Panorama (Albania)

Dorëzohet në polici ish- drejtori i Agjencisë së Legalizime­ve në Sarandë

-

Ditën e djeshme, policia e Vlorës bëri me dije se ishte dorëzuar në komisariat­in e Sarandës, ish- drejtori i Agjencisë së Legalizime­ve Mariel Murati, i cili ndërtoi pa leje dhe legalizoi hotelin 7 katesh mbi portin e Sarandës. Mariel Murati u shpall në kërkim për një hotel disa katesh në Sarandë, i cili u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua dhe u hipotekua në shkelje të ligjit. Është pikërisht ky hotel, që çoi pas hekurave zyrtarë dhe ish- zyrtarë të Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizime­ve, Kadastrës. Pas një hetimi disamujor, Prokuroria e Sarandës firmosi më 14 mars 11 urdhër- arreste, ku 8 persona u arrestuan dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim. Mes të kërkuarve ishte edhe Murati, pronar i hotelit e njëkohësis­ht ish- drejtor i Legalizime­ve në Sarandë, aktualisht drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Po kështu, në kërkim janë dy ish- drejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë Kozeta Statha dhe Andri Dhima. Mariel

Murati në vitin 2020 kishte marrë leje për rikonstruk­sionin e një objekti ekzistues, por e kishte rrënuar të gjithin duke ndërtuar pa leje nga fillimi një hotel me 7 kate. Ish- drejtori ka arritur ta legalizojë hotelin dhe e ka vënë në funksion në vitin 2022. Të gjitha këto veprime janë kryer pasi Murati e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI- it Sarandë dhe kishte marrë drejtimin e Fondit të Sigurimit të Shëndetëso­r. Ky hotel ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivi­t, përkatësis­ht në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhur­a.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania