që kishte hapur zjarr i pari. Xhaferri, nga informacio­net e pakta që e shoqëruan ngjarjen e rëndë, u tha se ishte plagosur, por ai nuk u arrestua asnjëherë edhe pse Prokuroria e Elbasanit tha se kishte nisur hetim për të. Më vonë, në një operacion të RENEAs në Elbasan, në kërkim të personave të rrezikshëm, u ndalua Xhaferri dhe u shoqërua në komisariat, por Policia lokale bëri me dije se i shoqëruari nuk kishte probleme me drejtësinë. Për vrasjen e Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave, mes tyre edhe të dy miqve të tij, i vetmi që është hetuar dhe gjykuar është konkretish­t Paplekaj, ndërsa prokuroria e Elbasanit ka thënë se ky i fundit ka gjuajtur 7 herë me armën e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania