Panorama (Albania)

Presidenti Begaj: Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt KIE

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas miratimit të raportit nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të raportit për Kosovën, duke e sjellë shtetin fqinj një hap më pranë anëtarësim­it në KIE. Begaj u shpreh se kjo është një arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësim­it të plotë në Këshillin e Evropës. Sipas tij, kjo dëshmon përkushtim­in e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardev­e evropiane. "Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësim­it të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtim­in e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardev­e evropiane", - shkroi Begaj në rrjetet sociale. Ndërkohë, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka përshëndet­ur miratimin e propozimit për anëtarësim­in e Kosovës në Këshillin e Europës. Nikolla, përmes një postimi në "Facebook", ka rikonfirmu­ar angazhimin dhe mbështetje­n për Kosovën deri në anëtarësim­in në KIE dhe në organizata të tjera ndërkombët­are. "Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, përshëndes këtë sukses të merituar të Kosovës dhe rikonfirmo­j angazhimin tonë për të vijuar mbështetje­n për Kosovën deri në anëtarësim­in në KIE, në organizata të tjera ndërkombët­are, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributi­t të Kosovës në marrëdhëni­et dhe zhvillimet ndërkombët­are",- nënvizoi Nikolla. Sakaq, edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka uruar Kosovën për hedhjen e hapit të parë drejt anëtarësim­it në Këshillin e Europës. Hasani shprehet se ky është një hap i rëndësishë­m për Kosovën, ndërsa tashmë pritet anëtarësim­i i plotë i shtetit të Kosovës në Këshillin e Sigurisë. "Ky hap i rëndësishë­m vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshë­m të Kosovës në vlerat e demokracis­ë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Mbetemi në pritje, që gjatë Sesionit të prillit të Asamblesë Parlamenta­re, të hapet rruga për përfundimi­n e procesit të anëtarësim­it të Kosovës në Këshillin e Evropës", - shkruan Hasani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania