Panorama (Albania)

Rriten investimet e huaja, 325 miliardë euro në prona

Në dekadën e fundit, stoku i investimev­e të huaja në pasuri të paluajtshm­e pothuajse është rritur me më shumë se 20 herë

- TIRANE

Investimet në tregun e pasurive të paluajtshm­e kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të dytin vit radhazi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshm­e në Shqipëri arritën vlerën e 325 milionë eurove, në rritje me 12% më shumë krahasuar me vitin 2022. Pasuritë e paluajtshm­e sollën pothuajse 22% të vlerës totale të Investimev­e të Huaja Direkte për vitin e kaluar. Tremujori i fundit i vitit solli edhe vlerën më të lartë të investimev­e të huaja në këtë sektor, me 71 milionë euro, 8% më shumë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022.

Cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshm­e në Shqipëri në vitet pas pandemisë po mbështetet në masë të konsiderue­shme prej kërkesës që vjen nga investitor­ët e jashtëm. Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, pavarësish­t rritjes së çmimeve, ato ngelen mjaft konkurrues­e krahasuar edhe me vendet e tjera bregdetare të rajonit. Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshm­e edhe një alternativ­ë më tërheqëse dhe ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona për qëllime investimi.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të vitit 2023 stoku i investimev­e të huaja në tregun e pasurive të paluajtshm­e në Shqipëri arriti në 1.56 miliardë euro, në rritje me 40% krahasuar me një vit më parë. Në dekadën e fundit, stoku i investimev­e të huaja në pasuri të paluajtshm­e pothuajse është rritur me më shumë se 20 herë. Bazuar në metodologj­itë e përdorur për matjen e investimev­e të huaja, flukset e tyre vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimev­e nuk ka ardhur vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera. Kjo nënkupton se stoku i investimev­e të huaja rivlerësoh­et në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve. Sektori i dytë për nga pesha specifike kundrejt totalit të Investimev­e të Huaja Direkte vitin e kaluar ishte industria nxjerrëse. Ky sektor solli investime në vlerën e 270 milionë eurove ose 18% të totalit. Investimet në këtë sektor u rritën me më pak se 1% krahasuar me një vit më parë.

Stabilizim­i i çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombët­are e ka frenuar rritjen e investimev­e në nxjerrjen e naftës, pas rritjes së ndjeshme që ato shënuan në vitin 2022. Rritje të lartë vitin e kaluar shënuan investimet në sektorin e shërbimeve financiare, që prekën vlerën e 239 milionë eurove, në rritje me 51% krahasuar me një vit më parë. Investimet në këtë sektor përbënin 16% të fluksit total të investimev­e të huaja direkte për 2023.

Sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderue­shme investimes­h, të mbështetur­a nga fitimet e larta vjetore dhe nga rritja e kërkesave rregullato­re për kapital në vitet e fundit. Investimet në sektorin energjetik për vitin e kaluar pësuan rënie në vlerën e 159 milionë eurove, 9% më pak krahasuare me vitin 2022. Rënia e vitit të kaluar mund të jetë ndikuar nga cikli i projekteve madhore, parku fotovoltai­k i Karavastas­ë, ku vlera më e madhe e investimit u përqendrua në vitin 2022. Megjithatë, energjetik­a dhe në veçanti ajo diellore vazhdon të tërheqë vëmendje të lartë të investitor­ëve të huaj, por edhe atyre vendas. Stoku i investimev­e të huaja në energjetik­ë ka kaluar tashmë vlerën e 3.3 miliardë eurove.

Një tjetër sektor ku vitin e kaluar pati rënie të investimev­e të huaja direkte është industria përpunuese. Investimet e huaja në këtë sektor zbritën në 124 milionë euro, 15% më pak krahasuar me një vit më parë. Investimet e huaja në industrinë përpunuese kanë qenë kryesisht të përqendrua­ra në sektorët e fasonerisë, përfshirë degën e industrisë automotive. Megjithatë, duket se rritja e pagave dhe forcimi i Lekut po e bën më pak tërheqës këtë sektor për investime të reja. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën një shifër rekord prej 1.49 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik. Vlera e investimev­e të huaja u rrit me 9% krahasuar me një vit më parë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania